Sali Berisha: Nuk do t’i njohim zgjedhjet, por në Parlament do të shkojmë

10 Shtator 2025, 14:01Politika TEMA
Sali Berisha: Nuk do t’i njohim zgjedhjet, por në Parlament do

Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike nuk do t’i njohë zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku humbi thellë përballë rivalëve socialistë.

Në fjalën e tij në mbledhjen e Kryesisë së PD, e para pas zgjedhjeve, Sali Berisha u kërkoi anëtarëve që të votojnë mosnjohjen e zgjedhjeve.

Por edhe pse PD nuk i njeh zgjedhjet, Sali Berisha tha se do të futen në Parlament dhe nuk do ta bojkotojnë.

“Ftoj Kryesinë që të mos njohim këto zgjedhje. Njohja e këtyre zgjedhjeve do bënte PD bashkëautore në një farsë më e shëmtuara në 32 vite. Duke kërkuar këtë nga kryesia, unë di se ka një debat të marrim pjesë të mos marrim pjesë në parlament. Ja u them ju personalisht: Unë mendoj se në këtë diktaturë ne nuk duhet të lëmë asnjë hapësirë bosh nga e cila të mos luftojmë kundër saj. Dhe në qogftë se ka një gjë themelore që kërkohet nga secili prej nesh, kërkohet qëndrimi si do ndryshojmë ne në raport me narkodiktaturën që ka uzurpuar pushtetin? Cili do jetë qëndrimi ynë i ri? Asnjëri s’kemi bërë sa kemi mundur. Tani kërkohet ribrendim, kërkohet një ndryshim, ndaj para këtij mali të farsës elektorale beteja jonë kërkon energji të reja, forca të reja, forma të reja. Nuk është një variant. Edhe demokratëve që mendojnë se është më mirë mos futemi në parlament. Jo nuk është më mirë. Në një diktaturë duhet të falenderosh Zotin që të jep mundësinë ta luftosh atë. Në këtë diktaturë e pëson si Salinji, por përsëri s’mund ta mohojmë se mundësitë për ta luftuar janë dhe kërkon një angazhim dhe përkushtim shumë të madh nga secili prej nesh, kërkon shfrytëzimin e të gjitha kapaciteteve në një betejë për t’u rikthyer shqiptarëve votën e lirë e cila me Edi Ramën nuk ndodh kurrë. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje”, u shpreh Sali Berisha.

6 Komente

  1. D
    Demokrati NY

    Po bace po, ti e zgjidhe kete pune: - nuk e duam dhendrin, po ne dasme do i shkojme, se na ka ardhur! - dhembet na kane rene, po torten do e kafshojme, se na vjen e embel! - pushtetin Rames do ja heqim, po sa te na kalojne leket e rroges ne llogari! - zgjedhjet nuk i njohim, por mandatet qe burojne nga zgjedhjet qe nuk i njohim, ato i njohim! Ah medet per kete komb qe te ka akoma ty perfaqesues

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beni Venezia

      Pershendetje:Koment me shume kuptim, Sot Kryesia e PD-se duhet te shtroshin si teme kryesore diskutimi 4-er rrieshtat e fundit te komentit tend. Jo i njofim jo si njofim,ashtu sic thone ata i bie se ata njofin vec qato lek si marrin per 4 vjet si(putana),mfalni per shprehjen banale po deputet smund tu thuash atyre.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Like Floriri

      Po nuk i njohe o hor hori si do te shkosh ne Parlament , si shkon ne nje Parlament kure nuk nje veteveten, ate here i bie se mund te marresh ke te duash dhe te shkosh ne Parlament, i bie nje soi si te jeshe dhe mos te jeshe, hune qukapiku i mutit shko mbas kermave

      Përgjigjjuni
      1. S
        Saliu ne litar

        Ik ore dreq te vrafte zoti , se nuk te shohim dot dhe jo te degjojme pallavrat e tua Kriminel . Ti e ke vendin ne BURG ?

        Përgjigjjuni
        1. P
          Posht armiqte e demokracise

          E ka fjalen , qershite me shurre po ne do ti hame . O pika mu ne parti dhjerokratike e mu ne striktura e mu ne kryetar .

          Përgjigjjuni
          1. U
            U shofte rraca e vampireve dhe zagareve

            Koment brilant. Qershite i pshurrem por do i hame .

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje