"Ahmetaj ju quan organizatë kriminale nga malet e Zvicrës" - Debati Rakipi-Klosi: Keni përgjegjësi për zyrtarët e arrestuar?

11 Mars 2025, 09:11Politika TEMA
"Ahmetaj ju quan organizatë kriminale nga malet e Zvicrës" -

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka debatuar me Ylli Rakipin, lidhur me arrestimin e zyrtarëve të lartë të PS. 

Rakipi e pyeti Klosin edhe për deklaratat e Arben Ahmetajt nga malet e Zvicrës, nga ku deklaroi se qeveria e Ramës është organizatë kriminale. 

Ylli Rakipi: Shumë zyrtarë dhe ish zyrtarë socialistë kanë përfunduar në pranga për korrupsion. Si ua shpjegoni ju këtë njerëzve? Keni kryetarin e bashkisë së Tiranës në burg, ish zëvendëskryeministrin në arrati, disa ish ministra në burg, etj. Ju paskeni qenë një pushtet i kalbur? 

Blendi Klosi: Në PS ka patur rreth 70 ministra me mandate, 180 kryetarë bashkie dhe me qindra madje me mijëra zyrtarë që kanë firmosur, reforma, procedura, tendera, koncesione, të gjitha të hetueshme. Asnjë firmë që vë një zyrtar nuk është e fshehtë. Të gjithë firmat hetohen, nga kontrollet e brendshme. KLSH, deri sa shkojnë në prokurori. Nga mijëra njerëz...

Ylli Rakipi: Ja marrim një anëtar të PS në Peqin. Shkon ti atje dhe të pyet, zoti Klosi, Veliaj në burg, zv kryeministri i arratisur, ministrat...

Blendi Klosi: Këto ndodhin në çdo vend demokratik, hetohen zyrtarët, këtë prodhoi reforma.

Ylli Rakipi: Po këta që kanë vajtur në burg çfarë janë?

Blendi Klosi: Këta njerëz janë gjetur me problematika që po hetohen, nuk do të thotë se do të dalin…

Ylli Rakipi: Ke ish zv kryeministrin që del në media nga Zvicra, nëpër malet atje dhe e përshkruan si organizatë kriminale qeverinë dhe Ramën si kreun e organizatës kriminale. Ta merrte mendja që Ahmetaj të bëjë këtë? Ai del dhe thotë kjo është organizatë kriminale. Si përgjigjeni ju?

Blendi Klosi: Ndërtuam një administratë që do të gjykohet. Atij socialistit që më pyete, do ti them, po socialist, ke një administratë që punon për Shqipërinë, ata që shkelin vendimarrjet, janë në gjykim, çfarë do ti them? 

Ylli Rakipi: Arben Ahmetaj thotë se është organizatë kriminale. Ju e ndjeni veten si pjesë e një organizate kriminale?

Blendi Klosi: Jo nuk e ndjej.

Ylli Rakipi: Po Arben Ahmetaj çfarë roli kishte në këtë organizatë kriminale?

Blendi Klosi: Ehu tani. Nuk komentojmë ne procese hetimi, nuk kemi opinion ne, e ka në dorë drejtësia.

Ylli Rakipi: Një pjesë janë dënuar. Ju nuk keni përgjegjësi?

Blendi Klosi: Këto janë plus minuset e qeverisjes. Në mijëra vlerësime ka disa që janë gjykuar gabim. Secili mban përgjegjësitë e veta. Firma mbetet sa gjithë koha që gjykohet. Asnjë firmë nuk zhduket. Kështu ndërtohen shtetet dhe demokracia. Kryetarët e bashkive të New York ka 100 akuza, vijon drejton derisa të bien ose vërtetohet.

Ylli Rakipi: Vetëm në Afrikë mund të ndodhë, që të dalë zv.kryeministri, siç doli Arben Ahmetaj, thotë kjo që krijuam është organizatë kriminale. Është akuzë e rëndë kjo.  Popullata trembet këtu..

Blendi Klosi: Populli thotë që kjo parti nuk mbulon problemet. Dalin para drejtësisë. Ka edhe që shpallen me probleme, por njerëzit duan që drejtësia të funksionojë për këto.

6 Komente

  1. T
    Taulant

    Ky eshte vete pjese e grupit te strukturuar kriminal . Sa vjedhje ka bere ky edhe giotinen e ka pak.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirana

      Beurre LYRASH ky mender Karipi. I lig e i peshtire.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nje qytetar

        He mo Ylli , nuk ke ndertuar ndonje pallat apo kulle tani se fudmi , prandaj je bere kaq agresiv ? Gazetar qe eshte edhe biznesmen !?

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kulla

          Mire ata qe vodhen kane pergjegjesi per kumbullat dhe dardhat qe kane vjedhur, apo ai qe i zgjodhi dhe i vuri per te vjedhur a ka ndonje pergjegjesi? Se per ti penguar te vjedhin, nuk e mori vesh se e vidhnin pas krahave, por as per te kallzuar te pakten njerin, sa per be nuk kallzoi ne SPAK. A mund ti varen ujkut melcite ne qafe?

          Përgjigjjuni
          1. d
            drejtesi e munguar

            Ne qoftese ndonjeri nga te arestuarit eshte nen 18-vjec,pergjegjesia eshte e familjes prej nga ka dale.Z.Raki pi,nuk e di qe edhe Kasterjot Islami dikur titullar kryesor i PD-s apo Ilir Meta ish titullar i rendesishemi PS-sjane ingranuar ne lufte kunderPS-s dhe popullit qe i perkrahu.Ne mendimin tim, kushdo qe merr nje post shteteror duhet te plotesoj kriteret e ligjin.Z.Ahmetaj dhe kushdo tjeter duhet te hetohet e ndeshkohet sipas ligjit.Ate e vune me zor minister,zv kryeminister e te tjera por nuk mendoj se e kane detyruar edhe te abuzoj me detyren.Eshte skandal qe ne edhe sot diskutojme si ne kohen e diktatures ,kur "gabonte"dikush pergjegjesia eshte e gjithe partise, familjes,fareefisit e kushdo qe i ka thene miremengjez.Ne 23-vite asnje politikan nuk vajti ne burg per abuzime me pushtetin ,qe edhe kane vrare,kurse sot qe gjykohen themi pse?PS-ja me mos mbrojtjen e skujt qe ka abuzuar me pushtetin po kryen nje sherbim te madh ne dobi te shtetit. Po e pyes Z.Raki pi se ku i gjejne keta ish pushtetarparat qe jetojne pa punuar ne vende me kosto te larte?Ku i gjejne parat keta ishpushtetar qe mbeten ne Amerike per lobime?Ku i gjejne parate per konsulta e mbrojtje me studio avokatie e melobime?Te gjitha ato para Z.Rakipi kane dale nga pasuria e popullit.Varferia e popullit,largimi nga vendi per 35-vite,vrasjet dhe cdo padrejtesi nuk duhet lene ne harese.Varferia s'do meshire por te drejte thote Migjeni.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Banda

              Po ai qe i gjen keta njerez "me problematika", qe na fakt jane hajdute, ...dhe na i ve ne krye te vendit (ne qeveri), nuk ka faj fare? Ne fund te fundit, detyra e Kryeministrit eshte te krijoje dhe te drejtoje qeverine. Ne se e krijon me hajdute, do te thote qe nuk e ben pune mire. Apo jo ? Ne se ja shkasin ujin nen rrogoz, do te thote qe KM eshte i mefshte (budall). Po qe se pretendon qe eshte danoç, do te thote qe dhe ai e ngjyen nga pak. Gjykimi eshte i thjeshte: ose naiv, ose bashkepuntor ne vjedhje. Eshte e vertete qe pyll pa derra nuk ka (non ce bosko senca maiale - thote gjigandi). Po ky pylli jone i ka derrat me shumice...Ne kemi tre derra ne cdo peme te pyllit. Dhe per kete dikush duhet te mbaje pergjegjsi.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje