Berisha: Pa mosbindje civile, Rama e mban pushtetin deri në 2040

16 Dhjetor 2023, 17:57Politika TEMA
Berisha: Pa mosbindje civile, Rama e mban pushtetin deri në 2040

Në një bashkëbisedim me qytetarët nga Gjirokastra, kreu i PD së Rithemlimit, Sali Berisha është ndalur te aksioni opozitar që do të përshkallëzohet duke e nisur nga kjo e hënë me mosbindje civile, që do të shtrihet nga Parlamenti në të gjithë vendin.

Berisha tha se ingranimi i opozitës në këtë lëvizje shënon një pikë kthese vendimtare për Partinë Demokratike dhe fatin e demokracisë në Shqipëri, duke kërkuar nga qytetërt mbështetje maksimale për protestat.

Kthesa që kërkohet nga ne, nga çdo demokrat dhe demokrate, ka të bëjë me misionin e ri që duhet të marrë përsiper PD, të përmbysë me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, atë që erdhi me termin Rilindje në vitin 2013 dhe u vërtetua si një revansh primitiv hakmarrës ndaj demokracisë dhe përfundoi në një diktaturë bande. Sot, ne mblidhemi këtu në një moment kur Shqipëria sundohet nga një regjim, ku krimi vendos kudo, e në të cilin krimi shndërrohet në votë dhe vota shndërrohet në krim.

Ndaj dhe sot lypset kthesa. Sot pritet vendimi ynë. Sot jemi në sheshin e betejës për t’i thënë hajdutit se ti votën e vjedhur nuk do e gëzosh kurrë. Përndryshe, në qoftë se ne nuk bëjmë këtë, firmosim për pushtetin e tij edhe në vitin 2040. Ne do ngrihemi në një mosbindje civile dhe do të rrëzojmë këtë armik të egër. Pra, këtë betejë e kemi betejë për ekzistencën e demokracisë. Këtë betejë e kemi betejë për lirinë e votës”, tha Berisha.

Më tej ai u ndal te rezultatet e Censit2023 që ka nisur nga INSTAT prej disa muajsh, duke nënvizuar se shifrat janë katastrofike pasi tregojnë se popullsia e vendit është tkurrur në vetëm 1 milionë e gjysmë shqiptarë.

Ne jemi i vetmi vend ku të ardhurat e qytetarëve zvogëlohen nga viti në vit. Të ardhurat kombëtare rriten, oligarkët pasurohen dhe kalojnë në stratosferë me miliardat e tyre, pensionistët numërojnë kafshatën. Të rinjtë marrin rrugët e botës. A e dini çfarë ka ndodhur me censusin e fundit? Ka tre-katër muaj që ka përfunduar, rezultatet janë katastrofike. Rezultatet e para ishin 1 milionë e gjysmë shqiptarë.

Çfarë po bën zotëria, po merr regjistrat e gjendjes civile dhe po i kalon në census. Kur Europa thotë se nga viti 2014 gjer sot kanë ardhur në territorin e saj 1.1 milionë shqiptarë si emigrantë ose azilantë, llogariteni vetë sa jemi ne sot. Dërgon ekipe për të bërë verifikime në qyteza, qytete, fshatra, i dalin të njëjtat rezultate. Mijëra banesa bosh, fshatra të shkreta, lagje të boshatisura nga shqiptarët”, deklaroi Berisha.

16 Komente

  1. F
    Fisniku i Freskut

    Nuk e kuptoj pse i beni jehone ketij kreu te agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi?!

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haaa erdhi polici ku.eshte wc

      Erdhi polici haaaaa o budalla Ramen e voton populli nuk ka njeri qe mbane pushtet o bastard frikacak

      Përgjigjjuni
      1. C
        Coli

        O Sali Trapi ste dhjet me njeri. .........Si mashtron dot me shqiptaret

        Përgjigjjuni
        1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

          Nuk është mosbindja civile (grushti shteti) por vota e lirë. Koha juaj ka përfunduar, mos u lodh me presione, për të qenë dikush në politikë.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Popoli vicidoli

            Derdimen, plak langaraq , gjakprishur

            Përgjigjjuni
            1. A
              Andi

              Ti je krye hajduti, pis burre

              Përgjigjjuni
              1. b
                bashkimi per drejtesi

                Me sa të njohin ty S. Berisha jeni njeri më i urreu në shqiptari sepse me veprimet e tuaja si kriminel, që dogje disa herë Shqipërinë, e plaçkite, shkele mbi viktima dhe ngrite perandori krimit – droge kumari si Gjallica etj. Shkele embargo e OKB për kasapin gjenocidit të Ballkanit – Millosheviq, pastaj bërë çmos ta zhdukje UÇK dhe përsëri krime e vrasje e gjak në vitin 1997 e 1998 për ta dobësuar Shqipërinë që të mos mund ti ndihmoji vëllezërit e tyre në Kosovë që po luftonin për liri e pavarësi dhe bashkim kombëtar dhe shoqëroje kriminelet serb si Arkan në Shqipëri vrave dhe zhduke patriotë qe i konsideroje kundërshtar etj. etj. Tash të vijë pas ata me mëkate dhe zhvatësit e të mirave materiale të Kombit dhe shtetit dhe me plotë probleme me ligjet dhe Kushtetutën e shtetit. Kush vije pas teje është kundër kombëtar e kundër shtetëror. Jeni plotë mëkate se dërguat bashkë me disa shqipfolës, serb, rusë e francez dërguat kreun e UÇK në Hagë dhe po përçani kombin si më zi, po përkrahni armikun grekë e serb si më mirë dhe po bëni çdo të keqe ndaj shqiptareve. Nuk do t' iu mbaj brenda toka shqiptare.jTUUUPPPP.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  AI QE DO TE FLASI

                  EPO MILARDIERI BERISHA FLET DHE QAN HALLIN E NJEREZEVE TE VARFER.DOREZONI PASURINE E VJEDHUR TI BASHKE ME FEMIJET E TU,PASTAJ FOL PER TE TJERT.MOS NA U PARAQIT SI I VIRGJER.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bedrana

                    Malok idiot je tregue!Se me mos bindje malokshe ai e mbane deri ne vitin 2080 ore kafshe e rritur ne pyllin me pisha!Ku eshte njerezimi sot e ty te ka ngel sahati tek 97-ta,qe edhe sikur ta ribeshe mos harro qe "vrima e miut" qe te shpetoi atekohe nuk te hapet me se e kane nderuar kodin e ti dhe familja jote nuk e dispononi me!

                    Përgjigjjuni
                    1. r
                      robi

                      Na cave trapin me kete mosbindje civile o hunderr, me Paloqen nuk vjen me ne pushtet dhe po ta fillosh jeten dhe nje here nga e para o perbindesh i vicidolit.

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Rikardo Ç42

                        Na hangert karin lexhenda qe fshihet be banjo sa here shkojne oficeret na marrshin te ligat hamutet e tij bythqira

                        Përgjigjjuni
                      2. T
                        Tu shofte rracs Vampir

                        Per femijet e Vampirit shqiptaret duhet te xrasin njeri tjetrin.

                        Përgjigjjuni
                        1. C
                          Cubi

                          Do ta bej mosbindje civile me mamin,se te tjer ska. Po ka edhe mulin me paloqen!!!!!!!!!!!!! Ik o legen ke vdekur me koh o monster.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Noci

                            E keni provuar kur keni qene te gjithe bashke dhe deshtuar.E gjithe kjo zhurme per hetimin dhe arrestin dhe jo per popullin.Te mos e donte populli i jepte piket per ty ne sondazh e jo per Ramen kostumi yt dhe i atyre qe te vijne pas jo vetem eshte vjetruar por eshte shqyer fare.

                            Përgjigjjuni
                            1. Z
                              Ziko

                              Hahaha , je ti o monster shkjau qe e sjelle Ramen ne pushtet, ti o shpiun serbo-rus qe sle gja t’zez pa i ba tokes shqiptare e shqiptareve si njerez. E bere shqiperin si “krrekan me duqa” dhe shqiptaret i shendrrove ne narona droge e prostutcioni. Kaq

                              Përgjigjjuni
                              1. l
                                lexuesi

                                Berisha eshte kthyer ne nje lolo qe sa me shpesh del ne lajme aq me sh ja zgjat jeten Rames, une jam democrat por me Berishen jemi te cfilitur me ciklet e cmendurive per revolucione, rithemelime dhe riciklime, larg nga politika sa me pare se po e shkarfanjit opoziten deri ne shkaterrim duke e bere Ramen mbrer…..

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje