Kush janë deputetët e Këshillit të Mandateve që do vendosin për arrestimin e Berishës

18 Dhjetor 2023, 10:42Politika TEMA
Kush janë deputetët e Këshillit të Mandateve që do

Këshilli i Mandateve do të mblidhet në orën 12:00 në Kryesinë e Kuvendit, për të diskutuar për kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës për dosjen ‘Partizani’. 

Ky këshill përbëhet nga 10 deputetë, me përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe pakicës parlamentare dhe drejtohet nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Që mbledhja të jetë e vlefshme të pranishëm duhet të jenë jo më pak se 5 anëtarë. Kjo do të thotë se mazhorancës i mjaftojnë 5 anëtarët e saj për të plotësuar kuorumin.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

Lindita Nikolla, kryetare

Klotilda Bushka

Ermonela Felaj

Arben Pëllumbi

Bledi Çuçi

Gazment Bardhi

Enkelejd Alibeaj

Oerd Bylykbashi

Greta Bardeli

Saimir Korreshi

Anëtarë zëvendësues

Xhemal Qefalia

Klevis Xhoxhi

Blerina Gjylameti

Dhurata Tyli Çupi

Lini një Përgjigje