Avokati Romeo Kara komentoi dosjen Partizani dhe shtyrjen sërish të gjyqit. Avokati tha se kreu i PD Sali Berisha po mban peng drejtësinë.
“Berisha ka marrë peng drejtësinë. Problemin e familjes së tij e shtriu te PD që ka marrë peng dhe tashmë ka dalë hapur.
Ai do t’i përdorë për interesat e tij, për të mos u përballur me drejtësinë.
Dhe jo më kot kemi këtë aleancë të Saliut me këta gjyqtarë të korruptuar”, tha ai në një intervistë në “Edicioni i Fundit” në ABC News.
Ndërsa komentoi kontratën e lobimit të PD, avokati nënvizoi se është në kundërshtim me ligjet e SHBA duke shtuar se drejtësia amerikane nuk korruptohet.
“Jam i bindur që do të ketë një hetim në vetë SHBA, në Departamentin e Drejtësisë, dhe po e them që edhe vetëm PD do të mbajë përgjegjësi penale nëse do të kemi zbatim të ligjit”, tha mes të tjerash ai.
Po te kishim drejtesi, kjo qelbesire shpellare do te ishte prej kohesh ne qeli. Megjithate, akoma nuk eshte vone.
Nuk korruptohet ! E drejte . Por Lattif- rat duen me jetue si pasanike me djeresen dhe gjakun e vjedhur shqiptareve nga Vampiri dhe Zagaret. Mallkuar ne breza !