Avokati: Protestat bëhen për hallin e Berishës, Metës dhe Nokës. Po i bëjnë varrin vetes

31 Tetor 2024, 09:06Politika TEMA
Avokati: Protestat bëhen për hallin e Berishës, Metës dhe

Avokati Idajet Beqiri deklaroi se protestat e PD dhe PL nuk bëhen për qytetarët, por për hallet me drejtësinë që Sali Berisha, Ilir Meta, Flamir Noka dhe Albana Vokshi.

Sipas tij, shqiptarët e kuptojnë se këto protesta s’kanë hall as te qeveria teknike, sepse po të ishte për vjedhje votash e bënte PD-ja në 2009 dhe në 2013 kur i vodhi votat ashiqare.

“Këto protesta bëhen për hallet e Berishës dhe Metës dhe të atyre që janë me procedime penale. Ka hall Flamur Noka me pasuritë që po i hetohen. Edhe Albana Vokshi është nën hetim për paratë që kanë blerë pallate e vila.

S’kanë halle për publikun. Bllokojnë rrugën, marrin peng jetën e qytetarëve. Nuk janë halle të publikut si do lirohet Berisha. Nuk janë protesta e as mosbindje civile. Protestat kanë mesazhe për  kategoritë sociale që duan të mbështesin.

Bëjnë protesta të dhunshme, se e dinë që s’ka qeveri teknike.  Duan qeveri teknike në tavolinë. Kjo nuk bëhet. Ka ligje dhe Kushtetutë. Duhet ta bësh me ligje, jo duke bllokuar rrugët”, tha Beqiri  në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH.

Lini një Përgjigje