“Perëndimi është bërë i mërzitshëm, vetëm japin leksione”, Rama: Eksportimi i demokracisë s’është ide e mirë, janë bërë gabime të çmendura

10 Shtator 2025, 14:55Politika TEMA
“Perëndimi është bërë i mërzitshëm,

Kryeministri Edi Rama, në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje të zhilluar në Tiranë, u shpreh se eksportimi i demokracisë nuk është një ide e mirë.

Kreu i qeverisë u shpreh se duhet krijuar një model i mirë për shoqërinë bazuar tek ajo që është zgjedhur lirisht.

Rama shtoi se “në Perëndim është bërë një lloj gjëje e mërzitshme ku të tjerët vetëm japin leksione, flasin për demokraci, përkundrejt autokracisë. Kush jemi ne që të vendosim se si duhet të funksionojë bota”.

"Eksportimi i demokracisë nuk është një ide e mirë, kjo është ajo që mund të them nga këndvështrimi im. Kushdo që mendon se kjo është të shkosh shumë larg, kështu mendoj, ideja e eksportimit të demokracisë, ata që kanë patur këtë ide kanë bërë gabime të çmendura.

Eksportimi i modelit tuaj sjell dëm për vetë veten, në rastin tonë ne nuk jemi në gjendje të eksportojnë modelin dhe ta adaptojnë, vendet e mëdha e kanë bërë këtë gjë.

Por ne edhe nëse mendojnë ta bëjmë dëmtojmë veten, sepse përballemi me gjëra të mira.

Duhet të krijojmë një model të mirë për shoqërinë tonë bazuar tek ajo që kemi zgjedhur lirisht.

Kjo nuk mund të na bëjë neve të paragjykojmë vendet e tjera, shikoni vendet e Lindjes së Mesme, si mund të paragjykojmë ata pse nuk kanë të njëjtin sistem, nuk duhet ta bëjmë, por duhet ti respektojmë dhe të mësojmë prej tyre, edhe ata duhet të mësojmë prej nesh.

Por, jo ti bazojmë marrëdhëniet tonë në faktin se sa të tjerët na pëlqejnë ne.

Besoj se në Perëndim është bërë një lloj gjëje e mërzitshme ku të tjerët vetëm japin leksione, flasin për demokraci, përkundrejt autokracisë. Kush jemi ne që të vendosim se si duhet të funksionojë bota.

Ne duhet të punojmë së bashku, të bashkëpunojmë dhe të ndërtojmë atë që duam. Shqipëria s’ka pasur mundësinë të zgjedhë lirisht me kë të jetojë, kemi qenë viktima të zgjedhjeve të të tjerëve. Për herë të parë kemi zgjedhur që duam të jemi pjesë e BE, është zgjedhje që e ka bërë kombi, por nuk mund ti japim leksion të tjerëve se pse nuk doni të jeni si ne", tha Rama. 

6 Komente

  1. s
    sillua

    he po kjo pune ! Tipike alla shqiptarce, bytha ne diell e hunda ne qiell

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lymi

      ky na flet per monotonine e Europes? Imagjinoni se cfare monotonie eshte kur nje vend, pas diktatures, qeveriset per me shume se 30 vjet nga pinjollet e ish dikatures, Nano, Berisha, Rama ... per 35 vjet, dhe akoma nuk ka mbaruar!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sass

        Kujdes se nuk po flas une per kete gje z kryeminister, dikush po te degjon dhe regjistron, pushteti nuk duhet te bej shume trim me nderkombetaret se prevoja ne bote ka trguar se dikush ka thyer dhembet, nuk jemi ne ate nivel qe te japim lekeione per demokraci,shiko gjerat perrreth vendit tend, bej permirsime se ka vend me pa tjeter dhe mos kujto se gjatesia te favorizon qe ta zgjatesh dhe gjuhen. Hajde shpresoj se nuk te eshte regjistruar, keshtu filloi dhe non grata po shiko cfare i bene.

        Përgjigjjuni
        1. 1
          1997

          ky e ka kuptuar qe vetem me lobby-n ebraik nuk mund ta beje trimin, perballe tyre rri si mut!

          Përgjigjjuni
        2. I
          Islamo-marksizmi

          Keshtu konsiderohet vija politike e kesaj neodiktature islamo-marksizem

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qorrsokaku qe sa vjen dhe nxin

            Kete dordolece, te shemtuar qe e kemi dhurate, nga ish blloku dhe nga mentalititeti i erret osman, qe duke u munduar te fshehe erresiren e trurit te tij mbas batutave bajate dhe ca fishekzjareve qe leshon me shpenzime te medha,mbas te cilave erresira behet dhe me e thwelle, ne kete vend , i mban iso politikanet e europes, per gjeopolitiken ne ballkan. Dhe vazhdon ta pesoje ky vend i ngrate, ku behet sehir, se si mbi keto 30 vjet sali dhe ramiu, e ka mbrehur ate duke marre revanin mbrapesht, nga shkretetirat islamike aziatike dhe blloku i kolekes, qe tani e ka rezidencen ne surrel.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje