Avokatët e Veliajt mohojnë akuzat e SPAK: Proces i montuar, asnjë provë kundër kryebashkiakut të Tiranës

10 Shtator 2025, 19:15Politika TEMA
Avokatët e Veliajt mohojnë akuzat e SPAK: Proces i montuar, asnjë

Pas vendimit të SPAK-ut për të dërguar në gjykim çështjen ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë reaguar avokatët e tij mbrojtës me një deklaratë për shtyp. Ata e cilësojnë procesin si të padrejtë, të ndërtuar mbi shkelje të rënda procedurale dhe të mbështetur, sipas tyre, mbi akuza të pabazuara.

Avokatët theksuan se SPAK po përpiqet të krijojë perceptime publike pa asnjë gjykim real dhe se kjo bie ndesh me parimin e prezumimit të pafajësisë.

Në reagim, mbrojtja shprehet se procesi ka nisur mbi një kallëzim anonim dhe të falsifikuar, është zgjatur për muaj të tërë pa autorizim ligjor, ka përdorur prova të mbledhura në mënyrë të paligjshme dhe ka cenuar të drejtën për mbrojtje. Ata e konsiderojnë masën e sigurisë ndaj Veliajt të jashtëzakonshme dhe disproporcionale, duke theksuar se ai vijon të ushtrojë një mandat kushtetues, të mbështetur nga mbi 160 mijë qytetarë të Tiranës.

Sipas avokatëve, deklarata e SPAK-ut është hartuar për të paragjykuar maksimalisht Veliajn në opinionin publik dhe në gjykatë, ndërsa ata shprehen të vendosur për të rrëzuar çdo akuzë, rresht pas rreshti, gjatë procesit gjyqësor.


Deklaratë për shtyp e avokatëve të z. Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vazhdon t’i mohojë kategorikisht të gjitha akuzat për shkelje, ashtu siç ka bërë që prej fillimit të hetimit, dy vite më parë.

Në asnjë faqe të kërkesës për gjykim nuk provohet:

• asnjë lidhje midis veprimtarisë së tij si Kryetar i Bashkisë dhe ndonjë privilegj të paligjshëm për ndonjë subjekt privat;
• asnjë abuzim me detyrën publike që i është besuar për tre mandate nga qytetarët e Tiranës;
• dhe mbi të gjitha:
Asnjë provë
Asnjë fakt
Asnjë dokument

Përkundër përshtypjeve që synon të krijojë deklarata e SPAK-ut, asnjë gjyqtar paraprak apo gjykatë nuk ka shqyrtuar ende ndonjë nga akuzat apo ndonjë provë në mbështetje të tyre.

Ne jemi të shqetësuar nga shpërfillja e normave bazë që udhëheqin zhvillimin e hetimeve dhe ndjekjeve të ngjashme penale në një sistem drejtësie demokratik. Asnjë hetues apo prokuror i pjekur dhe i përgjegjshëm, që është i ndërgjegjshëm për rolin e tij në procesin e drejtësisë, nuk duhet të bëjë deklarata të kësaj natyre. Kjo nuk është vetëm në kundërshtim të plotë me prezumimin e pafajësisë, por në rastin më të mirë tregon një keqkuptim themelor, ose në rastin më të keq, një shpërfillje totale të parimeve themelore të drejtësisë penale.

Thënë thjesht, nëse një prokuror e ka “provuar” një çështje kundër një të pandehuri sipas standardit të kërkuar, është një çështje që i takon vetëm gjykatës së shqyrtimit. Deklarata publike e SPAK-ut duket se është hartuar për të shkaktuar paragjykimin maksimal ndaj z. Veliaj, si në opinionin publik, ashtu edhe në çdo gjykatë. Kjo sjellje është në përputhje me veprimet e SPAK-ut gjatë gjithë hetimit, ku kanë ndodhur shkelje të përsëritura, sistematike dhe të rënda të procesit të rregullt ligjor.

Ky është një proces që:

• ka nisur mbi një kallëzim anonim dhe të falsifikuar;
• është zhvilluar për një periudhë prej të paktën 7 muaj, pa asnjë autorizim të vlefshëm ligjor;
• është mbështetur në hapje të korespondecave private pa autorizim të gjykatës dhe parashikim të ligjit;
• ka përfshirë deklarime vetëinkriminuese të marra nën presion;
• është drejtuar nga një individ që nuk ka qenë asnjëherë prokuror ligjërisht i Republikës;
• ka shkelur në mënyrë flagrante afatet hetimore të përcaktuara nga ligji;
• ka mohuar brutalisht të drejtën e mbrojtjes dhe kundërshtimeve ndaj hetimit. 

Z. Veliaj i është caktuar një masë sigurimi e jashtëzakonshme dhe krejtësisht disproporcionale, në një kohë kur është në ushtrim të një mandati kushtetues si Kryetar i zgjedhur i Bashkisë Tiranë, me mbështetjen e 160 mijë qytetarëve që i besuan drejtimin e qytetit më të madh shqipfolës.

Ne si përfaqësues ligjorë të z. Veliaj mbetemi të vendosur të çmontojmë, rresht pas rreshti, çdo pretendim të ngritur mbi këtë proces të montuar me shkelje. Jo vetëm për të mbrojtur qytetarin e parë të Tiranës, që ka ushtruar funksionin e tij me përgjegjësi kushtetuese dhe devocion, por për të mbrojtur vetë besimin e qytetarëve te drejtësia dhe rendi kushtetues.

Çdo rresht i asaj kërkese të nisur në gjykatë, do të çmontohet po aty dhe bazuar në ligj.

32 Komente

  1. D
    Dordi

    Po shume mire! E paskan te lehte fare proçesin e mbrojtjes ne gjygj atehere! Ej shyqyr! Ec Bedrone!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vl

      Ne gjyq avukat atje jep provat lere gazetat.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Futja Kot

        Provat ne nje proces gjyqesor i jep prokuroria. Barra e proves nuk qendron mbi avokatin mbrojtes ne asnje vend me sistem drejtesie te qene. Avokati mbrojtes mund te shkoje ne gjyq me duar ne xhepa pa thene asnje fjale, dhe nqs prokuroria nuk arrin te provoje fajesine pertej nje dyshimi te arsyeshem, i pandehuri shpallet i pafajshem. Nuk e them kete per te mbrojtur Veliajn, po per te kuptuar drejtesine ne nje sistem demokratik.

        Përgjigjjuni
      2. P
        Patriot

        Po incerneratori i Tiranës që gllabëroj miliona euro taksapaguesve të Tiranës, nuk është provë, apo lekët e pista të velinës ju bëjnë të bëheni bashkfajtor me të në bangën e drejtësis?

        Përgjigjjuni
        1. E
          E vertet

          Inceneratori i Tiranes nuk eshte prone e bashkise, eshte prone private o zdroms i Saliut.

          Përgjigjjuni
        2. E
          E hongri edhe Trimi.

          SPAK eshte i kapur nuk e ka akuzuar Veliajn per inceneratorin e Tiranes, i cili ka firmosur ne emer te Keshillit Bashkiak pa e mbledhur ate dhe cdo dite ajo grope e zeze ne Sharre perlan 70 mije dollar te taksapaguesve. Kete SPAK nuk e ben se del i perfshire emri i Kryeministrit hajduti dy metrosh Edvin Maduro. Po per betonizimin e Triranes dhe ndertimet shtese mbi shtesa te kullave perse nuk akuzohet ky edepsez, ky zdroms, per 5D qe punimet i bente ndermarja e Bashkise dhe parate shkonin tek Drejtoret e tij?

          Përgjigjjuni
          1. P
            Po

            Ti do jesh nga keta loqet e Belo Ballukut qe rrinte si qen tek dera e bashkise me parate e klaneve te PS. Betonizmin kerkoja Saliut dhe femijve te vet qe kane marre kullen me te larte ne qender te Tiranes dhe kullat tek diga e liqenit.. Kerkoja dhe Edi Rames per lejet qe jep dhe katet shtese.. bashkia nuk jep leje per kulla, i jep KKRT.

            Përgjigjjuni
          2. R
            Ram rrempalla

            O LALI Eri bjeri drejt te doje tirana, futja krye hajdutit. Te kesh lehtesira

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kutuzovi

              Kemi degjuar e cfare nuk kemi degjuar,por te denohet pafaj nuk kemi degjuar. E hoqen nga puna Erion Velin dhe e futen ne burg. Kjo ndodh vetem ne drejtesine shqipetare ndodh me prokuroret e SPAK. Turp.

              Përgjigjjuni
              1. x
                xhepisti gjate

                Komunistave u qifsha kalamajt

                Përgjigjjuni
              2. L
                Lali qe ha fiq

                Akoma ska dal nje avokat te thote se klienti i tij eshte fajtor. E rendesishme eshte qe Lali dhe Ajola ti paguajne avokatet, te tjerat i vendos gjykata.

                Përgjigjjuni
                1. 1
                  1997

                  nderkohe ka dale plot loqe arbanistane qe personave u bejne gjyqin me komente edhe se nuk ja kane aberin nga jursiprudenca!

                  Përgjigjjuni
                2. P
                  Pal Melyshi

                  Lali haduti i botes sa te keshe zotin Ymer Baze avokat me gazeten Tema nuk te gjen gje ty o i ligu i te ligeve . Vetem ti kujdesu per sutjenat ti veshish cdo dite me ngjyrat e Ylberit je pederadt i licensuar nga Aleks Soros.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pal Melyshi

                    Pal Kar Kelyshi me thone mue, jam kar komplet!

                    Përgjigjjuni
                  2. P
                    Pal Melyshi

                    Lali haduti i botes sa te keshe zotin Ymer Baze avokat me gazeten Tema nuk te gjen gje ty o i ligu i te ligeve . Vetem ti kujdesu per sutjenat ti veshish cdo dite me ngjyrat e Ylberit je pederadt i licensuar nga Aleks Soros.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Black Jack

                      Per ato shkatrrime totale qe Saliu I ka bo shqipnis qe nga 1992 e deri tash duhet te denoheje pa gjyq masnej Lal fiku , kishte rradhe kjo pune , te qifsha Spakun e shkerdhyme

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Transparent

                        Ore, nuk e kuptoni ju qe eshte bere marrveshja : saliu nuk do preket ? Eshte vendosur mbrapa perdeve dhe pike. Ndryshe nuk e votonte Babasqapi krijimin e SPAK-ut. Jane ca gjera qe u eshte vene kapak. Hapen here pas here sa per komente dhe konsum popullor, po SPAK-u e ka shkruar qe ne krijimin e tij: Gerdeci dhe 21 Janari nuk do hapen me kurre.

                        Përgjigjjuni
                      2. A
                        Analisti i pa anshem

                        C'fare prisni qe te thone avokatet. Sigurisht do mbrojne klientin e tyre se s'paska prova per bemat qe ka bere Erjoni.Merni keto fakte: 1. Incenatori i Tiranes nuk funksionote, ndersa kryetari vazhdonte ta paguante ate deri diten qe u fut ne burg. 2. Shqyrtoni lejet e ndertimit do konstatoni qe ato i mernin vetem disa firma te privelegjuara ku deri edhe projetet duhet te beheshin nga studiot qe orientonte ky. 3. Mereni problemin e perdorimit te fondeve te ndertimit, ku prishi nje lagje te tere ne Rr. 5 maji,prishi pallate qe nuk duhet te ishin prishur se i duheshe trualli dhe nuk prishi pallate te demtuar rende ku i ktheu per rikonstruksion. 4.Analizoni sa peme te reja ka raportuar qe ka mbjellur. Me siguri do dale Tirana qyteti me i gjelberuar ne bote.5.Analizoni prishjen e shkollave te Tiranes, duhet te prisheshin? dhe me c'fare kosto i ka ndertuar. Te thuash qe Erjoni na qenka qelibar do te thote se fyen qytetaret e Tiranes. Per ne si qytetar me e rendesishme se burgu eshte qe popullit te kthehen parate.

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Votusi

                          Po ca rendesie ka per prova? Kjo gje esht vulosur qe kur Erjoni hapi gojen per kullen e Shkelzenit me firmen e Rames. Eshte lufte brenda PS. Se shpejti zevendesohet edhe si kryetar bashkie. Mbaroni pune shpejt dhe si te gjithe te tjeret do marre pafajsi ne gjykaten Evropiane. Nuk kam degjuar ne jeten time qe te filloj nje hetim mbi bazen e nje deshmie te rreme dhe anonime.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Slavic

                            Rashë viktimë e hajdutëve që paraqiteshin si ndikues dhe tregtarë kriptovalutash, të cilët vodhën miliona USDT nga kompania ime. Pavarësisht se iu luta atyre dhe përfshiva autoritetet, nuk munda t'i rikuperoja fondet. Pastaj iu drejtova "specialistëve të rikuperimit të aseteve", por ata kërkuan vetëm tarifa të pafundme pa rezultate. Përfundimisht, hasa në diskutime rreth Trustwavehackerstech (TWHT) në një forum ku njerëz nga vende të ndryshme ndanin se si i kishin rikuperuar paratë e tyre të vjedhura. Edhe pse në fillim hezitova, i kontaktova nëpërmjet Trustwavehackerstech2 @ gmail com. Pas shumë sigurish dhe provash, pranova kushtet e tyre. Për lehtësimin tim, TWHT rikuperoi me sukses çdo qindarkë që humba. Ata ishin profesionistë, të besueshëm dhe efikasë në kohë. Po e shkruaj këtë vlerësim për të ndihmuar të tjerët të shmangin mashtrimet dhe të dinë se ka ndihmë të vërtetë atje. Ndarja e kësaj mund të shpëtojë dikë tjetër nga rrënimi financiar.

                            Përgjigjjuni
                            1. J
                              Jimi

                              SPAK ! Sa shpejt e realizuat arrestimin dhe hetimin dhe me se fundi cuarjen per gjykim te Erion Veliajt, ndersa hetimi i Saliut dhe Mediut vazhdon me vite, por gjykim nuk do te kete, per shkak te "mosparaqitjes se avokateve" !? Ja kjo eshte drejtesi pa dy standarte ! Bravo SPAK !

                              Përgjigjjuni
                              1. n
                                naqiu

                                Shkruajne disa komentus dhijar e zemer mut sikur ekane gjetur fajtorin mbi grate apo motrat etyre.Po prisni mor majmune se nuk ashtu si thoni ju dhe historia e inceneratoreve.

                                Përgjigjjuni
                                1. .
                                  .

                                  Ajola te qihet forte me shoferin/at se si dihet sa vite ha, se si rruhet kari njeriu se ka kelysh. Sa per Lali thebereqin 25 i ka te sigurta.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. U
                                    U

                                    Spaku Olsi Dadove do japi drejtesi,apo ajo e Erion Sali Bani?!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. O
                                      O

                                      Dumani dhe Olsi Dado jan dy prokuroret e e mender Spakut qe vet e bene dhe vet e firmosen letren e Nesti Angonit.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. p
                                        paco

                                        Po ku I merr leket qe poguan 20 avokate ………

                                        Përgjigjjuni
                                        1. R
                                          Romeo juristi i njohur

                                          Rrobt ku ti keni ju bqira që mbroni hajdutet dhe vrasesit. Po per Ardit Gjoklaj nuk duhet të paguaje ky Lal bytheqiri që e mbylli procesin me Prokurorin më të madh kryehajdut Petrit Fusha! Pse nuk flisni ju legena, merreni me llafe. Zdromsi i Tirones duhet të paguaje per gjakun e Ardit Gjoklaj, inceneratorin e Tirones, pallatet që prishi per tua dhëne hajduteve të tij per ndertim etj. Duke shitur fiq, dhe rrogen e mamit duke pastruar halete e grekeve nuk behen dy dasma nga 700 mije Euro. Edhe prostitute te punonte mami gjithe jeten bashke me Kastro Zison, nuk i bente aq leka. Hat tullum.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            M

                                            Kane te drejte. Gjer sa s'akuzohet per 5D dhe inceneratorin. Rama i ka bere favor. SPAK prej kartoni.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. V
                                              VLONJATI

                                              Kemi gjykate pro maloke .SALI berisha 2 miliard te vjedhura ne 1997 ,zeni 1miliard te shitura nga armet nuk ka gjyq .Nuk ma merr mendja se veliaj dhe ajola kane vjedhur 3 miliard$.Te vrare saliu te panumurt ,zeni 26ne gerdec ,Nuk ma merr mendja se erioni dhe ajola kane vrare ,Cfare doni more malokes qe u griu edi , edi dhe vlora ,vlora jo ashtu dhe jo keshtu.Nen komanden e jugut do rrini se ju jeni vetem tradhetare ,ZOGU E SHITI SHQIPERINE,RAMIZI SPIUN , NEXHMIJA FASHISTE ,SALIU SPIUN I SERBIT

                                              Përgjigjjuni
                                              1. V
                                                Vl

                                                ORE FUTJA KOT kush ti ka mesuar keto ligje ty? Pse ça prêt ti gjyqin te gjej prova qe Veliaj ska ber gje apo tja sjell avukati. Gjyqi zotri shikon provat e prokurorit nga 1 ane dhe avukatit nga ana tjeter dhe pastaj vendos.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. E
                                                  Ermal Pici

                                                  Gjyqi i Veliajt eshte gjyq politik i drejtuar nga segmente te erreta te opozites duke menduar qe denimi i tij do te ndikonte ne zgjedhjet e Majit te shkuar .Per kete prekurore te partise u vune ne levizje dhe sot ai do denohet jo per akuzat po per te justifikuar shkeljet proçeduriale te nje shteti kurrsesi demokratik por te nje shteti demografik,ku i bardhi u gedhi i zi dhe i ziu i bardhe.Ndaj mos pretendoni qe Erion Veliaj te dale i pafajshem sepse kjo do te binte ndesh me shtetin e gangestereve ,vrastareve dhe hajduteve te ketij vendi ku sundon ligji i xhungles,nese vertet je hajdut mbrohesh nga çdrejtesia ne te kundert e peson si Erion Veliaj.Me siguri qe gjygjin do ta kryesoje po i perzgjedhuri Engert Pellumbi i perzgjedhur per gjyqe politike.Ndaj mos te pretendojme per demokraci por per shkerdhatokraci ne nje vend si ky i yni ku kenbet jane bere koke e anasjelltas.Kjo ndodh vetem ne vendet me popull te pavetedijeshem,turme bagetije qe u mjafton bari i perditeshem nen rritmin "O sa mëjrr me ken Shqiptar,o hej o hej o hej"te dhjere por krenar.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. ?
                                                    ????

                                                    ...me cpo degjoj...eshte i pafajshem...bastardet komuniste te quajtur demokrate te saleserbit i bejne keto

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje