Furtunë në selinë blu, “plas lufta” për vendet në PD: Berisha heq Jorida Tabakun e fut Jozefina Topallin; Alimehmeti e Kadiu i Primareve nuk figurojnë në listat e mbyllura

11 Mars 2025, 09:42Politika TEMA
Furtunë në selinë blu, “plas lufta” për vendet

Në limitin e kohës, KQZ regjistroi koalicionin e PD-së me 25 parti të tjera, kryesisht me partinë e Ilir Metës, Shpëtim Idrizit, Fatmir Mediut dhe Agron Dukës.

Pas regjistrimit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të kryesuar nga PD e Sali Berishës, vetë kryetari deklaroi se 8 vende në listat e sigurta do ishin për aleatët. Ndërsa pjesa tjetër do zgjidhej sipas numri të votave të kandidatëve të marra nga gara e Primareve.

Por më të votuarit të këtij procesi në Tiranë, nuk figurojnë në listat e mbyllura të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit.

Newsbomb.al ka siguruar listën me emrat të cilët Berisha i ka futur në listën e sigurt, vlen të theksohet që mes tyre qëndrojnë emra bashkëpunëtorësh të vjetër të ish-kryeministrit, si Jozefina Topalli, Flamur Noka, Albana Vokshi etj.

Ndërkohë, sdhe pse Hysen Kadiu dhe Ilir Alimehmeti u shpallën më të votuarit në Tiranë nga Primaret, emri i tyre nuk është në listë. Gjithashtu Berisha ka hequr edhe deputeten e PD, Jorida Tabakun e cila në Primaret arriti të merrte rreth 650 vota, por nuk figuron në listën e sigurt, ndërkohë që në të qëndron emri i Erisa Xhixhos nga Partia e Lirisë.

Lista e sigurtë e PD për Tiranën:

Sali Berisha

-Belind Këlliçi

-Flamur Noka

-Fatmir Mediu

-Edi Paloka

-Tedi Blushi

-Klevis Balliu

-Bes Xhaferri

-Jozefina Topalli

-Erisa Xhixho

-Albana Vokshi

-Ilda Zhulali

7 Komente

  1. A
    Adriana K. Gonorreja

    waaa po une?

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kapterri

      E çfare ka per tu habit tek kjo liste?Si Jorida si Jozi nje prerje jane,kalojne ne orgazem sa degjojne emrin Sali Berisha bashke me Albana Vokshin e Flamur Noken.Liste normale per nje parti qe eshte qesharake.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bravo

        Jo me jo, po Petro Koci ku ndodhet? Pse ish PS po zhduket dhe ngelen vetem rilindasit?

        Përgjigjjuni
        1. Ç'na gjeti me debilët e Saliut.

          Po PS-ja ç'hyn ketu? Keshtu ke qenë që i vogël. Të shikoja kur luaje para pallatit me shokun tend, dhe ziheshit me fjalë. Ai të thoshte: "Mami jot shkon me komshiun." Ndersa ti i ktheheshe: "Po mami jot që shkon me hidraulikun?" Domethënë bij k... ishit të dy, por gjenit ngushellim kur shanit njeri tjetrin Tani, kjo është histori e sajuar, deri diku, por e kupton moralin, ose mungesën e tij, tek ato që thua.

          Përgjigjjuni
        2. a
          asd

          Mire do te jjete te mos votohet fare PD qe te shporren gjithe keta morra qe kane vite ne politike. Votoni partite e reja!

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gurabardhi

            Parti zhele, e paska futur në listë zhelen shkodrane, Jozefina. Zhele jeni, për zhele do të shkoni.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kadiu kavajes

              Po un mer jahu.Ska gjo.Me ty gjer ne vdekje.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje