Endri Shabani i Nismës 'Thurje' u shpreh se Sali Berisha nuk ofron asgjë të re por konkuron vetëm për të ruajtur listën e mbyllur.
Madje parashikon që pas zgjedhjeve të 11 majit Berisha të përfaqësojë një parti të vogël që do të shpërbëhet më pas.
“Problemi me Berishën është që nuk e gjykojmë për fajin e Ramës por si kandidat për të zëvendësuar Ramën.
Çështja është që Berisha nuk ofron asgjë të re por konkuron për të ruajtur listën e mbyllur me militantë të sigurt dhe po kandidon si prind për hallin e vajzës, djalit.
Pra kandidon si prind. Unë mendoj që pas 11 maj Berisha do të përfaqësojë një parti të vogël”, tha Shabani në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv.
Ju bashke me Adriatik Lapajn dhe Agron Shehajn po arritet te merrni minimumi 15% te votave keni carebinomin e krimit Rama-Berisha . Mbas 6muajsh do kete zgjedhje te reja dhe krimi Rama-Berisha do humbas gjithcka
Per te ardhur keq kush vazhdon u jep ketyre kermave 1 vote.
Me vërtet ti Taulant mendon se do të fitoj Endri Shabani, Agron Shehaj dhe Arlind Qorri? Pse zotrote i di budallenj shqiptarëz? Që kur sovrani hodhi posht me referendum ndryshimet në kushtetutën në 1996, çdo gjë tjetër ka treguar se shqiptarët janë jo vetëm të zgjuar por dhe vigjilent, e si thuhet nuk ja ha qeni shkopin. Popull tregohu i mençur kur hedh votën në kuti, popull qëndro dhe ji vigjilent. Ata që nisën shkatërrimin e Shqipëris në 1992 nuk janë ngopur e duan Shqipërin të rrëzuar, të shkatërruar dhe pa dinjitet. Kujdes.