“I bindur se ky do jetë viti i fundit i Ramës në qeveri” – Paloka sqaron nëse Argita do pasojë Berishën

16 Dhjetor 2023, 19:40Politika TEMA
“I bindur se ky do jetë viti i fundit i Ramës në

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka folur për aludimet se Argita Malltezi mund të jetë pasardhësja e Sali Berishës në krye të demokratëve.

Paloka thotë se këto janë fantazi në nxitura nga një burim.

Duke theksuar faktin se Argita ka qenë pjesë e PD-së dhe studente e Dhjetorit, ai shtoi se e bija e ish-kryeministrit Berisha e ka sqaruar vetë pozicionin e saj.

Ju e njihni mirë zotin Berisha dhe i keni qëndruar pranë. Në këto kushte si ju duket Berisha në raport me mbështetësit e tij?

Mbase nuk duhej ta thoja, por mendoj se me këtë që po bëjnë me Berishën po bëhet favori më i madh. Praktikisht Shqipëria është vendi i dytë në Evropë, pas Rusisë që kërkon të burgosë kryetarin e opozitës. Kështu e sheh Evropa.

Ka shumë nga ata persona që mendojnë se Berisha duhet të largohet. Pati aludime se mund të jetë e bija, Argita Malltezi, e cila do e pasojë. Ju do e përshëndesnit?

Malltezi e mbajti vetë pozicionin e saj. Edhe po ta mendonte të ishte aktive në politike, nuk ka qenë kaq publike me një dalje në emision. Ajo vetë e sqaroi pozicionin e saj. Dua të theksoj se Argita ka qenë pjesë e PD-së dhe studente e Dhjetorit. Janë fantazi të nxitur nga një burim.

Si e mendoni rezultatin e këtij komisioni për Berishën?

Mendoni se do thyejnë vendimin e Ramës? Jo! Rama ka dëshirën perverse dhe ti poshtërojë rivalët. Ti kërkon një të drejtë kushtetuese, ai ta heq. Çështja më të drejtë opozita nuk ka pasur ndonjëherë. Kjo kauzë u mbështet nga të gjithë, edhe nga ndërkombëtarët.

Do ishte gati opozita për zgjedhje?

Jo, pasi nuk ka zgjedhje dhe as drejtësi. Rama nuk të lë të bësh zgjedhje, dhe as drejtësi nuk ka.

Kam bindjen se ky do të jetë viti i fundit i Ramës në qeveri. Arsyen do e tregojë koha.

7 Komente

  1. A
    American

    Kjo opozite do te beje Ramen perandor, asnje nuk u beson me ketyre hajvaneve dhe me keq nqs Argita pason te jatin e saj psikopat..neveri per kete rrace familjare….

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loqe Paloqe

      Te degjoshe Paloqen dhe non graten Berrisha haa ne 7 dite te javes keta e kane rrezuar 70 here Ramen.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Mirë bëjnë që e intervistojnë "thuthuqin" dhe të ngjajshmit e tij në të ashtuquajturën "Foltore". Nuk ka më mirë se si mundet këta që të paraqiten cullak para atyre që kanë ngé si puna ime ti shikojnë dhe të klehasen ca. Ingluzi këta i quan "gerbage" të pariciklueshme, vetëm për groposje, se qelbën dynjanë. Po qe se rrethanat nuk do ta shpejtojnë atë proces, besoj se pranvera e 2025 do jetë tamam koha.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shpend

          Nuk ja leverdis te merresh me kete gagac , rrugac i cili ne cdo kohe eshte ose i droguar ose i dehur nga alkooli . Ai flet percart dhe gjithnje i ferkon bishtin Berishes dhe familjes se tij te korruptuar . Tashme demokratet e kane njohur mire Paloqen dhe dhe gjithe injorantet funksionale qe shkojne pas Berishes . Klani tyre tashme po del jashte perdorimit dhe Berisha zvarritet rrugeve si shtriga e perrallave , per te shpetuar nga ASPAK (sic i pelqen ta quaje ai). Ky eshte katandisur si nje lepur qe nuk di ku te fuse koken per tu fshehur nga SPAK .

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jurgeni

            Pono rrot kari me syze po ashtu e sheh europa. Po te kishte syzet tende ne vend te trurit europa , patjeter ashtu do ta shikonte sic e shikoni ju.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arbeni

              Paloqe GAGAÇI nuk di veten ku e ka jo të dij se çfarë ka në mëndje MALOKU.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rrnofte LEXHENDA ! Njeriu qe ju solli Lirine..Diel

                zot fale ththuthuqin

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje