VIDEO/ Mbledhja e kryesisë së PD-së – Asgjë e re nga retorika e vjetër e Berishës

10 Shtator 2025, 17:13Politika TEMA
VIDEO/ Mbledhja e kryesisë së PD-së – Asgjë e re nga

Sali Berisha thirri sot mbledhjen e parë të kryesisë së Partisë Demokratike pas zgjedhjeve të 11 majit. Takimi pritej të sillte një analizë mbi rezultatin zgjedhor dhe të hidhte dritë mbi rrugën e ardhshme të opozitës, por, në vend të kësaj, pamë një përsëritje të lodhshme të të njëjtave teza që Berisha artikulon çdo ditë në konferencat për shtyp.

Partia Demokratike sot është më e përçarë se kurrë. Pas fasadës së buzëqeshjeve të anëtarëve të kryesisë, që pozonin për kamera sikur të kishin për njëri-tjetrin ndonjë dashuri të madhe, fshihet një realitet tjetër, ku gara e brendshme për poste dhe pushtet është e vetmja “betejë” që do të konsumojë PD-ja në të ardhmen.

Në fjalën e tij, Berisha foli për një regjim që kontrollon mediat, por nuk dha përgjigje pse këto media, sipas tij të kapura, e transmetojnë 24 orë në ditë. Denoncoi një farsë zgjedhore, por nuk shpjegoi pse në videot që vetë publikoi, komisionerët e tij ishin të pranishëm kudo. Foli për drogë që cakton ministra dhe drejtorë policie, por nuk solli asnjë provë konkrete.
Më e rënda ishte akuza ndaj faktorit ndërkombëtar, të cilin e akuzoi për intimidim nga pushteti në hartimin e raportit pozitiiv për zgjedhjet e 11 Majit. Përveçse absurde, kjo është edhe fyese për ndërkombëtarët. Për të mos folur pastaj për komisionin hetimor për rastin McGonigal dhe kur i jep instruksione FBI-së se si duhet ta hetojë një çështje që në SHBA jo vetëm është hetuar, por edhe gjykuar dhe mbyllur.

Pavarësisht sa më sipër, e paqartë nga kjo mbledhje kryesie, ngeli edhe qëndrimi i PD-së në raport me Parlamentin, në një kohë që thonë që nuk i njohim zgjedhjet e 11 Majit. Nëse nuk i njeh zgjedhjet dhe thua që do futesh në Parlament, atëherë nuk je serioz, sepse në të vërtetë i ke legjitimuar ato zgjedhje.

Mbledhja e sotme e kryesisë së PD-së, në fakt, ishte një film i parë disa herë. Berisha mbledh kryesinë për t’i recituar të njëjtin monolog që thotë çdo ditë në konferencat televizive. Opozita, që pritet të frymëzojë shpresë dhe të artikulojë alternativa, duket e ngecur në një rreth vicioz ligjërimi të konsumuar dhe të vjetëruar. Në këtë vakuum që vetë ka krijuar, PD jo vetëm që nuk mund të ngrihet, por po e thellon edhe më shumë hendekun mes saj dhe qytetarëve që presin ndryshim./nl/TemA

14 Komente

  1. L
    Loni

    Rraqe e vjeter, kerme.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      I korruptuari non grata universal,mbledh ca degjenerata të neveritshëm.

      Përgjigjjuni
    2. e
      emigranti

      nuk paska bere thirrje per protesta

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vicidoli

        Jo ai ashte shahir sic thone kukesianet me fale ( ne mut diaer)qe qelbe dhe ata qe e rrethojne jane miza qe nuk ngopen duke shijuar kete qelbesire

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cubel Breca

          Edhe un e bera mbledhjen time !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! ZGJEDHJET u vodhen,na i vodhi Cubi i gjat. Po cfar mund ti bejm ketij ne xhanem. Ky ka bler edhe nderkombetaret. Do protestojm shum,por ku ti gjejm protestuesit?????????? S'na vjen njeri pas vetem muli me cunin e faros kan ngel,po harrova eshte edhe paloqa me deputetin me patllake.

          Përgjigjjuni
          1. r
            robi

            Sot ne Tirane nen drejtimin e sekretarit te I re te Komitetit Qendror te Partise komuniste te Vicidolit, Vampirit 81 vjecar me 27 akuza u mbajt plenumi i 11 i KQ i cili mori vendimet si me poshte: 1- Deri per vitin e Ri 2026 Vampiri 81 vjecar do jete ne krye te Partise , 2 - u kooptuan si antare te byrose politike : Kol Bushkola si organizator i pordhestave rrugore dhe djeg'jes se deres se kryeministrise dhe bashkise. Ton Dauti si organizator i sulmit fashist mbi Shqupin me matrapik ne dore Adriana nockederrja si shpifarakja me e madhe e planetit dhe shpifesja qe per 5 vite nxjerr nga goja cdo dite mut, shurre, flake, helm, shpifje, tritol, molotov dhe gjithe llumin e wc ve te Tiranes.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Patriot

              Fjalët pa protesta mbeten demagogji që vërteton bashkfajsi. Opozita shqiptare duhet të reagoj fuqishëm dhe shporri një her e mirë jashtqitjen shqiptare prej politikave të ditë. Koha s’punon më për ta

              Përgjigjjuni
              1. C
                Che noia ,che barba

                Sa seriozisht i merni keto mbledhje.Saliu tall trapin me ata dhe ata bejne sikur nuk kuptojne. thjesht per te mare ndonje post.

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Irma

                  Adi Krasta, ky artilull qe ke shkruar eshte I papjekur, I paperpunuar, irrationality dhe paradoksal. Ajo qe ti, me nje doze perversireti e quan mazohizem, eshte lidhje, mpirje, e vetmja rruge per t'iu shmangur zhgenjimit prej te berit turme mbrojtese e ju predikuesve te cdo lloj pushteti qe prej kesaj lepirje keni krenarine te shkoni jashte e te porosisni plackat e viles, e te mos jetoni mes plehrash, sic ofendon8 nje komb te tere. I denoni pse nuk ju bejne me tifo ju, turmes se brockullisteve e llafazaneve megalomane qe e quality veten superior, vetem se shkoni nga ju fryn era. Ti mendon se llafazaneria eshte superioritet, ndersa une me bindje te them qe populli nuk sheh vetem telenovela, mbase jot shoqe, por I shmanget demagogues se turpshme dhe bythlepirjes qe ju beni cdo fitness te radhes. Ata ju psikologjisin dhe ju kane fshire nga agenda. Add Krasta, pevec llafollogjise boshe, nuk ke as shtylle kurrizore, as vlee, as pamje mashkulli.

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Ha , te hame Muco Gellava ...!

                    " Skopjimi " pas 22 Marsit te vitit te larget 1992 , shpertheu te gjitha pusetat e subkoshiences , sepse Ai , shteti , ligjit , gardiani , qeveria , kryeministri dhe vete hiresia e tij presidenti Sali Ram Berisha , qelluan te ishin NJ nga keto pusetat . Ja , pse Shqiperia eshte kthyer ne nje grope septike qe Po kuterbon Dynjane . Dhe a e dini kush qelloi tilla e pare e kesaj ngrehine makabre ( ose puseta e pare , jeni te lire te zgjidhni ) ? Vete Sali Ram Berisha . Dhe me tej , se koha pjelle edhe risi , KY model ( tulla ose pusetat ) u latuan dhe u estetizuan per ta ngritur ne nivele te larta kuterbimin e gropes septike . Prandaj mos u cudisni I shikoni zagaret e Berishes te lumtur e ne pritje te kendelljes prej dhuratave nga pushteti I perbashket I trekendeshit te Bermudes . E di qe kjo fjala e fundit do te pickoje zonjen censure , Po c't'i bejme , sepse paska dhe shqiptare qe nuk e durojne dot kete kuterbim .

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Drejtesi per te gjithe

                      Lere mer telefonaten. Ti shif ate symbolic hitlerian te ndaluar me ligj qe demostrove dhe aresyetove. Ty ka te drejte te te gjykoj edhe Izraili! Gje pa vlere. Keshtu eshte me te gjithe ju te Plepave.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Darius

                        Rashë viktimë e hajdutëve që paraqiteshin si ndikues dhe tregtarë kriptovalutash, të cilët vodhën miliona USDT nga kompania ime. Pavarësisht se iu luta atyre dhe përfshiva autoritetet, nuk munda t'i rikuperoja fondet. Pastaj iu drejtova "specialistëve të rikuperimit të aseteve", por ata kërkuan vetëm tarifa të pafundme pa rezultate. Përfundimisht, hasa në diskutime rreth Trustwavehackerstech (TWHT) në një forum ku njerëz nga vende të ndryshme ndanin se si i kishin rikuperuar paratë e tyre të vjedhura. Edhe pse në fillim hezitova, i kontaktova nëpërmjet Trustwavehackerstech2 @ gmail com. Pas shumë sigurish dhe provash, pranova kushtet e tyre. Për lehtësimin tim, TWHT rikuperoi me sukses çdo qindarkë që humba. Ata ishin profesionistë, të besueshëm dhe efikasë në kohë. Po e shkruaj këtë vlerësim për të ndihmuar të tjerët të shmangin mashtrimet dhe të dinë se ka ndihmë të vërtetë atje. Ndarja e kësaj mund të shpëtojë dikë tjetër nga rrënimi financiar.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Luli

                          nje bravo per komentuesit pro qeverise te ju rroje udheheqesi e femijet tuaj ne varferi e emigra jon bravo

                          Përgjigjjuni
                          1. k
                            koalsa

                            partia e kemave dhe kryeagjenti i shtrydhur.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje