Berisha: Forca korruptive e drogës, e tmerrshme. Emëron ministra dhe drejtor policie

10 Shtator 2025, 13:41Politika TEMA
Berisha: Forca korruptive e drogës, e tmerrshme. Emëron ministra dhe

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen Kryesisë ka deklaruar se është droga ajo që emëron ministrat, drejtorët e policisë dhe deputetët.

 “Është droga ajo që emëron ministrat, ajo që emëron drejtorët e policisë, prokurorin, deputetët, ajo që vendos në të gjithë nivelet”, tha Berisha, ndërsa theksoi se forca korruptive e saj është e tmerrshme.

Berisha u shpreh se PD ia doli të paraqes te ndërkombëtarët situatën e korrupsionit në vend me anë të rezolutave.

“U angazhuam me të gjithë potencialin tonë në luftën me një regjim që nuk pranon kurrë votën e lirë“, tha ai.

Kryedemokrati theksoi se vëzhguesit ndërkombëtarë në raportin paraprak për zgjedhjet u thanë shqiptarëve dhe botës se zgjedhjet nuk ishin të drejta, që u zhvilluan në kushte të pabarabarta dhe rreshtuan problematikat madhore.

“Rreshtuan përdorimin e të gjitha potencialeve njerëzore, financiar, logjistike të shtetit për të marrë votën. Rreshtuan angazhimin e grupeve kriminale për të kontrolluar votën”, deklaroi Berisha.

 

2 Komente

  1. V
    Vrenozi jam

    Budalla , je non grata ...... Ke qene sekretar i PPSH dhe mik i familjes se diktatorit Hoxha, ku ke moral ti te na japesh lexione per demokraci..........

    Përgjigjjuni
    1. E
      Edhe po te kesh te drejte Vampir

      nuk te beson kush. Je bere Gore.llapaqen

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje