
Nga Namir Lapardhaja
Protesta kundër SPAK-ut për të mbrojtur Berishën, i hap rrugë që nesër të bëjnë të njëjtën gjë Veliaj, Rama, Meta, Kryemadhi, apo kushdo tjetër që ka disa vetë që e ndjekin nga prapa. Lërini të korruptuarit të përballen vetë me drejtësinë.
Nëse marrin pafajësi, janë të nderuar, ndërsa, nëse dënohen, le të vuajnë për zullumet e tyre. Por mos u bëni pjesë e këtij pisllëku të madh. Nuk është betejë e njerëzve të ndershëm dhe të lirë, por e të korruptuarëve dhe pengjeve të zullumeve të tyre.
Nuk është betejë për demokraci, por për të mbajtur drejtësinë larg oborrit familjar. Njerëzit e thjeshtë e bëjnë gjumin e qetë, këtyre ua kanë prishur gjumin mëkatet e mëdha 30-vjeçare. Precedenti i të protestuarit për të mbrojtur të korruptuarit, është një ogur i keq për Shqipërinë. Precedenti i përballjes së dinosaurëve të korrupsionit 30-vjeçar me drejtësinë, është një lajm i mirë për Shqipërinë.
Nëse prokurorët dhe gjykatësit nuk shantazhohen sot nga Berisha, nesër Veliajn, Metën dhe Ramën nuk do t’i kenë fare në konsideratë. Rruga është e hapur, precedentët e mirë do të shërbejnë për punë të mira, ashtu sikurse precedentët e këqij do t’i hapin rrugë shtimit të zullumit në të ardhmen.
Kjo tregon se ke formim të deformuar, nuk bënë dot dallimin midis njerëzve. Për ty jan të gjithë njësoi,ndoshta nuk ke faji se aq është kapaciteti intelektual
Përpara ligjit të gjithë janë njëlloj. Pikë.
Doli prape te shese mend ky langua i Beratit?!