Kreshnik Spahiu: Berisha s’ka mbështetje popullore, prandaj djeg karriget në Parlament me 20 ushtarë që i kanë mbetur

17 Dhjetor 2023, 16:28Politika TEMA
Kreshnik Spahiu: Berisha s’ka mbështetje popullore, prandaj djeg

Analisti Kreshnik Spahiu është shprehur se Sali Berisha nuk ka mbështetje popullore. Sipas tij Berisha ka humbur bastione në Kukës, Tropojë, Pukë, Bathore e Lezhë.

Spahiu tha në Euronews Albania se nëse Berisha do të kishte mbështetje popullore s’do i vihej zjarri karrigeve në Parlament po do i vihej bulevardit.

“Berisha s’ka mbështetje, dhe ndërkombëtarët mund të kenë menduar se arrestimi i Berishës mund të ngjallte më shumë reaksion.

Fakti që nga fushata elektorale, nuk është zhvilluar asnjë protestë e Berishës, tregon që ky grupim tashmë ka ardhur duke u rrudhur politikisht, ka humbur bastionet në Kukës, Tropojë, Pukë, Bathore, Lezhë.

Fakti që protestat janë katandisur më vënie zjarri tregon që të vetmit ushtarë që i kanë mbetur janë 10 apo 20 deputetë. Nëse do të kishte mbështetje popullore nuk do i vihej zjarri karrigeve në Parlament po do i vihej Bulevardit”-tha ai.

1 Komente

  1. r
    raul

    Dhe naziskinet e mamurrasit me ne fund nuk do ti binden Geringut te foltores per te dale me molotov ne dore nen komanden e vagabondit Muli horri . Dhe ata e kane kuptuar se perbindeshi i vicidolit e ka marre rrugen e mutit qysh me 14 maj kur humbi ne 92% te teritorit rast i pare ne historine elektorale qe nje parti humbet ne 92% te teritorit. Veprimi i pare qe do bente ne perendim nje force qe humbet ne 92% te teritorit te nesermen do shpallte shperndarjen e saj dhe jo mosbindjen naziskene te perbindeshit te vicidolit ne grahmat e fundit ne politike.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje