Që nga dita kur Bajram Begaj u zgjodh President, PD gjen kohë herë pas here për ta sulmuar. E nisi Berisha duke e shpallur kandidaturën e tij si “shkelje flagrante të Kushtetutës” vetëm sepse vinte nga Forcat e Armatosura dhe e vijojnë të tjerët sipas variantit të shpalljes ‘armik’ nga kryetari i partisë.
I fundit që e sulmoi është kanidati për kryetar grupi i PD-së, Gazment Bardhi, i cili, duke qenë në krizë përfaqësimi deri në sqarimin e pozitave të tij brenda partisë, u kujtua t’i kërkonte llogari se pse dekretoi datën 12 shtator për thirrjen e Parlamentit, pikërisht një ditë pas mbajtjes së Asamblesë së PS-së.
Në fakt, me këtë logjikë që përdor opozita dhe PD-ja, në çdo datë ta thirrte konstituimin e Kuvendit, prapë ‘problem’ do ishte për ata.
Pra, Presidenti sulmohet jo për atë që bën, por për faktin që është shpallur armik dhe duhet trajtuar si i tillë.
Pavarësisht kësaj, çdo parti në çdo aksion që ndërmerr në fund të ditës duhet të pyesë: çfarë përfiton politikisht dhe në elektorat?
Sepse, në thelb, Presidenti i Republikës së Shqipërisë më së shumti është një figurë ceremoniale dhe të sulmuarit të tij jo vetëm që nuk ngre peshë në kapitalin politik të opozitës, por, përkundrazi, tregon se kemi të bëjmë me një parti që agresionin politik ndaj atyre që projekton si armik e ka pjesë të identitetit të saj gjenetik.
Nga sulmet ndaj Presidentit PD nuk përfiton asnjë votë më shumë, asnjë besim më tepër, sepse dekretimi i datës 11 apo 12, në thelb, nuk ndryshon asgjë për jetën e njerëzve.
Në vend të një agjende konkrete me objektiv interesin e publikut, PD ka zgjedhur sherrnajën e përhershme si e vetmja mënyrë për ta mbajtur të polarizuar ligjërimin politik në vend.
Rezultati i gjithë kësaj është një parti e vetizoluar nga pjesa tjetër e njerëzve, një parti me humbje të thellë besueshmërie dhe një opozitë që krijon vetëm sherrnajë dhe rrëmujë edhe kur nuk duhet./nl/TemA
Varu hebet se jane bere te padurueshem.
Parti budallenjsh! O zot cfare te kemi bere, qe na le pa opozite?
PD është mësuar me president plera si Sali non grata dhe Like FLORIRI.
Vrenozet jetojne me idene e armiqeve te klases.Po nuk bere cfare thone ata je armik
Cfar fiton? Fiton urejtjen popullore.Pak te duket kjo? Eshte bere parti qensh se vetem qente bejne keshtu.Lehin pa shkak gjith diten
P D parti terroriste dhe c'do kush tjeter i duket se lufton kunder bandes terrorite . Ata te gjithe kane vetem nje yll polar Sali qen Bishe e jane gate te sakrifikohen te gjithe per hater te terroristit Sali haleja . I vetmi Bardha qe e sulmon se e donte pak qefli pas bythes ves qe presidenti Begaj nuk e ka .
Sali-Veremi, Gardh-Bazi dhe të gjithë ata, që quhen "opozitë" e politikës shqiptare, përfaqësojnë "zonjë shtëpie" një lavire, që nuk është e aftë të bëjë asnjë punë shtëpie, por vetëm shan, mallkon shpif dhe urren këdo, në shtëpi dhe jashtë shtëpisë... Çfarë pret nga kjo racë e degjeneruar? Asgjë pozitive, veç rutinës së përditëshme të lavires dhe firimin çdo ditë të rrethit të saj...