Arlind Qori: Përse SPAK-u nuk e heton aferën Bankers?

9 Shtator 2025, 09:49Politika TEMA
Arlind Qori: Përse SPAK-u nuk e heton aferën Bankers?

Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për aferën e kompanisë Bankers me naftën e Patos Marinzës, të cilën e ka quajtur "vjedhjen më të madhe dhe më të gjatë në kohë" për të cilën nuk kanë folur as mediat, për shkak se janë paguar nëpërmjet reklamave. 

Qori ngriti pikëpyetje se përse kjo aferë 21 vjeçare, ku janë përfshirë zyrtarë publikë, nuk hetohet nga SPAK.

"Nuk besoj se ka vjedhje më të gjatë në kohë, më të madhe në masë dhe më pak të diskutuar sa Bankers. Është një çështje që përfshin tre qeveri, Nano, Berisha, Rama. Është një problem i gjerë dhe i thellë.

Përtej momentit të mos pagimit të taksave, që është skandaloze dhe revoltuese, duke fryrë faturat përmes firmave që drejtohen nga ish deputetë, ish drejtorë, që fryjnë fatura, për të fshehur fitimet e vërteta. Te fakti që ne kemi patur një rafineri në Ballsh dhe naftëtarët kanë luftuar me vite të tëra për rrogat dhe të ardhmet e tyre, që ai qytet të vijonte ta përpunonte naftën.

Kemi mediat, se si televizione të rëndësishme kanë shitur heshtjen, kanë bërë reklamë të pandershme që vëmendja e opinionit të mos qëndrojë te kjo çështje. Ne jemi vend naftë-mbajtës dhe kemi sasi të konsiderueshme, nuk përfiton as konsumatori, as ekonomia, as e përpunojmë vetë.

Kjo ka pasuruar në mënyrë të parrëfyeshme importuesit e mëdhenj. E keni vënë re se sa luksoze janë pikat e karburantit, investojnë luks të shfrenuar. Importues të tillë, për shkak të kësaj afere, kanë fitime të mëdha dhe të sigurta, në kurriz të konsumatorit.

Afera më e madhe në vjedhje, më e zgjatur në kohë dhe më pak e hetuar apo diskutuar. Duhet të prisnim vitin 2025, që ne të kemi minimumin e informacionit zyrtar se çfarë po ndodh. 

Qëndrojnë pastaj këto, pse nuk heton SPAK? Që nga ish kryeministrat, kryeministri, ish ministrat e me rradhë. Atë që nuhasim, që vidhet shumë, duhet ta kuptojmë në mënyrë të dokumentuar, të vihen para përgjegjësisë ligjore ata që kanë shpërdoruar", deklaroi Qori. 

12 Komente

  1. P
    Populli

    Prandaj e fitojne per vizita qe te mos hetoje

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Po mor qorri po te gjithe me radhe edhe ty sepse edhe ti ke qene ne pd .Ju doni qe nga bari i thate i pd-se te digjni edhe te njomin se ndoshta hapet vend qe ju te beheni udheheqs i shtetit .Por me mend qe ke as roje nuk te voton populli .Me mire mos I jep mend popullit se di tju vleresoje .

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ish naftëtari me pension 100 €

        Qenke siç e ke dhe emrin "e mara" z. A.Qori po flet për një të vërtetë. Ti nëse ke argument hidhe poshtë pretendimin e zotërisë dhe voto për kë të duash!Shqipëria ka 25vite qe po vidhet në sektorin e naftës kjo është një e vërtetë! Ti si emigrante shiko bëjë atë qe të ka rënë për pjesë ta bësh...!

        Përgjigjjuni
        1. G
          Goliath

          Mara te shker...........trute , Shqiperia eshte vend i vogel dhe ne 35 vjet duhet te jetonte me dinjitet dhe me begatine e Toke s e Vet por keta Maskarenj qe e vjedhin dhe keta politikane qe bekojne vjedhjen jane aty pikerisht gardiane tte vendosur te fukarallekut tone, Po na thuaj Pak ti Mara nga Peskara perse nuk kthehesh po na jep mend moj truthare se si ta shohim realitetin, Ai treni qe con naften nga Fieri ne vlore me 20 vagona 4 here ne dite cfare nxjerr per export domate, ...po jo moj truthare , nxjerr naften e shqiperise , dhe ky muhabet per aq vjet saqe Bankersi deklaron qe del me humbje moj truthare, dhe shteti ben sikur nuk e kupton Lojen, edhe gjobat iu jane falur nderkohe qe keta turiverdhe palaco aziatike bashke me majmunet kokshtrember shqiptare Tallen me pasurine tone per 20 e kusur vite.PO shiko moj trularaske , vendet e vogla, qe nga San Marino, Monako, Andorra , Luksemburgu, Letoni, Estoni ,Lituani, Mal i Zi , Maqedoni , Islande per te mos folur per Belgjike apo Hollande i ke 99 % super te pasura e te zhvilluara , vetem Shqiperia ka mbet vrime haleje me Bregdet Maldivesh ku thithin pordhen e njeri tjetrit by me by per te pasuruar 5 veta dhe Ti kruhesh me qorrin, O qorre e Kaluar QORRES me ke do te na krahasosh me Moldavine, Me transnistrian apo me Kosoven qe po na e kalone qe eshte vetem 10 vjet shtet , Po prandaj sundohemi ne se ka budallenj e te poshter si Ty.Turp te te vije

          Përgjigjjuni
      2. M
        Muli

        Ik mer qumështor nderro pampersin se po na çudit.

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qelbësirë

          Jo more! Pse po u çuditke?! Apo se po denoncohet një vjedhje kolosale?! Apo se të rrezikohen fitimet?! Qelbësirë.

          Përgjigjjuni
        2. k
          kafe e hidhur

          mjafton te lex komentusit dhe kupton pse sbehet ai vend:::)))suksese ne jete partise e partive..!!

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ish naftëtari me pension 100 €

            Plotësisht dakord me komentin e "kafe e hidhur "

            Përgjigjjuni
          2. G
            Gaetano

            Kafe e hidhur.. eahte me vend kritika Une qe leh thjesht aq sa mundem perpiqem ti sqaroj njerezve, qe familjen e mbajne dy prinder te ndershem, qe sado te germosh tja besh pis biografine, sdo gjesh asgje me teper se leke djerse e sakrifice te derdhur ne cdo kohe apo vend Pse e pelqej kete person Arlind Qorrin? Sepse eshte i vetmi i atakuar nga zoro? Nga fevziu feudal i brekeve nen emrin feudal qe fshatari as shurren nuk ja ben ne tullen e tij Mamdani ne New York? Te sulen ca laskara shqiptar duke e akuzuar komunist, njerez qe per komunizem te vrisnin dje ne kufi, apo spiune e klysh qenesh nen dukje demokrate por qe ne shpirt kane enverin tatu te perjetshme Te jesh i popullit, per popullin, ti qash nje hall qe nevoja ja therret? Po cdo liber fetar e ka shkruar kete qe te mbaje shpirtin te paster kur te paraqitesh ne spakun e pertejm Pse zoro u mor me kete person, jo per shtatlartesine konkuruese, po sepse i mungon ajo dhimbsuria per ate fshatarin e thjesht, per ate minatorin e pa takat te Saimir efendiko mane, sepse i mungon bujaria shpirterore Po ta kishte? Dardha mbas shpine? Pse nuk ben nje shetitje neper miniera si per rruget e mendafshit inaguron Pse nuk kalon nje here ne kadaster kur sekseret e majte e te djathte peshkojne pronare legjitim per vite e vite per prone te Tyre Per sale, meta, e nano eshte e kote te flasesh se jane bashke, sic jane Cuomo tradicional familjet italiane ne New York, kunder kujt? Nje personi qe thote jam popull, jam i popullit do vdes i gatuar i drejte Zoro? Te dhurosh gjak ne sy te medias, eshte njesoi si une qe 364 dite supozojme bej gjynahe dhe nje dite jap dy leke nje lypse per te lare gjynofet, ne ja futa, ne krishtit, ne muamedit, po sdi a e ka honger zoti mashtrimin tim Nje bari i urte, din qe delet do vilen, pasi i ke ushqyer mire Dardhat mbas shpine me fevzi duke te bo grafine? Ste ndalon asgje, sa ke mbas bythe qe jane me milioner se qipriot e greke, serbe e maqedonas, veri nje gjobe te paaftesise se tyre, neper bashki, ukesjelless, rend, arsim, kudo, mbaju nga nje rroge gjobe, coja pensionisteve, dhe ja ku jo nje gjel deti, po me se fundmi nje pensionist do kete nje milion leke shoerblim per cfare? Te vesh bythen ti te ajo karrige ku selim myrtja allias berish te vret te penxherja qorre, njerez qe e kane mbajtur ate godine per tu drejtuar si nje mjek familje, jo si nje thertore, ku ti padashje ja var ujkut berish melcit ne qafe me paditurine se ky te vret Dhe ai vret, e vret Kush ta ndaloj ti me klosin e bracen, Ti kurre nuk kuptove nuk ndertohet nje shtet nga politiqia, por nga gjenerale qe per flamur nuk qine as majtas as djathtas Te fala sandrit zoro

            Përgjigjjuni
            1. D
              Demo

              Nuk hetohet nga spak pa lejen e rruges se elbasanit

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sot e keqja e ka emrin Rama

                Shqiptarët gomerë me veshë të mëdhenj ia dhanë prapë votat të "majtit" dhe të djathtit Edi Rama. Kur mund të votonin edhe për një të majtë të vërtetë popullore si ajo e Arlind Qorit. Nuk heton SPAK se nuk e lejon Edi Rama. Si nuk e lejon të hetojë Berishën. Shqipëria rrumpallë e Sali Berishës është kthyer në han sot me Edi Ramën. Hajdutêt janë të gjithë në krye. Dihet që Rama vdes për oligarkët dhe të "fortët". Si i djathtë që është. Madje është edhe më i djathtë se Berisha. Sot e keqja në Shqipëri e ka emrin Rama. Shikoni gjykatësit çfarë bëjnë. Si i nxjerrin kriminelët nga burgu pa u hyrë një gjemb në këmbë.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kushtrimi

                  O ti që ke shkruajtur çarçaf, e keqja nuk e ka emrin Rama. Vërtet janë bërë gabime po nuk mund tl thuash e keqja e ka emrin Rama po Ssali nuk e ka? Padtaj çfarë lidhje ka Rama me kriminelët dhe burgun, po e di që ka një sistem drejtësie në Shqipëri? Kemi prkurori, gjykata, dhe me radhë të Lartë, Aprl… Kushtetuese po pse flisni qesim, mbytjs kot. Jepi Çezarit atë që i takon ka thënë një i mençur, Ramçs jepi çi takojnë, ato që nuk i takojnë gjeju vendin.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje