Partia Demokratike zhvilloi sot mbledhjen e parë të Kryesisë pas zgjedhjeve të 11 majit, me fokus kryesor analizën dhe qëndrimin politik pas asaj që e cilësoi si një “farsë elektorale”.
Në fjalën hapëse, kryetari i PD-së, Sali Berisha, u ndal me tone të ashpra ndaj qeverisë dhe procesit zgjedhor, duke deklaruar se Shqipëria ndodhet sot nën një diktaturë autokratike të kryeministrit Edi Rama.
“Mblidhemi sot për një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm, qëndrimin e forcës sonë politike ndaj farsës elektorale të 11 majit. PD, si forca kryesore opozitare, u angazhua në një përpjekje intensive ndërkombëtare për të denoncuar këtë situatë në të gjitha organizatat ku jemi të anëtarësuar apo federuar,” u shpreh Berisha.
Ai theksoi se ka një mungesë njohjeje të gjerë në opinionin publik mbi natyrën e regjimit politik që, sipas tij, po sundon vendin.
“Fatkeqësisht, nuk është gjerësisht e kuptuar se Shqipëria përjeton një diktaturë autokratike. Kjo më shqetëson jo vetëm për opinionin publik, por më shumë për anëtarësinë dhe mbështetësit tanë,” shtoi Berisha.
“Nuk vjen nga mosdashja e anëtarësisë, por ka faktorë të shumtë, mes tyre, puna jonë e dobët për të qartësuar konceptet fundamentale politike dhe për të ndriçuar anëtarësinë përballë një regjimi që ka kapur çdo pushtet,”, tha ai duke pranuar një gabim sipas tij që ka kryer opozita.
Kreu i demokratëve pranoi se një nga arsyet kryesore për këtë situatë është mungesa e komunikimit të qartë politik nga vetë partia.
sali berisha duhet. burgosur sa nuk eshte von. se do vazhdoje me krime. se ashtu eshte mesuar qe nga 97 e deri ke 20025. zgjou drejtesi mos fli
pse akoma zagare pas vehtes.