Rama në Kongresin “Frateli d’italia”: I sigurt për marrëveshjen e emigrantëve, nuk është antikushtetuese

16 Dhjetor 2023, 14:31Politika TEMA

Rama në Kongresin “Frateli d’italia”: I sigurt për

Kryeministrja Giorgia Meloni ka mbërritur në Atreju ku po mbahet Kongresi i “Frateli d’italia” për të dëgjuar fjalimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

“La Repubblica” shkruan se Meloni u ul në rreshtin e parë, kur me një ovacion të madh u prit ardhja e kryeministrit shqiptar.

Presidenti i Senatit Ignazio La Russa u ul pranë Melonit. I ftuar në këtë event ishte dhe manjati Elon Musk i cili erdhi bashkë me djalin e tij në krah, dhe kjo nuk ishte e paqëllmshme. Pronari i Teslas ishte i pari që foli.

Emigracioni” nuk mund të zgjidhë rënien e “demografisë” të vendeve të industrializuara”, nënvizon Musk që përmend rastin e “Kinës e cila do të humbasë 40% të popullsisë së saj”.

“Këshilla ime për të gjithë drejtuesit e qeverisë dhe njerëzit është: sigurohuni që të keni fëmijë për të krijuar një brez të ri.”

Elon Musk më pas u bëri thirrje italianëve dhe vendeve të tjera të industrializuara që të kenë fëmijë “përndryshe kultura e Italisë, Japonisë dhe Francës do të zhduket. Ne rrezikojmë të mos i kemi më këto vende. Italia sigurisht që ka kufij por është bërë nga italianët, nga njerëzit”, nënvizoi ai.

Rama: I sigurt për marrëveshjen e emigrantëve, nuk është antikushtetuese

Pas Musk ishte radha e kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Besoj se është bërë një zhurmë jo proporcionale për historinë e kësaj marrëveshjeje, gjë që është shumë e natyrshme. Askush nuk duhet të habitet apo të trembet kur ne bëjmë marrëveshje të mirëkuptimit dhe përfitimit të përbashkët”, tha Edi Rama, duke iu referuar marrëveshjes për emigrantët.

Është gjithmonë një nder të japësh dorën kur ta kërkon Italia dhe do të jetë gjithmonë një privilegj të konsiderohemi mik i veçantë i Italisë, duhet të bëjmë gjithçka për të qenë vëllau i Italisë”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen Meloni-Rama.

Gjykata Kushtetuese shqiptare ka kryer detyrën e saj, pasi sipas Kushtetutës është automatike pezullimi i një marrëveshjeje për ta marrë në konsideratë para ratifikimit nga Parlamenti. Kjo është një provë që unë nuk i kontrolloj gjykatat në Shqipëri. Kam besim, sepse marrëveshja nuk ka asgjë antikushtetuese. Deri në mars është afati kohor, por mendoj se vendimi do të merret shumë më herët sepse është një marrëveshje shumë e rëndësishme dhe të dyja qeveritë duhet të dinë nëse mund të vazhdojnë apo jo. Kemi pasur kërkesa të tjera nga vendet europiane për të pranuar emigrantë, por ne u thamë jo”, tha Rama.

Pas kryeministrit shqiptar dhe Elon Musk do të jetë radha e kryeministrit britanik Rishi Sunak. Kryeministrja Giorgia Meloni do të ketë edhe dy bisedime dypalëshe me Sunak dhe Ramën në Palazzo Chigi.

5 Komente

  1. O
    Oro

    Nuk ke kompetenca ti o gomar te thuash eshte kushtetuese apo jo. Ate e vendos gjykata. Dhe nuk mund te thuash se je i sigurt per sa kohe qe nuk ka marre vendimin gjykata pasi ta pezulloi marreveshjen. Hajdut i ndyre qe jep borxh toka shqiptare per te lidhur miqesi me te huaj. Njebdite do paguash edhe ti per krimet e tua o qelbesire si Saliu me Meten.

    Përgjigjjuni
    1. U
      USA

      Nese gjykata eshte vertet e paanshme, do ta hedhe poshte farsen e ketij tradhtarit

      Përgjigjjuni
      1. K
        Klimax

        Ç'punë ka ky kryeministër "socialist" në një kongres të "Frateli d'italia"?!!!!!! Pa folur më pas për idiotizmat që lëshon për marrveshjen e tij me Melonin për emigrantët!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. s
          sapa

          Dhe diskutojne ne kohet e sotme per Esat Toptanin e te tjere.Ja ku i keni tradhetaret!Boshatisen shqiperine dhe e bene ket popull ne mes te evropes endacak duke pasur nje vend aq te begate!

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gazeta

            Hiqini shpejt keto lajme se felliqet Rama. Ne ket vend nuk ka shoqeri civile, as intelektual, as patriot dhe politikanet jane dele nga te gjitha anet. Debati mbi emigrantet zhvillohet ne te gjithe Evropen dhe ne Amerike sot vetem ne Shqiperi nuk paska debate. Te gjithe qenkan te lumtur dhe 100% dakord me Ramen si mediat, si partit dhe presidenti. Del ndonje sa per te pare gojen dhe me zhgenjim jane keta qe jane "te rinjte" apo lideret ne pritje ne PS.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje