Arbër Veliaj sqaron financimin prej tij të studios ligjore Kasowitz që mbron presidentin Trump: Mbështetja juridike për Erion Veliajn, një akt për drejtësinë dhe të vërtetën

10 Mars 2025, 20:42Politika TEMA

Arbër Veliaj sqaron financimin prej tij të studios ligjore Kasowitz

Vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj, në një njoftim publik ka sqaruar arsyet e financimit prej tij të studios së njohur ligjore amerikane. “Unë jam Arbër Veliaj, një sipërmarrës me një përvojë 19-vjeçare në biznes, me të ardhura plotësisht të ligjshme, të cilat burojnë nga aktiviteti im tregtar i zhvilluar për gati dy dekada, në pavarësi të plotë nga im vëlla, Erion Veliaj”, deklaroi Arbër Veliaj.

Gjatë këtyre viteve, sqaron ai, ka ndërtuar një portofol të suksesshëm klientësh ndërkombëtarë, duke punësuar mbi 80 vetë dhe duke i paguar shtetit shqiptar të gjitha detyrimet, si një taksapagues i rregullt e një kontributor në zhvillimin e sektorëve ku operoj.

“Në këtë kontekst, sqaroj publikisht se jam unë garanti financiar për angazhimin e një studioje ligjore amerikane, e cila do të sigurojë konsulencën dhe strategjinë për mbrojtjen juridike të vëllait tim, dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranes, Erion Veliajt. Ky veprim perveçse ne lidhjen time të pandashme me tim vëlla, bazohet në bindjen time të plotë për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtës dhe të së vërtetës”, përfundon sqarimin e tij Arbër Veliaj.

Deklarata e plotë

Unë jam Arbër Veliaj, një sipërmarrës me një përvojë 19-vjeçare në biznes, me të ardhura plotësisht të ligjshme, të cilat burojnë nga aktiviteti im tregtar i zhvilluar për gati dy dekada, në pavarësi të plotë nga im vëlla, Erion Veliaj. 

Gjatë këtyre viteve, kam ndërtuar një portofol të suksesshëm klientësh ndërkombëtarë, duke punësuar mbi 80 vetë dhe duke i paguar shtetit shqiptar të gjitha detyrimet, si nje taksapagues i rregullt e një kontributor në zhvillimin e sektorëve ku operoj.

Në këtë kontekst, sqaroj publikisht se jam unë garanti financiar për angazhimin e një studioje ligjore amerikane, e cila do të sigurojë konsulencën dhe strategjinë për mbrojtjen juridike të vëllait tim, dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.

Ky veprim përveçse ne lidhjen time të pandashme me tim vëlla, bazohet në bindjen time të plotë për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtës dhe të së vërtetës.

Gjatë këtyre viteve, kam ndërtuar një portofol të suksesshëm klientësh ndërkombëtarë, duke punësuar mbi 80 vetë dhe duke i paguar shtetit shqiptar të gjitha detyrimet, si nje taksapagues i rregullt e një kontributor në zhvillimin e sektorëve ku operoj.

Në këtë kontekst, sqaroj publikisht se jam unë garanti financiar për angazhimin e një studioje ligjore amerikane, e cila do të sigurojë konsulencën dhe strategjinë për mbrojtjen juridike të vëllait tim, dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.

Ky veprim përveçse ne lidhjen time të pandashme me tim vëlla, bazohet në bindjen time të plotë për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtës dhe të së vërtetës.

9 Komente

  1. A
    Afrim

    Sa mir, perfundimisht ju fisi Veliaj u bëtë Vari Karin! Po tall gjith dynjaja karin me juve! Dhe Ajolen e nxorret ne kërre me brek e me sytjena! Na e mbushet diten! Paskeni qene fis i shkerdhyer! Nga bole hekur dolet ne kar thysa!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ana Kuznova

      Qenkan keq punet, perderisa merr ekspertize cilesore per te mbrojtur ish kryetarin e bashkise. Nejse, nga paraburgimi duhet liruar, biles as ne arest shtepie nuk duhet te qendroje. Cifti Veliaj - Xoxa cfare kane bere kane bere, faktet aty jane nuk mund te flurojne. Maksimumi fakti mund te jete mrena, thjesht duhet skanuar.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Ben

        Pavaresia e sateme nga yt vella, thithlope qe as therrimet nuk linit te binin pertoke

        Përgjigjjuni
        1. A
          AS

          Veprim i duhur, i zgjuar, dhe i ndershem. Zyra ligjore eshte shume e rendesishme per nje proces ligjor sa me profesional. Uroj te jene mbledhur faktet e duhura dhe te paraqiten ne rradhen dhe menyren e duhur. Jo sharje dhe offendime, por fakte dhe argumente bindese ne sallen e gjyqit. Nje proces gjyqesor perfekt per te treguar se Shqiperia mund te behet. Qytetaret me vote per te treguar se Shqiperia mund te behet ... per brezat e ardhshem. 35 vjet, qe nga 1990 - kohe e gjate dhe e humber per Shqiperine dhe shqipetaret

          Përgjigjjuni
          1. T
            Te lumte vllai

            Bravo

            Përgjigjjuni
            1. S
              Surven

              I nderuar ne kete vend askush po askush pervec femijve te Sali terroristit nuk ka te drejte te merret me biznes sidomos me kliente te huaj sidomos kliente Amerikane . Ndersa femijet e Sali qenit jo vetem qe kane te drejte te merren me biznes te shpesh edhe te dyshimte si psh me Damir Fazllic po edhe te pjekin njerez te gjalle e te shembin nje zone te tere e jo vetem politika nuk ka te drejte te merret me ta ( femijet e Saliut ) po te marre ne mbrojtje edhe struktura e posacme qe quhet SPAK tek i cili shqiptaret kishin shume shprese .

              Përgjigjjuni
              1. A
                Agim

                Bravo Arber Veliaj! Je nje qytetar I vertete, dinjtos; solidar, mbrshtetes dhe kerkues I te drejtes. ..Nderim dhd Urime!.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kanon Tafili

                  Kapeni per brekesh dhe raseni ne burg dhe kete! Keto mire qe vjedhin por duan te te bejne edhe budalla, po pse mo? vetem ju jeni te afte per politike, biznese, art, shoqata? Plehra komplet si soj e sorollo.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Noku

                    Ehhh deri dje shisnit fiq tani keni leke te merrni avokatet me te shtrenjte te Amerikes. Eshte normale te mbrosh vellain por mos na hap barkun me keto prralla prej biznesmeni te suksesshem. Me vellane Kryetar Bashkie dhe gomari do behej milioner.Te pakten kjo tregon qe ne Shqiperi jemi ne te njejtin sistem demokratik si EU- ja. Ke leke del , ske leke kalbesh. Lali Erit i ben mire pak burg , hajdut me cizme. Harruat nga erdhet. Dikush nuk ka leke per buke ju keni leke dhe per avokatin e Trampit.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje