“Në mandatin e 4-t transformojmë shëndetësinë”, Rama: Ça ka madhështore PD? Mustaqet e Gjuzit

11 Mars 2025, 09:36Politika TEMA
“Në mandatin e 4-t transformojmë

Në një komunikim me qytetarët për rubrikën 'Sy më Sy', kryeministri Edi Rama komentoi koalicionin e opozitës, duke e quajtur atë “Madhështor” vetëm për mustaqet e Kujtim Gjuzit, dhe hedhur poshtë çdo tjetër element të këtij koalicioni.

Rama u ndal te anëtarësimi i Shqipërisë në BE, ku tha se ‘të gjithë bashkë duhet t’u japim fëmijëve tanë pasaportën e Bashkimit Evropian”.

Rama gjithashtu vlerësoi përmirësimet në sektorin e shëndetësisë, duke thënë se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përpara, teksa përmendi ndërtimin e spitaleve të reja dhe rindërtimin e 43 spitaleve të tjera, të cilat tani janë të pajisura me aparatura moderne.

“Nuk është çështje e PS apo PD, PD .. pastaj. Është çështje e Evropës ose Kujtim Gjuzit.

Edhe unë Kujtimin e njoh, se rri, e rri dhe them ça ka madhështore, madhështore janë vëtë mustaqet e tij. Përtej shakasë, bëhet fjalë për diçka serioze, për të futur Shqipërinë në BE.

Të gjithë bashkë, për t’i dhënë fëmijëve tanë pasaportën BE, të drejtën e qëndrimit, ku ti teket shqiptarit dhe të gjithë të drejtat që burojnë nga të qenit qytetarë të atij komuniteti.

Sot shëndetësia është shumë më mirë nga se ka qenë. Kemi ndërtuar spitale të reja, 43 i kemi rrëzuar në tokë dhe rindërtuar dhe pajisur me aparatura të fjalës së fundit që nuk kanë ekzistuar më herët.

Çmimet e barnave janë më të ulëta sesa më 2013, sepse hoqëm TVSH mbi barnat. Në mandatin e katërt mbyllim transformimin epokal të shëndetësisë.”, tha Rama.

5 Komente

  1. T
    Taulant

    Do transformosh gopin e Lindes plehr.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Titi

      Jo edi ti i ke me te mira se sa Gjuzi mustaqet,kue ke dajren luget tepsin per tallava,Je letuar vare nga trut e te dalshin

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zoti te dhente shendet e fuqi o Ed Rama

        Bravo Ed Rama, para se te largohesh ne 2030 duhet ta kesh degjeneruar e varrosur perfundimisht PD komuniste me voten tone plebishitare.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          Do ta bejme shendetsine falas. Mos harroni se personi adapt per kete mision eshte shoku yne Ilir Beqja qe ka dhene prova,dhe do kthehet ne mision. Mos ndigjoni fjalet e liga, se ndodh ne cdo vend te botes qe te hane kumbulla dhe dardha pas shpines se naltmadherise.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eloni

            Mandatin e 4 e ke filluar, sepse dikush i shtruar në QSUT, në një bisedë telefonike më deklaroi se në spital, ku ishte i shtruar shërbimi është i shkëlqyer. Prandaj vazhdo lali, populki thotë : “Qentë le të lehin karvani shkon përpara”.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje