Ambasadorët në Tiranë takojnë krerët e drejtësisë; pjesë e tryezës edhe Van Horn dhe Gonzato

10 Shtator 2025, 08:38Politika TEMA
Ambasadorët në Tiranë takojnë krerët e

Në prag të nisjes së sezonit të ri politik, të legjislaturës së re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, e mandatit të katërt të kryeministrit Edi Rama, disa ambasadorë në Tiranë kanë zhvilluar një takim pune me krerët e institucioneve të drejtësisë.

Ka qenë ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri, Reinout VOS, ai që ka mbledhur në një mëngjes krerët e institucioneve të drejtësisë, konkretisht, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani, kreun e Këshillit të Lartë Gjyqësor Ilir Rusi dhe kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Mirela Bogdani, e bashkë me ta edhe ambasadorin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-ve Nancy VanHorn, ambasadorin e Italisë Marco Alberti, ambasadoren e Austrisë Monika Zach, diplomatë të ambasadës së Francës dhe të Gjermanisë në Shqipëri.

Ambasadori holandez Vos ka postuar një foto nga takimi në rrjetin X, duke zbuluar edhe përmbajtjen e diskutimeve mes krerëve të drejtësisë dhe diplomatëve të pranishëm.

“Ne organizuam një mëngjes pune me institucionet e drejtësisë në Shqipëri (ILD, KLP KLGj) dhe partnerët diplomatikë. Roli i institucioneve të pavarura është thelbësor për avancimin e integrimit në BE, përmes zbatimit të reformave, garantimit të pavarësisë dhe forcimit të llogaridhënies.”, shkruan ambasadori Vos.

 

3 Komente

  1. M
    Munika

    Shqip e me ze te larte: arrestoni kermen kriminale non Grata qe te shpetoje Shqiperia.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Keta Jane qelbesirat

      Kush e paguan Tavolinen..???? Keta Jane kokat e korrupsionit pa dallim… shikoni ku jetojne, ku ju studiojne femijet. Cfare makinash nisin. Hetim pasurise ne perpjestim me rrogat.. Po shteti nuk do se eshte me hajdut se keta.. kush I pjerdh ambassadors.. ata Nuk Kane asnje efekt ne jeten e shqiptareve thjesht pijne gjakun e shqiptareve dhe mbushin xhepat ka 35 vite kjo histori ….

      Përgjigjjuni
      1. T
        Te fala Lindes gruas se halldupit.

        Shikoni sallen dhe flisni per seriozitetin e takimit, nje krridor i kane vene nje tavololine dhe rrahin uje ne hava. Takoni halldupin hajdutin dy metrosh nipin e kriminelit Spiri Koleka, Edin me syzet e Zahos shtrengajoni rondelen nga pas dhe cdo gje do te shkoj vaj.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje