Analisti Kreshnik Spahiu, tha se disa deputetë të PD-së nuk do i ndahen “Foltores” deri në zgjedhjet e ardhshme.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu theksoi në vitin 2024 grupimi politik i PD-së do të shkatërrohet duke shtuar se do e kenë të vështirë garën në vitin 2025.
“Nuk i kuptoj grupet e deputetëve në piruetat dhe turbulencat e tyre politike që mbajnë qëndrime ekstremisht të kundërta. Këta kanë llogarinë e tyre, me shpresën që Berisha t’i fus në listën e deputetëve.
Duke qenë se Basha i ka larguar nga partia e tyre, duke qenë se nuk kanë peshën të formojnë një parti politike, e vetmja gomone është foltorja. Ata nuk do i ndahen foltoren deri ditën që do e shikojnë që nuk kanë shpresa për t’u bërë deputetë.
Po ta vini re, ka një lloj rritje të PD-së zyrtare. Mendoj viti 2024 do të shkërmoq tërësisht këtë grupim politik dhe do e kenë shumë të vështirë garimin në vitin 2025”-tha ai.
vetem krricin e faros me dy gishta lart nuk duhet ta pranoje Basha se eshte nje fytyre mjaft e urryer ne,Tirane se per 18 muaj u a nxiu jeten me bllokimin e trafikut ne unaze dhe ne fund ngeli me gisht ne bythe. Unaza u ndertua kurse krrici i faros ngeli jashte parlamentit dhe dere me dere sa i gjeten nje qoshe tek foltorja e vicidolit