Kreu i qeverisë Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve që i janë drejtuar nga qytetarët në videon live në Facebook.
Një prej komenteve ishte në lidhje me hetimet e SPAK në drejtim të figurave politike të PS, duke i thënë se do duhet që ai të bëjë një “kontroll” shumë të mirë të njerëzve që përfshinë në parti.
Rama tha se kjo nuk është as e ligjshme dhe as e moralshme, që të bëhet ‘hetim’ i personave, por shtoi se SPAK i cili ka kapur disa emra të politikës, është rezultat i përpjekjes së tij dhe PS për reformën në drejtësi.
“As me ligj, ligji nuk e lejon që të bëj kontrolle sic i imagjinon ti. As me zakon, por as me logjikë. Dhe mos harro që hetimet e SPAK i solli përpjekja dhe rezultati i përpjekjes time me vetëdije të plotë së bashku me skuadrën time të PS për të bërë reformën në drejtësi, hapur rrugën e pastrimit të sistemit të drejtësisë nga një llum i madh, që ishte mbledhur në fyt të kombit shqiptar për të ndërtuar institucione të reja dhe për të bërë të pamendueshmen, dorëzimin e shpatës së ndëshkimit në duart e drejtësisë.
Shpatën e ndëshkimit që e ka ajo zonja e drejtësisë. E ka pasur mbreti, diktatori, këneta dhe e kanë përdorur për të ndëshkuar sipas oreksit të politikës me vullnet të plotë unë luftova dhe ia dola që ta dorëzojmë atë shpatë në duart e drejtësisë. Kur pushteti politik dorëzon shpatën në duart e drejtësisë, i hap rrugë një historie komplet të re dhe vë edhe qafën e vet në dispozicion në rast se shpata kërkon qafën e vet për bëma që janë të ndaluara.
Tani ne kemi probleme me cilësinë e drejtësisë, por janë probleme të rritjes. Patjetër që ka shumë gjëra që nuk shkojnë, por ama këto hetimet që thua ti nuk duhet të ulen reputacionin tim, por t’ju konfirmojnë të gjithëve se sa i pangopur….dhe për të pasur një vend të drejtë dhe për të qenë të barabartë para ligjit. Kjo do kohën e vet, dhe hajdemi bëhemi bashkë ta pastrojmë.
Janë marrëzira. Kjo bëhet kështu siç po e bëjmë kështu që nuk ka një vend në botë që të ketë fituar imunitet të plotë ndaj tundimeve të X apo Y për të futur dorën aty ku nuk duhet, por ama shpata e ndëshkimit, peshorja në duart dhe paanësia e drejtësisë janë garante. Kështu që kryeministri dhe partia në pushtet nuk jep llogari pse njëri apo tjetri futi duart aty ku nuk duhet por përgjigjet për mënyrën se si reagon dhe bashkëjeton në një situatë të tillë.
Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, jemi në krahun e drejtësisë. Nuk bëjmë avokatinë e askujt. Kemi filluar një proces që të japim opinionet tona për cilësinë e drejtësisë që shpata të mos kthehet në një forcë ndëshkimore abuzive. Që gjykata të funksionojë dhe noterizojë cdo gjë që kërkon prokuroria, dhe që prokurorët e gjykatësit të jenë të verbër, pra të paanshëm dhe të drejtë”, tha Rama.
Edo, leri pordhet, por bej nje veting te vertete per Skapistet dhe do shohesh qe Dumani, Dado, Bani dhe sera e tyre i kane futur thelle, po thelle thelle, duart ne xhepin e popullit fukara. Kerko qe te vije nje ekip nga FBI ta kryej kete veting shpejt, para zgjedhjeve sa nuk eshte vone. Aman na trego nje sondazh te vertete per Spakun o Edo. Organizoje nje me Gallup e do shohim sa poshte eshe perkrahja per grupin kriminal ne drejtesine e re. Sondazhet me 70 oerqind jane mashtrim i trashe, nuk i ha kush. Vetem ne Rusi ka sondazhe pozitive me 70%.