“Thirrja e Berishës për bojkot, problematike”, Mërtiri: Nuk mund të mbështesë sjellje të pashëndetshme të fëmijëve për të bërë opozitë

11 Mars 2025, 13:30Politika TEMA
“Thirrja e Berishës për bojkot, problematike”,

Analisti Ergys Mërtiri e cilësoi thirrjen e Sali Berishës ndaj nxënësve për të lënë mësimin si problematike dhe aspak të denjë për një opozitë. Në një intervistë për “Newsline”, ai tha se një faktor politik nuk mund të vihet në anën e sjelljeve të pashëndetshme të fëmijëve për të bërë opozitë.

“E shoh problematike që një faktor politik të rreshtohet në anën e TikTok kundër shkollës. Pavarësisht se nuk jam dakord për mbylljen e TikTok dhe e shoh si lojë politike dhe përpjekje për të zgjidhur problemet me edukimin e të rinjve, problemet e edukimit i shoh si faj të kryeministrit dhe jo të TikTok.

Tiktok është një mjedis çedukues për fëmijët, por më saktë mënyra se si shoqërizohen fëmijët në mungesë të thellë të kontrollit nga ajo që i bën të rrezikuar. Gjithsesi shkollat dhe institucionet arsimore duhet të jenë në luftë me mjetet e komunikimit në të cilët fëmijën ekspozohen.

Shkolla duhet të bëjë balancë ndaj rrjeteve sociale, mediave, grupeve të repistëve apo nënkulturave që i thërrasin fëmijët drejt sjelljeve devijante”, tha Mërtiri.

Sipas tij, një opozitë e vërtetë duhet të merren me problemin real të fëmijëve.

“E shoh problematike por momenti kur një forcë politike apo faktor politik vihet në anën e TikTok dhe sjellje që janë të pashëndetshme për fëmijë. Do të doja që opozita e vërtetë do të vinte gishtin te shkolla, te mungesa e punës së duhur për fëmijët.

Por të shohësh një opozitë që bëhet nën anën e TikTok, asaj që e quan liri të fëmijëve për mjetet e komunikimit, më duket të jesh në anën e gabuar të problemit.

Ajo çfarë po bën Berisha në lidhje me nevojën e tij për opozitë në kushtet kur nuk bën dot opozitë, dhe mua më duket diçka e dobët që përdor këto fenomene për të bërë opozitë. Fëmijët nuk kanë hallin e Berishës, dhe Berisha iu ledhaton qejfet fëmijëve që janë të pashëndetshme thjesht për hallet e veta”, shtoi ai.

4 Komente

  1. J
    Jeniçerë e Gjuzi më madhështor se Saliu

    Duhet t'i bëj thirrje edhe pleqve të mos shikojnë big brother e ca emisione të top qenefit

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parti kurve berrishjane

      Na cave trapin o komunist ...ke 35 vjet...na lere rehat ...rropq..serbomalazes

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kutuzovi

        Sot, nxenesit e dhjen dhe e shurrosen ne koke Sali Berishen. Nuk ja pranuan thirrjen per bokot te mesimit. Ishte nje thirrje e nje plaku me tru te fishkur. Keshtu jane te gjithe deputetet e PD.Pika qe nuk ju bje.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dursakja

          Na vjen keq për këtë vend që i kaloi këto vite duke ecur prapa në zhvillimin kulturor dhe ekonomike, kur bota përparon me shpejtësi në gjithë fushat e jetës. Viti i mbrapshtë është ai vit kur në krye PD vuri shpellarin Sali Berisha. Ky ishte viti më i zi për historinë shqiptare se shkatërroi të ardhmen e këtij vendi, mbolli përçarje, gjakmarrje, degjenerim shpirtëror dhe kulturor, grabitje dhe sundim kusarësh, krime dhe vrasje si në një luftë civile, largim nga të vlerat njërëzore dhe qytetare dhe degjenerim të sistemit arsimor që është shtyllë e përparimit ekonomike dhe sociale të vendit. Ky ishte fatkeqësi më e madhe kombëtare e këtij shekulli që do të sjellë pasoja të rënda në dekadat e ardhshme të Shqipërisë.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje