Kryeministri Edi Rama ka deklaruar këtë të hënë me skuadrën kombëtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian se Shqipëria është gati për në BE.
Ai ka falenderuar administratën për punën e bërë me vite, duke theksuar se në fillim ka qene shumë mosbesues në punën e tyre.
Sakaq, Rama ka theksuar se është ndjerë shumë krenar kur kolegë dhe presidentë të vendeve të ndryshme i thoshin se Shqipëria po bën negociata të mrekullueshme.
“Ishte e pamundur që të mblidheshin të gjithë në një sallë sepse do duhej një sallë më e madhe, por me një kompromis jeni ju këtu. Falenderoj ata që kontribuan shumë, por nuk janë sot këtu dhe meritojnë mirënjohje si të gjithë ju.
Unë e kam pasur shumë frikë këtë moment të negociatave, sepse është një test shumë sfidues. Nuk do të duhej që në krye të qeverisë unë të isha shumë skeptik për administratën sepse kjo është një punë e tyre. Por mesa duket dhe unë jam i prekur nga virusi i mosbesimit të administratës që ushqehet nga lajmet e këqija që nuk mungojnë. Ndërkohë, bëjnë që shumica administratës të mos bëjnë lajm dhe të mos vlerësohen sa duhet për punën që bëjnë.
Për hir të së vërtetës besoj ju e mirëkuptoni kur unë them kam pasur shumë frikë sepse nuk është e lehtë të bësh bashkë 1800 shqiptarë për një punë që zgjat me vite, pasi nuk është tre ditë. Është një punë me mijëra dokumente që duhen lexuar dhe përgatitur. Është mosbesimi se mos dilnim të papërgatitur nga ky proces.
Mua në këto 10 vite nuk më kanë munguar momentet për tu ndjerë i kënaqur sesa kur kam dëgjuar kolegë dhe presidentë që më thoshin: ‘Shqipëria po bën negociata të mrekullueshme’. Besoj që ju e ndjeni ndjenjën time të revanshit kur më thoshin njerëzit në administratë janë vërtetë të padenjë dhe ndjenjën time të revanshit kur më thonin që po bëjnë një punë të denjë.
Është një respekt që ulem përpara energjisë tuaj që keni dhënë një kontribut që as vete nuk e imagjinoj dot për vendin tonë, për Shqipërinë në sytë e të gjithëve. Për këtë do duhet të ndjeheni vërtetë të përmbushur dhe ta konsideroni vitin 2023 si vitin më kuptimplotë”, tha kryeministri.
Pushim administra sepse do degjoje kete LEGENIN e Lindes.
Vito...... Je komentues shume ELEGANT. Ke qejf te te LEÇITESH. Te kujton fjalorin e paster qe baba jot shan kundershtaret duke i u permendur grate (Jo Lilin).
Vazhdon seriali I festimeve per hyrjen ne BE. Cdo vit prej 2013 ne festojme hyrjen ne BE. Kjo ne saje te udheheqesit surre(a)lian Vin Llapa. Te fala nga McConigal o shoku gdhë I Kolekajve.
Edi Rama, per mua do te ishte me e drejte qe popullit shqiptar t'i thoni te verteten: persa kohe qe rrine neper kafene e te merren me thashetheme, ne vend qe te djersitin ne uzina, fabrika, ara e male, nuk do te ulen ne nje tryeze me vendet e pasura te Europes.
O Vito mashtruesi,shoku i Ornels se Varuzhanit,te lerofte gomari certifikaten familjare.
Ti komentuesi i ores 11:49 paske harruar te shkoshe ne protesten e Sali komunistit te parlamenti
Ja hëngsh të gjatit më të gjatin!
Per performance te jashtezakonshme nuk e kishin fjalen per negociatat, po per performancen tende si dirigjent orkestre. I gajase fare o karagjoz. More prape noten 10 si lolo.