“Larg qoftë”, kështu i është përgjigjur kryeministri Edi Rama njërit prej qytetarëve i cili shkruante se Partia Demokratike do të fitojë zgjedhjet në 11 maj.
Në bashkëbisedimin virtual me qytetarët, Rama tha se një fitore e PD-së do të kishte pasoja për shqiptarët, vendin dhe marrëdhëniet me Bashkimin Europian.
Rama nënvizoi se BE nuk i sheh me sy disa individë të politikës shqiptare dhe se është e rëndësishme kush qeveris vendin deri sa Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian.
“Fitore e PD me 11 maj? Larg qoftë për vendin, për fëmijët tanë, për marrëdhëniet me BE. BE nuk s’i sheh dot fare me sy disa tipa. Deri ku të hyjmë atje, ka shumë rëndësi se kush qeveris këtu.
Më pas është më pak e rëndësishme për gjërat bazike, për lirinë individuale, standartet, barazinë para ligjit se ato nuk i prek më njeri. Ti thua fitore? Për çfarë për të shkrirë SPAK?
Fitore për të kthyer përmbys atë që mezi ka nisur si një luftë emancipuese dhe modernizuese kundër korrupsionit. Çfarë do të fitosh ti? Se nuk po thua fitore e Egnatias kundër Partizanit”, tha Rama.
Lini një Përgjigje