Konferenca e Ambasadorëve “Diplo 2025”, Balluku: Shqipëria portë hyrëse në BE

9 Shtator 2025, 14:04Politika TEMA
Konferenca e Ambasadorëve “Diplo 2025”, Balluku: Shqipëria

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Energjisë dhe e Infrastrukturës, Belinda Balluku, deklaroi se në vendin tonë janë ndërtuar mbi 1 mijë kilometra rrugë.

Gjatë Konferencës së Ambasadorëve “Diplo 2025″, ajo u shpreh gjithashtu janë ndërtuar edhe 30 kilometra tunele e më shumë se 20 mijë metra ura.

“Janë projekte rajonale të rëndësishme që kontribuojnë në ndërlidhjen e Ballkanit Perëndimor dhe, nga ana tjetër, duke pasur parasysh pozicionin gjeografik të jashtëzakonshëm të vendit tonë, e bëjnë Shqipërinë një portë hyrëse përmes Italisë dhe Greqisë në BE.

Kemi investuar shumë në vitet e fundit në infrastrukturën rrugore, si një nga infastrukturat parësore. Kemi ndërtuar mbi 1 mijë kilometra rrugë, mbi 30 kilometra tunele e më shumë se 20 mijë metra ura, për të lidhur veriun me jugun, lindjen dhe perëndimin, për të ndërlidhur Shqipërinë me të gjitha vendet fqinje, duke shkurtuar kohët e udhëtimit në maksimum”, tha Balluku.

Sot është dita e dytë e Konferencës së Ambasadorëve “Diplo 2025“, me temë “Shqipëria 2030, e ndërlidhur me botën”.

 

2 Komente

  1. L
    Lani

    Karin ne bythe

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Keni bere shumë rrugë,por keni mbetur po ai shtet i korruptuar në çdo qelizë të shoqërisë. Me banka të pasura nga paratë e përgjakura të drogës ,por me një popull të varfër. Gjykata të korruptuara.Zyra shteti për giotinë,Kadastra për varje në mes të sheshit. Polici bashkëpuntore të krimit,etj,etj.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje