VIDEO/ Rama: Në fund të vitit të ardhshëm, prokurime me inteligjencë artificiale! Modeli i parë në Europë

11 Mars 2025, 12:15Politika TEMA
VIDEO/ Rama: Në fund të vitit të ardhshëm, prokurime me

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij, në aktivitetin “Java Franko-Shqiptare për Inteligjencën Artificiale, Green AI”, u shpreh se në fund të vitit të ardhshëm, prokurimet publike do të realizohen me anë të përdorimit të inteligjencës artificiale.

Sipas tij ky do të jetë modeli i parë në Europë pa kontakt me njerëz në 95% të procesit, ndërsa theksoi se sot Shqipëria është kryesuese në rajon sa i takon cilësisë së prokurimeve.

“Nisëm nga një vend shumë i zymtë sa i takon cilësisë së prokurimeve ndërkohë sot jemi kryesues në rajon me 80 nga 100 pikë, vendi i dytë është me 70 pikë për cilësinë dhe integritetin e prokurimeve. Jemi ambiciozë, po punojmë me Microsoft të prokurimit me inteligjencë artificiale 360 gradë që do të jetë modeli i parë në Europë pa kontakt njerëz në 95% të procesit. Shpresoj në fund të vitit tjetër të jetë gati për të funksionuar dhe pastaj askush nuk mund të na thotë që kemi probleme me prokurimet se mund t'i sfidojmë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se vendi ynë ka krijuar një platformë, e cila ka hequr të gjitha zyrat e pritjes dhe kontaktit me qytetarët, duke shmangur pritjen dhe bakshishet për të marrë një dokument.

“Rrugëtimi ynë zë fill nga zero kapacitete, sot kemi krijuar një platformë e cila ka hequr të gjitha zyrat e pritjes dhe kontaktit me qytetarët. Nuk kanë pse rrinë në radhe dhe të humbasin kohë energji dhe bakshish për të marrë një leje licence apo një dokument që vërteton që janë gjallë, gjithçka është në internet. Numri i përdoruesve shkon përtej numrit të banorëve, të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë mund të marrin shërbime nga administrata për qëllime të marrjes së dokumenteve”, u shpreh kryeminsitri.

Inteligjenca Artificiale, sipas Ramës ka ndikuar edhe në ecjen përpara në procesin e integrimit, ku sipas tij ka ndikuar në përshtatjen e kuadrit ligjor me atë të BE-së.

“Kemi ecur shumë para me procesin e integrimit europian, kemi plan ambicioz për të përmbyllur negociatat brenda 2027. Është një dritare mundësie që të bëjmë ç’ është e mundur për të mos e humbur. Duke përdorur IA po e bëjmë me një shpejtësi krejt tjetër. Vetëm për korpusin ligjor të BE me atë kombëtar do të kërkonte një ushtri përkthyesish e tekstshkruesish.

Për Kroacinë që pati nëj rekord mbreslënës u deshën 7 vjet, por ne po krijojmë modelin që transpozon në kohë reale por është i aftë të na japë pajtueshmërinë me legjislacionin tonë. Po kështu ëhstë i aftë t’u japë njerëzve aftësinë të shohin si në pasqyrë ngjashëmrinë apo msopërputhjen”, theksoi Rama.

5 Komente

  1. L
    Landi

    Tani Belinda do quhet"inteligjencë artificiale"?

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ana Kuznova

      hahahahahahahah shit pordhe se nuk ka opozite shqiperia! Ore gjigand po plehrat qe po qelbin dynjane a i ben dot derman me AI-ne? Prit kur te vjedhe edhe AI-ja dhe asaj nuk ka cfare ti beje SPAK-u. hahahahahhahahah Po ata 2 satelitet qe i ngrejte ne atmosfere cfare po bejne? Ik ene boji ndonje vizite te befasishme se mos po flejne gjume.

      Përgjigjjuni
      1. a
        agai i surrelit

        Shiko,or piktor medioker, ate qe shikojne te gjithe: Me kembet ne mut, vazhdon te kakarisesh.

        Përgjigjjuni
        1. h
          hah haahaaaaahaa

          bythen jasht ,vesh lart me Firmato . sa vjen dhe i deformohet koka

          Përgjigjjuni
          1. I
            Inteligjenca natyrale

            Hahhahahahahahahahahaah. Sa kom qesh. Vazhdo bos. Te rinjte kan ik. Pleqte nuk e din ça do me thon kjo. Keshtuqe je m’rregull

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje