Avokati i Berishës-Krajës: A keni prova që ka dashur të largohet jashtë vendit? Prokurori: S’është paraqitur për masën detyrim paraqitjeje

18 Dhjetor 2023, 12:55Politika TEMA

Avokati i Berishës-Krajës: A keni prova që ka dashur të

Prokurori i SPAK, Arben Kraja tha për mediat se kërkojnë arrestimin e Sali Berishës, pasi ky i fundit nuk ka pranuar që të zbatojë vendimin e gjykatës për t’u paraqitur në SPAK sa i takon masës së sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ që është vendosur ndaj tij për aferën ‘Partizani’.

Sokol Mëngjesi: Prokurorët në parantezë nuk do të përgjigjen përsa i përket fakteve, dyshimit të bazuar në prova. Sa i përket zëvendësimit ta masave. Nga caktimi i masave deri në momentin që flasim, keni prova që Berisha ka marrë veprime konkrete për t’u larguar jashtë vendit, apo për të mos u përshtatur me nevojat e procedimit penal.

Kraja: Zoti Berisha nuk ka zbatuar në mënyrë të përsëritur vendimin për tu paraqitur para oficeres gjyqësore. Prandaj jemi këtu.

Mëngjesi: A keni prova konkrete për ti paraqitur këtij këshilli për të vërtetuar nëse ekziston ndonjë rrezik që Berisha të këtë marrë për të prishur provat.

Kraja: E njëjta përgjigje që dhashë pak më parë.

Lini një Përgjigje