Politikani britanik Nigel Farage u përfshi në disa replika në distancë gjatë verës me Kryeministrin Edi Rama për emigrantët shqiptarë në Britani të Madhe.
Sipas Farage, 1 në 50 shqiptarë në Britani janë të burgosur, një shifër kjo që u kundërshtua me forcë nga Rama dhe e sfidoi politikanin britanik, që drejton partinë ‘Reform UK’.
Për këto replika mes Ramës e Farage, analisti i njohur i BBC për Evropën Qëndrore dhe Juglindore, Gabriel Partos, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Studio Live” me gazetarin Ermal Qorri në Report Tv.
Analisti Partos i konsideron retorikë deklaratat e Farage dhe pretendimet e tij për 1 në 50 shqiptarë të burgosur i cilëson si të bazuara në shifra të pasakta.
Pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, analisti Gabriel Partos, thotë se politikanët britanikë përdorin retorikën e emigrantëve për populizëm.
Intervista e plotë:
Si e vlerësoni debatin virtual mes Nigel Farage dhe Kryeministrit Edi Rama për emigracionin e paligjshëm, a është thjesht retorikë politike, apo zbulon çështje më të thella në marrëdhëniet Mbretëri e Bashkuar – Shqipëri?
Gabriel Partos: Përplasja në rrjetet sociale këtë verë mes Nigel Farage dhe Edi Ramës ishte një rast tipik i politikanëve që përdorin retorikën për të forcuar mbështetjen publike. Karriera politike e z. Farage është ndërtuar mbi retorikën kundër emigrantëve dhe të huajve. Arritja e tij më e madhe në bashkëpunim me krahun e Boris Johnson-it në Partinë Konservatore ishte largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga BE pas referendumit të vitit 2016.
Pas Brexit, nuk është më e mundur të fajësohet BE për problemet ekonomike dhe sociale të Mbretërisë së Bashkuar, ndaj tani partia ‘Reform UK’ e z. Farage është përqendruar tek emigrantët. Ironikisht, kjo është bërë më e lehtë, pasi pas Brexit, emigracioni i ligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar është rritur për të mbushur vendet e punës që lanë qytetarët e BE-së. Për më tepër, mbërritja e emigrantëve të paligjshëm me varka të vogla përmes Kanalit Anglez është rritur ndjeshëm vitet e fundit.
Kjo ndodh pjesërisht sepse Mbretëria e Bashkuar tani është jashtë BE-së dhe është shumë më e vështirë të kthehen azilkërkuesit në Francë. Z. Rama, pa dyshim, përfiton politikisht në vendin e tij duke mbrojtur shqiptarët në MB dhe duke refuzuar përpjekjet për t’i portretizuar si kriminelë. Në përgjithësi, marrëdhëniet dypalëshe mes MB dhe Shqipërisë janë përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit. Kjo pasoi marrëveshjen mes ish-Kryeministrit britanik Rishi Sunak dhe z. Rama në fund të vitit 2022, e cila i dha fund valës së madhe të shqiptarëve që kalonin Kanalin drejt Mbretërisë së Bashkuar për të kërkuar azil.
Sa të besueshme janë statistikat e përdorura nga z.Farage në këtë debat? A janë shifra të fryra që stigmatizojnë padrejtësisht shqiptarët?
Gabriel Partos: Statistikat për numrin e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar janë të pasakta. Pretendimi i z. Farage se një në 50 shqiptarë në MB ndodhet në burg bazohet në një vlerësim prej 53,000 banorësh të lindur në Shqipëri. Sipas regjistrimit të popullsisë në MB në vitin 2021, në atë kohë kishte 68,000 shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, ky numër konsiderohet si nënvlerësim, dhe një raport i parlamentit britanik në vitin 2023 e vlerësonte numrin e shqiptarëve në rreth 140,000.
Pse kjo mospërputhje?
Shumë shqiptarë kanë ardhur në Mbretërinë e Bashkuar në vitet e fundit pa dokumente të rregullta. Ata janë zhdukur në ekonominë “gri” të paregjistruar (dhe ndonjëherë në botën kriminale).Kjo është e lehtë për t’u realizuar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi nuk ka kartë identiteti kombëtare. Shqiptarët që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme nuk kanë interes të regjistrohen në regjistrimin e popullsisë.Për më tepër, një numër i madh shqiptarësh kanë ardhur në Mbretërinë e Bashkuar nga vende të tjera, sidomos nga Italia dhe Greqia. Në shumicën e rasteve, origjina e tyre shqiptare nuk regjistrohet derisa të përballen me ligjin dhe të burgosen. Duket se raportimi nga media anti-emigrante mbi nivelin e kriminalitetit shqiptar bazohet më shumë në hiperbolë sesa në fakte.
Përtej çështjes së emigracionit, komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar jep kontribute të rëndësishme në biznes, art dhe akademi, me figura të njohura si Lea Ypi, Dua Lipa, Rita Ora, etj. Pse mendoni se kjo narrativ pozitive përmendet kaq rrallë në diskursin publik?
Gabriel Partos: Politikanët, sidomos ata të tipit populist siç është z.Farage e dinë mirë që një nga mënyrat më të sigurta për të rritur mbështetjen është duke ngritur frikë dhe pasiguri tek qytetarët. Në një kontekst ku në Mbretërinë e Bashkuar si edhe në pjesë të tjera të Evropës ka shqetësime serioze për inflacionin, çmimet e larta të banesave, problemet në kujdesin shëndetësor publik dhe dështimin e qeverive të njëpasnjëshme për të menaxhuar emigracionin e paligjshëm, politikanët populistë zakonisht zgjedhin t’i sulmojnë emigrantët. Është më e lehtë të përfitosh politikisht nga zemërimi dhe zhgënjimi i njerëzve dhe të fajësosh emigrantët sesa të theksosh kontributin që ata japin në shoqëri. Ky është një mësim që politikanët populistë dhe nacionalistë e kanë mësuar prej kohësh dhe vazhdojnë ta zbatojnë në kërkim të pushtetit.
Lej mer ato, shih video te Londtes ne vitet 90 kishte lezet, vend plot klas. Tani e ke te mbushur me arab, indian, bangladeshian fhr shqiptare veriu qe i kemi zet ne ketej spo i durojme dot jo me ato andej. Mos u sillni sikur keni cuar ajken e vendit ne Angli se me llumi ka shkuar, te gjithe per tu pasuruar me pune te piseta. Injorante qe skane lexuar nje liber ne jete. Nese fitojne populistet shume mire do bejne, to shporrin kosovaret dhe maloket qe kane zaptuar Londren e Angline.
Domosdorisht qe ka Indiane dhe Afrikane ne Britani. Britaniket i kane zhvat keta deri ne palce kur ishin koloni. Sa per vitet 90 Londra kishte pak restorante. Ne vitet 2000 dhe ketej Londra u mbush plot fale levizjes se lire kir isnte ne BE. Si duket edhe ti paske ra preje e Bullshitit te Farage. Ata vetem fajesojne asgje tjeter to dobishme nuk kane.A kujton ti se nqs ata largojne shqiptaret nuk do kete me krim ne Britani? Hajde mendje hajde. Keta populistet merren me minoritaret e vegjel se nuk byth me u marr me Indine se India esht rreth 1.3 milliard po merren me ata qe skane mbrojtje. A nuk e ke degjuar Farage te thote se ai don ta heqe Britanine nga conventa e te drejtave te njeriut? Qe do te thote se ty dhe mu dhe shumcies se te tjereve nuk do kemi me te njejtat te drejta. Sipermarresit do kene mundesine te te heqin nga puna pa problem dhe ti do jesh skllav. You qytetaret e leshit jeni kaq te paqyteteruar. Britania ne te ardhem e afert do behet si Shqipria e Enver Hoches. E izoluar mga te katra anet. Britania eshte ishull. Ashtu sikur kanali i La Manchit e mbroj nga Nazistet, ashtu mund te perdoret edhe per te te izoluar ty. Ne krahasim se si Britania ka qene, ajo ka cof. Fjala cof ne fakt eshte me e pershtashme se fjala mgordhur. Gjeja me e mire qe ka ndodhur ne Evrope ne 1 mije vitet e fundit eshe BE-ja qe Anglia la me Brexit qe tani shumica e Britanikeve e kuptojne qe kane bere nje gjest vete-vrases.
Sakte. Sidoqofte, te merresh me gomere si ky tipi me siper eshte humbje kohe, pasi gomari gomar mbetet sado te perpiqesh ti ta besh te mendoje.
Ti "qytetar"?! Mesa duket prej shtatë brezash je "nar" dhe si i tillë, duke qenë i kompleksuar, e përdor. Për ca si ti, Fishta i madh ka shkruar: "Katunar, heu ti mor burr'/pa me t'i hjek nja shtatë lëkur'/ qytetar nuk bahesh kurr'!".
Hajde qytetari cfare komentesh qe ben. Ne nga ky soj sorollop kemi mbetur mbrapa. Nga keta qytetar qe spunojne nje dite te jetes se tyre dhe rrijne llomitisin kafeneve. Palo qytetar me 8 klase shkolle ste vjen turp. Idiot.. Palaco
Humbja e kriptomonedhave të fituara me mund nga mashtruesit është shkatërruese, por puna me Trustwavehackerstech më riktheu si fondet ashtu edhe besimin tim në investimet dixhitale. Profesionalizmi dhe përkushtimi i tyre gjatë gjithë procesit të rikuperimit më dhanë mbrapsht çdo monedhë të vjedhur dhe më siguruan se ende ekzistojnë ekspertë të besuar në fushën e kriptomonedhave. Ndërsa rezultati im ishte i suksesshëm, kjo përvojë është një kujtesë për të qëndruar vigjilentë - kriminelët kibernetikë janë gjithmonë në zhvillim dhe nevoja për shërbime profesionale të rikuperimit nuk mund të mbivlerësohet. Ekspertiza e Trustwavehackerstech bëri gjithë ndryshimin dhe i rekomandoj shumë ata kujtdo që kërkon mbështetje të besueshme për rikuperimin e kriptomonedhave. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com
Qytetari qenka fshatar i pashkolluar.Te tille fatkeqesisht ka shume.Keta tipa nuk kane shkolle pergjithesisht .Do benin dhume mire te mos perfshiheshin neper komente se nuk durohen .