Avokati: Masa për kryebashkiakun Veliaj duhet të ndryshohet, jemi në fazën e hetimit

11 Mars 2025, 14:11Politika TEMA
Avokati: Masa për kryebashkiakun Veliaj duhet të ndryshohet, jemi

Avokati Idajet Beqiri thotë se masa ndaj Erion Veliaj, duhet të ndryshohet, teksa kryebashkiaku po zhvillon seancën gjyqësore ku kërkon lirinë.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Beqiri u shpreh se masa arrest në burg nuk duhej vendosur për Veliajn, pais jemi në fazën e hetimit paraprak.

“Sot do të shqyrtohet ligjshmëria e vendimit të Shkallës së Parë. I është dhënë vendimi burg pa afat dhe Apeli do ta shqyrtojë sot. Unë pres që vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të korrigjohet, nuk është në përputhje me ligjin.

Nuk kemi të bëjmë me gjyq themeli. Problemi është se këtu ka disa standarde. Ngatërrojnë masën e sigurimit ndaj një personi dhe fajësinë apo pafajësinë e këtyre njerëzve.

Krijohen precedentë ndryshe për Berishën, Metën, Beqajn, Veliajn etj, ku gjykata duhet të ketë një standard. Standardi është ligji. Kemi krijuar precedentin më të keq, edhe të botës së tretë.

Thuajse mbi 90 përqind e kemi arrest me burg, duhet të ndodhë e kundërta. 10 përqind duhet arrest me burg, dhe 90 përqind masa të tjera.

Këto do ndikonin pozitivisht. Për Veliajn, jemi në fazën e hetimit paraprak, në dyshimin e arsyeshëm. Rrezikon ky person të dalë jashtë shtetit? Nuk e ka”, theksoi ai.

3 Komente

  1. A
    Adi

    Te kemi mbeshtet kunder saliut o avokat , po me kete mortjen pse me standart tjeter , te shkerdhefsha ca ke ne shpi

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zagali

      ⁷Adi! Qenke kafshe me fytyre njeriu

      Përgjigjjuni
    2. S
      Safet Gjici

      Beqiri nuk është avokat i është pezulluar licensa per mashtrim

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje