Avokat i njohur, Idajet Beqiri ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka hedhur akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokat Beqiri zbulon se kur do të dënohet Sali Berisha me vendim të formës së prerë për aferën “Partizani” dhe kur do t’i hiqet mandati i deputetit. Madje ai theksoi se mandati ndaj Berishës është formal, pasi mbahet kot në Parlament.
Po ashtu, gjatë intervistës Beqiri tregon dy politikanët që kanë shkatërruar opozitën dhe pse sipas tij, Prokuroria e Posaçme (SPAK) e ka të lehtë të shkërmoqë korrupsionin në Shqipëri.
-Avokat Beqiri, ish-kryeministrit Sali Berishës nuk i digjet mandati. Në gjithë këto kohë flitej se i digjej mandati e do largohej nga Kuvendi, por mesa duket Sali Berisha doli kockë e fortë dhe po i mund të gjithë zërat që flasin lartë e poshtë nëpër media, por edhe ata në Parlament, pasi ky i fundit mori vendim në favor të tij. Keni një koment?
Kam një mendim më ndryshe dhe jam i bindur se këtë mendim që do të shpreh unë e di më mirë se çdokush tjetër, edhe Sali Berisha, edhe Gazmend Bardhi që kërkon me të madhe që Berisha të jetë zënë në Parlament e të shkojë të ushtrojë vullnetin e atyre që e kanë zgjedhur e të tjera me radhë, që janë gjëra që bëhen sa për propagandë se nuk zënë vend në opinionin publik jo e jo por opinioni publik duhet të përpunohet e të mësojë disa gjëra që janë ligjore e janë de facto, e jo ato element të foltores, e posaçërisht Sali Berisha që në çfarëdo situate përpiqet të nxjerr dhjamë nga pleshti. Edhe mos heqja e mandatit të tij është një problem ligjor.
Që t’i hiqet mandati një deputeti është e vërtetë gjëja që nëse mungon në Parlament për 6 muaj pa arsye, të hiqet mandati. Mirëpo ai nuk po mungon pa arsye, që do të thotë se është në dorën tënde dhe je i lirë nga çdo lloj pengese e nuk shkon në Parlament. E nëse nuk shkon për 6 muaj në Parlament të hiqet mandati i deputetit, por në këtë rast kur ndodhesh në arrest shtëpie, nuk i hiqet mandati pasi nuk është se nuk është në dëshirën e Berishës të shkojë në Parlament. Shqiptarët një gjë duhet të dinë një herë e mirë, se Sali Berishën në politikë nuk e kanë. Është një kufomë e vdekur e ku përfundimisht më keq nuk ka të shkojë situata për të.
-Avokat, ku ndryshon rasti Arben Ahmetaj me rastin e Sali Berishës?
Rasti i Berishës ndryshon nga rasti i Arben Ahmetajt, se Kuvendi i Shqipërisë e dha lejen që ndaj Ahmetajt të vendosej ‘arresti me burg’ dhe po masa u dha, e po të ishte në burg sot nuk do i ishte hequr mandati. Po ai iku, e u arratis, të shkojë në Parlament se i lirë është e po nuk vajte i hiqet mandati pasi nuk është paraqit në Parlament. Mandati ndaj Berishës është formal, mbahet kot në Parlament, pasi ai nuk shkon dot kurrë. Për rrjedhojë, do të dalë në gjyq në tetor e do të marr dënimin e formës së prerë, i hiqet menjëherë mandati dhe nuk ka të drejtë pastaj të zgjidhet në zgjedhjet e 2025 e do bëj si një zë i urryer nga shqiptarët deri në vdekje.
-Ka zëra që ka një marrëveshje e fshehtë mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, a e besoni këtë gjë avokat?
Unë nuk shtie në fall, por di një gjë që politika është më shumë e gjërave që janë nën rrogozë që nuk duhen e nuk thuhen. Në politikën tonë është bërë gjithmonë e kundërta. Kanë psalur bukur, por veprat gjithmonë i kanë patur kriminale dhe e kanë dëmtuar jashtëzakonisht shumë Shqipërinë. Në këtë aspekt unë jam i bindur se thellë në shpirtin e Edi Ramës nuk do që Sali Berisha të ik nga skena politike. Sepse ai do një pushtet që ta gëzojë, që i dha dy-tre mandate, e i jep dhe të katërtin po të jenë Sali Berisha dhe Ilir Meta nëpër këmbë.
Këtë gjë politika e atyre që janë në qeverisje e duan dhe këto po të kenë mundësinë e për gjënë më të vogël, po ta kenë në dorë e përdorin këtë gjë. Pasi iu duhet një opozitë e tillë që nuk fiton dot kurrë e jo më të vij në pushtet. E si e tillë nuk bëhet dot rotacioni politik derisa opozita ka këto dy banditë në krye. Në këtë vend, ligji do të bëhet ligj dhe ka filluar të bëhet ligj, sepse nuk është thjesht problemi i SPAK-ut, i Gjykatës së Posaçme, por është dhe i gjithë sistemi i drejtësisë tashmë është në një trysni të jashtëzakonshme edhe nga BE, nga SHBA, të cilët Shqipërinë nuk e lënë më në dorën e krimit dhe të kriminelëve, pasi ata duan shtet ligjor në këtë vend sepse interesat ndërkombëtare, e SHBA, BE, janë që Shqipëria duhet të jetë një shtet i mirëfilltë e që këtu ta ketë barrierën e pakapërcyeshme serbo-Rusia dhe me aleatë të tjerë.
Në këtë aspekt nuk do të pyesi njeri as Edi Ramën e askënd tjetër në ndëshkimin e këtyre kriminelëve, e këtyre dy bandave të mëdha të cilët e kanë marrë drejtimin e duhur dhe kokat e tyre janë të prera në aspektin politik dhe moral, por tani do të priten edhe në aspektin ligjor e juridik.
Çfare PARTISAN !? AI este arktekti I shkaterrimit te kombit tone. U shofte rraca e Vampirit !