Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar betejën e pafund të Partisë Demokratike për çështjen e vulës.
Në një reagim, Manjani thotë se prej më shumë se tre vitesh në PD zhvillohet e njëjta histori: kush e ka vulën. “Luli, Alibasha, Gazi, Muli, Saliu… kush e ka vulën dmth? Kjo është e gjithë beteja në PD e në opozitë. Më shumë se 3 vite njësoj, i njëjti muhabet,” shkruan ai, duke nënvizuar absurdin e një debati të zgjatur pafund.
Por, sipas tij, opozita e ka treguar se kur bëhet fjalë për interesa financiare, vula gjendet menjëherë. “Megjithëse për paratë e La Civitës e gjetën vulën. E çuan deri në Amerikë madje. Se vula e shkretë nuk është nongrata. Nuk kërkon as vizë për të shkuar në Amerikë. Thjesht kërkon një xhep ku të rrijë dhe një çantë me para me vete,” shkruan Manjani.
Postimi i plotë:
Po hyjnë në vitin e katërt duke kërkuar ku është vula. Kush e ka vulën… Më duket se u ka humbur fare, e bëjn sikur po e kërkojnë…
Luli, Alibasha, Gazi, Muli, Saliu, kush e ka vulën dmth? Kjo është e gjithë beteja në PD e në opozitë. Më shumë e 3 vite njësoj, i njëjti muhabet.
Me t’thënë mendja se fjalët i kanë perla, por thjesht s’po gjejnë vulën…
Megjithse për paret e Lacivitës e gjetën vulën. E çuan deri në Amerikë madje. Se vula e shkretë nuk është nongrata. Nuk kërkon as vizë për të shkuar në Amerikë. Thjesht kërkon një xhep ku të rrijë dhe një çantë me para me vete.

Thjesht kërkon një xhep ku të rrijë dhe një çantë me para me vete,” shkruan Manjani. E goditur.
Sepse kur njeriu eshte kondrapedal I padrejtesis, ka guxim te flase te ece drejt, pasi sdel njeri te thote te kam ble xhaketen e halit beratit. Ja sheshi ja meidani Majtas djathtas do e sulmonin manjanin per korrupsion apo perkrahje Nuk I pelqej vec nje gje, kur I jep vlere ca liave te qazim mulletit te erla Jo per gje, po te nenvlersosh meten, ramen, sale e mone, eshte e besdishmje ti japesh terren koriereve te zenit e nokes Me ke sugjeruar mos ta marr seriozisht kete vend Pretendoj te jesh nje varufakis I vehtes, larg llucit ku derrat kane nevojen e zhgerrytjes se tyre Respect per manjanin per aq kohe sa eahte ne sherbim te te pambrojturve
Vula rshte ne bythe te Gazit