“Pse i lejoi shteti?!” - Rama u përgjigjet kritikave për aksionin kundër ndërtimeve pa leje: Shkelja është shkelje në çdo kohë

9 Shtator 2025, 14:10Politika TEMA
“Pse i lejoi shteti?!” - Rama u përgjigjet kritikave për

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot ndaj kritikëve të operacionit të qeverisë kundër ndërtimeve pa leje, duke theksuar se ligji nuk njeh justifikime, pavarësisht kohës kur është kryer shkelja.

Rama paralajmëroi se jo vetëm ndërtuesit pa leje, por edhe inspektorët që kanë lejuar apo injoruar shkeljet do të mbajnë përgjegjësi direkte.

“Shkelja është shkelje në çdo kohë, vepra penale është vepër penale. Nuk ka arsye të thuash ‘pse nuk e ndaloi shteti më herët’. Po tani është kapur dhe tani do të mbajë përgjegjësi,” u shpreh Rama.

Rama i cilësoi disa nga aktet e inspektorëve si “paçavure që duhen çuar në shkolla riedukimi”, duke iu referuar vendimeve të tyre për të certifikuar ndërtime të paligjshme, veçanërisht në qytetin e Vlorës.

“Paçavuret që certifikojnë çdo lloj shkeljeje nga inspektorët analfabetë në Vlorë, nuk do të jenë më të mundura. Inspektorët që firmosin në mënyrë të paligjshme do të dënohen drejtpërdrejt,” deklaroi ai.

 

7 Komente

  1. r
    rrofte kumandar Rama

    hahahaaa pergjigje pa ju pergjigjur pyetjes, si dhelper, politikisht korrekt. Rama eshte esnaf kur vjen puna per pergjigje pa permbajtje dhe show boshe per popullin e tulatur. Po leri inspektoret se ata jane masha e kryebashkiakeve dhe ky fenomen nuk lindi tani, por ka vite me rradhe qe vazhdon me iradene e vezireve qe ke vene neper bashki. Duhet te shkurtosh koka po do te behesh i besueshem.

    Përgjigjjuni
    1. s
      socialisti i vertete

      Si mund te thote KM se inspektoret jane analfabete. Opozita ka vite e vite qe tote se punesimet ne administrate po behen vetem per tu gjetur pune militanteve injorante dhe ja tani pas 13 vitesh na del KM e thote ate qe ka thene opozita madje edhe me keq u thote analfabete.po ti a ndjen ndonje pegjegjesi qe njehere e mbush parlamentin e administraten me kriminele, vrases , trafikante e perdhunues e tani me analfabete. E moj Shqiperi ne duar te kujt re ti.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mara emigrante ne Itali

        Po more komenturs te gjitha u bene , tani do te çbehen , bjerini legenit se ashtu ja kerkon puna berishisteve .

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arbeni

          Unë mendoj Z Rama se ata nuk janë as analfabet e as injorant,por të KORRUPTUAR,kanë marë para dhe ndërtimet pa leje janë bër me çertifikata pronësie.Sigurisht që edhe kryetari i bashkisë ka dijeni për ndërtimet pa leje,sepse edhe atij i pëlqejnë parat e përfituara pa djersë.Këta inspektorë kanë ngrënë kumbulla vlonjate pas kurrizit të Dredharakut të Kaninës.E kuptojmë se ti nuk mund të kontrollosh i vetëm gjithë këta pisa ndërtues që ndërtojnë pa leje e gjithë ata inspektorë të korruptuar që mbyllin sytë para shkelësve të ligjit,por duhet të bëni ligje që të dy palët të shkojnë pas hekurave.Është e pafalëshme që këta maskarenj inspektor kanë futur në burg fshatarët që janë popull i zakonshëm pse kanë bër një mur për të mbrojtur avllinë apo pse kanë ndërtuar një stallë të vogël për bagëtitë e familjes dhe ndërtuesit që ndërtojnë kate më shumë nën tokë e mbi tokë ja hedhin pa lagur sepse kanë para dhe korruptojnë zyrtarët e shtetit nëpër bashki e kadastra.Vendosni dorë mbi këto shkelje dhe bëni ligje për ndëshkimin e shkelësve të ligjit.Nuk e kuptoj se si policia e Vlorës ka arrestuar inxhinierin zbatues të projrktit në një ndërtim pa leje buzë detit në Jalë dhe jo ndërtuesin nga i cili merr urdhërat.Kjo është të vësh duart në kokë Z Kryeministër.

          Përgjigjjuni
          1. d
            deda

            bravo ajo është detyra e çdo qeverie që të bëjë ligje që gjykatësit prokurorët kryebashkiakët ministritë axhensitë dhe soji e sorrollopi itë gjithë hajdutëve e të korruptuarëve të mos kenë KU TA LUAJNË BUTHËN

            Përgjigjjuni
          2. d
            deda

            dënoi pra jo ti se dënimet ibën gjykata kurse ti je për të bërë ligje që gjykatat të mos kenë ku ta luajnë prapanicën. ashtu the dhe për punojsit që do hiqeshin me të padrejtë nga puna dhe dotë fitonin në gjykatë lekët nuk doti paguajë buxheti i shtetit d. m .th takpaguesit por drejtori që do ti hiqte nga puna pa arsye vetëm se nuk ishin të partisë apo se si pëlqente por se mbajte fjalën. pamvarësisht për meritat që ke këtë se bëre dot . ps këtë gjë e provova në kurrizin tim se thoja që oshee në kavajëpo e vjedhin në mënyrat nga më të ndryshmet.ata që punojnë në shtet më kuptojnë më mirë. fm

            Përgjigjjuni
            1. U
              U shofte rraca e vampireve dhe zagareve

              Nderhyrja ne Kushtetute per Listat e mbyllura ne Kodin Zgjedhor 2008...dhe mbi te gjitha rrahja e kraheve Vampirit per Gerdecin eshte e rralle per Opoziten e asaj kohe. Te ju gezoje Popull Ty si Ismail Qemalin e Ri dhe Salen si Shkaterruesin me te madh te vendit ku lindi dhe e ushqeu. Mallkuar te dy !

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje