Hasani, mesazh partive të Preshevës: Bashkohuni nesër në zgjedhje!

16 Dhjetor 2023, 14:40Politika TEMA

Hasani, mesazh partive të Preshevës: Bashkohuni nesër në

Ministri i Jashtëm shqiptar, Igli Hasani u bën thirrje shqiptarëve të Preshevës që të bashkohen politikisht nesër në zgjedhje, për të mirën e tyre të përbashkët. Në një mesazh në rrjetet sociale, Hasani shkruan: “Të dielën, më 17 dhjetor, shqiptarët e Luginës së Preshevës do të votojnë për të zgjedhur deputetët shqiptarë për Kuvendin e Serbisë. i ftoj ata të dëshmojnë unitet dhe pjesëmarrje masive në zgjedhje.

Votoni kandidatët shqiptarë, pasi kështu do të votoni për të ardhmen tuaj më të mirë, në mbrojtje të të drejtave tuaja, ruajtjen e identitetit kombëtar dhe orientimit evropian. Mos hezitoni, ruani kompaktësinë dhe vini interesat kolektive mbi interesat partiake! U uroj fitore kandidatëve shqiptarë.”

 

1 Komente

  1. f
    fatkeqesia

    Me vjen keq z.hasani krahas statusit qe mbart sepse :Po ku ka shqipetar qe po i the bashkohuni te ndodhe vertet!Kurr u bene thorrje i ke me te ndare!Keshtu do te ndodhi edhe neser.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje