Ilir Meta nga burgu: Provat që pretendon SPAK, janë në celularin e Monikës dhe grupit të saj të ngushtë. Ç'punë kam unë me ta?

30 Tetor 2024, 17:09Politika TEMA
Ilir Meta nga burgu: Provat që pretendon SPAK, janë në celularin

Ilir Meta ka reaguar sërish nga burgu në lidhje me atë që ai e quan arrestim të paligjshëm të tij.

Ai bën sërish përgjegjëse, ish-gruan e tij, Monika Kryemadhi.

"Po ç’prova mund të rrezikojë Ilir Meta për çështjen absurd CEZ-DIA, që ka 13 vjet që hetohet e bazohet vetëm në intervista të sajuara nga dëshmitarë që kanë problem me drejtësinë.

Ç’prova mund të rrezikojë Ilir Meta kur të gjitha ato që pretendon SPAK-u janë në celularët e ish-bashkëshortes time dhe grupit të saj të ngushtë, të cilat SPAK i disponon prej 11 muajsh", shkruan ai.

Reagimi i Metës

Sipas videove të publikuara dhe dëshmitarëve okularë, më 21 Tetor, disa makina private pa asnjë mbishkrim policor rrethuan makinën ku unë lëvizja dhe dhjetëra njerëz me maska dhe armatim të rëndë bllokuan trafikun në autostradë, prangosën dhunshëm drejtuesin e automjetit, Artimis Peca, funksionar politik i Partisë së Lirisë (pa asnjë vendim gjyqësor deri tani), ndërsa unë, Ilir Meta, u rrëmbeva me dhunë dhe u tërhoqa zvarrë nga automjeti mes publikut, me një trajtim kriminal e degradues pa m’u komunikuar asnjë vendim gjyqësor dhe pa m’u lexuar të drejtat, që më takojnë, sipas Kushtetutës.

Në dy deklarata, SPAK dhe BKH mohuan që të kenë bërë ekzekutimin e vendimit të GJKKO, ndërsa policia pranoi se e kishte kryer ajo ekzekutimin.

Asnjë provë nuk është publikuar nga policia se janë respektuar qartë procedurat ligjore, që janë përcaktuar në nenin 28 të Kushtetutës.

Neni 28/1 i Kushtetutës, parashikon se:

“1. Kushdo, të cilit i hiqet liria, ka të drejtë të njoftohet menjëherë në gjuhën që ai kupton, për  shkaqet  e  kësaj  mase,  si  dhe  për  akuzën  që  i  bëhet.  Personi,  të  cilit  i  është  hequr  liria,  duhet  të  njoftohet  se  nuk  ka  asnjë  detyrim  të  bëjë  ndonjë  deklaratë  dhe  ka  të  drejtë  të komunikojë  menjëherë me avokatin, si dhe t’i jepet mundësia për realizimin e të drejtave të tij.”

Po këtë e shpreh Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, në nenin 5 të saj, në paragrafin 1 dhe nënparagrafët e tjerë, që parashikon njëlloj se: “arrestimi duhet të ndjekë procedurat e duhura dhe çdo person i arrestuar ka të drejtën të informohet menjëherë për arsyen e arrestimit dhe të drejtat e tij përfshin të drejtën për të mos u vetinkriminuar dhe për të kërkuar një avokat”.

Rasti i 21 Tetorit tregoi qartë se as unë, Ilir Meta dhe as personi tjetër, Artimis Peca, nuk na u komunikua ndonjë vendim gjyqësor, nuk u informuam për të drejtat tona, nuk na u lejua të telefononim avokatin, madje personat e dhunshëm me maska as që pranonin të identifikoheshin dhe kur i’u prezantuam dhe kërkuam një akt ose dokument juridik, nisën të ulërisnin dhe të ushtronin dhunë.

Shkelja e të gjitha të drejtave, siç tregojnë provat dhe pamjet filmike dëshmojnë për një arrestim të paligjshëm e banditesk.

Hetimi i plotë i kësaj çështje dhe respektimi i të drejtave kushtetuese janë thelbësore për ruajtjen e sundimit të ligjit dhe demokracisë në Shqipëri.

Precedentët e shumtë të vendosur nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut tregojnë qartë se një arrestim i paligjshëm ka pasoja serioze për integritetin e sistemit të drejtësisë dhe gjithë procesin në fjalë, që është haptazi antikushtetues, antiligjor, policesk dhe politik.

I gjithë kuadri ligjor, që është shkelur haptas tregon se ekzekutimi i urdhrit të “Arrestit në burg”, që u krye nga forcat speciale të policisë, lëshuar nga SPAK, është i paligjshëm, denigrues, degradues dhe në kundërshtim flagrant me kërkesat e parashikuara nga kuadri ligjor shqiptar, është në shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe në shkelje të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe standardeve ndërkombëtare.

???? Skandali që udhëheq gjithë këtë arrestim të paligjshëm është vetë urdhri i tre prokurorëve të SPAK-ut, Dumani, Kraja e Kllapi të cilët e kanë mbështetur urdhrin e tyre për arrestimin e Ilir Metës në një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë.

Pra ata e kanë bazuar ligjshmërinë e këtij Urdhri te ligji nr.8331, datë 21.04.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, ndërkohë që ky ligj është shfuqizuar katër vite më parë, me miratimin dhe hyrjen në fuqi të ligjit nr.79/2020 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”.

Ky ligj i ri, i shpallur në 16.07.2020 nga Presidenti i Republikës, ka hyrë në fuqi në 05.08.2020 duke zëvendësuar ligjin, të cilit i referohet SPAK-u nga padija apo qëllimisht.

Akti juridik merr forcën dhe vlefshmërinë e tij, vetëm përmes ligjit të kohës kur ky akt nxirret.

Pra jemi në kushtet kur Urdhri për ekzekutimin e vendimit për caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” është i mbështetur mbi një akt, që ka 4 vjet që nuk është në fuqi.

Aktet administrative, urdhrat e përmbaruesve, urdhrat e prokurorisë janë vlefshme dhe të zbatueshme për sa kohë që ato mbështeten mbi një bazë të caktuar ligjore, e cila duhet të jetë në fuqi në momentin e lëshimit të aktit.

Rrjedhimisht, Urdhri i lëshuar nga Prokuroria e Posaçme dhe çdo veprim i kryer nga agjentët e policisë, të cilët ekzekutuan këtë urdhër në bazë të ligjit nr.8331, datë 21.04.1998 “Për ekzekutimin e vnedimeve penale” duhet të konsiderohet i pavlefshëm, që nga fillimi i tyre.

???? Skandali i radhës është se Gjykata ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që të ekzekutojnë vendimin dhe jo njerëz me maska, të identifikuar më vonë nga Ministri i Brendshëm, si Forca Operacionale.

Nga vetë pamjet filmike duket qartë se Urdhri për ekzekutimin e masës së sigurimit ndaj personit në hetim Ilir Meta nuk është zbatuar nga oficerët e BKH apo nga oficerët e Policisë së Shtetit, por nga trupa me maska dhe pa distinktiv dallues, që pretendohen se ishin Forca Speciale.

Kjo vjen në kundërshtim të qartë edhe me dispozitat që përcaktojnë qëllimet operacionale të Forcave Speciale.

Në urdhrin e Prokurorisë së Posaçme, në pikën 3 të tij, parashikohet se “Me ekzekutimin e pikës 1 dhe 2 të këtij urdhri, ngarkohet Policia Gjyqësore e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, e cila e ka detyrë funksionale”, funksion që ligji nr.108/2014 ia jep Forcave Speciale.

Në këtë kontekst është e qartë se Forcat Speciale kanë shkelur ligjin dhe jo vetëm ato, por edhe autoritetet që i kanë urdhëruar për një operacion jashtë kompetencave të tyre ligjore, ndaj këto veprime janë të pavlefshme.

Veprimi i Forcave Speciale, jo vetëm që nuk është në përputhje me situatën faktike të çështjes, por as me masat operacionale që kërkonte rasti në fjalë.

Është flagrante se Forcat Speciale në përpjekjet e tyre për të ekzektuar masën e sigurimit, kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore të përcaktuara qartë, duke shkelur autorizimin e dhënë nga ligji për funksionet dhe kompetencat e tyre specifike.

Gjithashtu ekzekutimi i vendimit nga persona të maskuar dhe jo BKH, sipas parashikimeve të nenit 246 të Kodit të Procedurës Penale dhe pikës 9 të vendimit nr.125, datë 20.10.2024, të GJKKO e bën të pavlefshëm gjithë ekzekutimin e këtij vendimi.

Shmangja nga dispozitat ligjore për kompetencat e BKH-së dhe zëvendësimi i saj nga struktura të tjera, që nuk kanë juridiksionin e përcaktuar për të vepruar në raste të tilla, jo vetëm bie ndesh me parimin e ligjshmërisë së veprimeve administrative, por gjithashtu cënon standardet e përcaktuara për sigurinë ligjore dhe të drejtat e subjekteve të përfshira.

Kemi një rast të qartë të tejkalimit të kompetencave, që çon në pavlefshmërinë e veprimeve të kryera më datë 21.10.2024 për arrestimin.

???? Skandali tjetër është paligjshmëria e vendimit të Gjykatës, por “afërmendsh” ato vendosin gjithmonë siç kërkon SPAK, ndaj një hetim i nisur në mënyrë të paligjshme, që u ndoq nga një urdhër “Arrest në burg” i paligjshëm dhe që u ekzekutua në mënyrë të paligjshme s’mund të kishte një gjykim të ligjshëm, objektiv e jo diskriminues.

Neni 228, pika 3 e Kodit të Procedurës Penale parashikon se masa e sigurimit personal vendosen:

Në kushtet aktuale asnjë nga tre rreziqet nuk ekziston.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në jurisprudencën e saj ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme se arsyetimi i gjykatave vendase do të konsiderohet gjithmonë i papërshtatshëm nëse është “abstrakt” ose “i bazuar në stereotip”.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut thekson se personi i akuzuar për një krim duhet të jetë i lirë në pritje të gjykimit përveçse në ato raste kur shteti mund të tregojë që ekzistojnë arsye “të forta dhe të mjaftueshme që justifikojnë vazhdimin e mbajtjes së personit në burg”.

Në këtë kontekst, vazhdimi i masës së sigurisë “Arrest në burg” vetëm për shkak të rëndësisë së dënimit të mundshëm dhe rrezikut të supozuar është në kundërshtim të hapur me standardet e vendosura nga GJEDNJ.

Këto standarde të lidhura ngushtë me parimin penal të prezumimit të pafajësisë, i japin rëndësi të veçantë mbrojtjes së të drejtave individuale dhe procesit të rregullt ligjor.

Prezumimi i pafajësisë nuk është mbrojtje proceduriale, por gur themeli i të drejtave të njeriut dhe parim përbërës i së drejtës penale, duke u reflektuar qartazi në të drejtën ndërkombëtare dhe në nenin 30 të Kushtetutës të Shqipërisë, që përcakton qartë se çdo individ konsiderohet i pafajshëm përderisa fajësia e tij nuk është vërtetuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka theksuar se caktimi i masave kufizuese të lirisë personale, siç është paraburgimi, duhet të bazohet në prova konkrete dhe në një nevojë të pashmangshme, e jo në një rrezik të paqartë ose spekulativ për rendin publik.

Ky arsyetim vjen në mbrojtje të argumentit se caktimi dhe vazhdimi i zbatimit të masës së sigurimit duke u bazuar vetëm në veprime penale për të cilën personi akuzohet, do të cënonte rëndë parimin e prezumimit të pafajësisë.

Po kështu standardet e zhvilluara nga jurisprudence e GJEDNJ sipas parimit “in dubio pro reo” kërkojnë që çdo dyshim duhet të interpretohet në favor të të pandehurit si pjesë integrale e prezumimit të pafajësisë dhe thekson se çdo barrë e provës bie mbi organin e akuzës.

Për këto arsye, bazimi i caktimit dhe vazhdimit të masës së sigurimit për shkak të veprës penale dhe dënimit të lartë që i atribuohet asaj është antikushtetues dhe në kundërshtim me parimet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Po kështu vendimi për caktimin dhe vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg” për personin tim është diskriminues, në raport me personat e tjerë në hetim, duke patur parasysh që GJKKO nuk ka ofruar argument specifike.

Ky qëndrim ka krijuar një standard të dyfishtë:

Nga njëra anë, GJKKO nuk ka paraqitur ndonjë analizë të detajuar se si secili nga të dyshuarit mund të ndikojë në prishjen ose asgjësimin e provave (marrë në konsideratë që secili ka ushtuar funksione të ndryshme nga njëri-tjetri) ndërsa ka caktuar masë ekstreme për personin tim krahasuar me të tjerët.

Kjo tregon qartë se nuk kemi një qasje të njëtrajtshme por qartazi diskriminuese dhe për qëllime politike.

Nëse masa e sigurimit “Arrest në burg” caktohet për shkak të ekzistencës së rrezikut të asgjësimit të provave nga personi në hetim, prokurorit i lind detyrimi të parashtrojë provat ose minimalisht natyrën e provave, që rrezikohen të cënohen nga personi në hetim dhe rrjedhimisht gjykatës i lind detyrimi të arsyetojë vendimmarrjen mbi caktimin e kësaj mase në bazë të nenit 228, pika 1, gërma a.

Po ç’prova mund të rrezikojë Ilir Meta për çështjen absurd CEZ-DIA, që ka 13 vjet që hetohet e bazohet vetëm në intervista të sajuara nga dëshmitarë që kanë problem me drejtësinë.

Ç’prova mund të rrezikojë Ilir Meta kur të gjitha ato që pretendon SPAK-u janë në celularët e ish-bashkëshortes time dhe grupit të saj të ngushtë, të cilat SPAK i disponon prej 11 muajsh.

Është e qartë se i gjithë ky process rrëmbimi politik dhe të gjitha veprimet e paligjshme nga Prokuroria, Policia dhe Gjykata afërmendsh kanë vetëm një qëllim politik, izolimin e paligjshëm ekstrem të Ilir Metës, si President i Partisë së Lirisë, me qëllim pengimin e aktivitetit të saj opozitar, por edhe favorizimin e peronsave që janë kapur në shkelje të ligjit për të vepruar të lirë për llogari të regjimit mafioz për të dëmtuar Partinë e Lirisë në këmbim të rrethanave lehtësuese për veprimet e paligjshme që kanë bërë.

Arrestimi i paligjshëm dhe banditesk i 21 Tetorit është jo vetëm shfaqja, por edhe thelbi kriminal i një procesi të tërë hetimor bazuar në montime politike, dëshmitarë të rremë e me probleme me drejtësinë dhe ish-bashkëpunëtorëve të tij rënë në rrjetën e SPAK-ut për shkak të papërgjegjshmërisë dhe mendjelehtësisë së tyre, të cilët janë kthyer në bashkëpunëtorë të regjimit për të vrarë ëndrrat dhe shpresat e atyre që i mbështetën me idealizëm.

25 Komente

  1. B
    Bur

    Edhe ilir Meta ështe si ata terrorista, jev Turq shqip foles që varën mes veti sot në Shkodeër. Barma Bari Hamza Lici the Mustafa liçi nuke duhët të lejohën që të jetonë në Shkoder...

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      O Lir burgaxhiu kush te ka dhon ty kalem mer alabak?

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bur

      Edhe ilir Meta ështe si ata terrorista, jev Turq shqip foles që varën mes veti sot në Shkodeër. Barma Bari Hamza Lici the Mustafa liçi nuke duhët të lejohën që të jetonë në Shkoder...

      Përgjigjjuni
      1. T
        Treni

        Po mjaft përdore Google Translate o burrë, se ka kohë që ka dalë Chat GTP, e përshtat më mirë. Mëso ca shqip një herë se le nam duke komentuar vazhdimisht si analfabet te Tema. E kuptojmë që je troll, por përpiqu të paktën, se edhe të bërit troll kërkon pak tru.

        Përgjigjjuni
        1. a
          antipatrea

          Pse e shani me të padrejtë atë tipin "Bur" ? Si çeçen nuk e flet dhe aq keq shqipen...

          Përgjigjjuni
      2. M
        Mashkullori

        Po mire more Like floriri,po bije dakort me ty per arestim te paligjshem.Ti ankohesh ne gjykate dhe lirohesh menjehere.Nderkohe gjykata ndeshkon dhe punojesin oergjegjes per arestimin tuaj te "gabuar" dhe anti ligjor. Nga ana tjeter,policia kryen arestimin tend konform ligjes,sepse ka nje vendim gjykate... A i shpeton ti arestimit per gjithe akuzat e ngritura nga SPAK,sepse ai telefoni i Monikes ka shume xhevahire dhe brenda xhevahireve dhe dhe ti... Psh kur Monka shkoj te blinte vilen ne Roling Stons,ti e porosite qe...te kishte dhe Sauna...Ja qe ke pune dhe ti ne kete celular,prandaj mos humb kohe me arestimin,po pergatitu per te dhene llogari per vjedhjet,krimet e lobimet qe te fundosin...

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mashkullori

          Po mire more Like floriri,po bije dakort me ty per arestim te paligjshem.Ti ankohesh ne gjykate dhe lirohesh menjehere.Nderkohe gjykata ndeshkon dhe punojesin oergjegjes per arestimin tuaj te "gabuar" dhe anti ligjor. Nga ana tjeter,policia kryen arestimin tend konform ligjes,sepse ka nje vendim gjykate... A i shpeton ti arestimit per gjithe akuzat e ngritura nga SPAK,sepse ai telefoni i Monikes ka shume xhevahire dhe brenda xhevahireve dhe dhe ti... Psh kur Monka shkoj te blinte vilen ne Roling Stons,ti e porosite qe...te kishte dhe Sauna...Ja qe ke pune dhe ti ne kete celular,prandaj mos humb kohe me arestimin,po pergatitu per te dhene llogari per vjedhjet,krimet e lobimet qe te fundosin...

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mashkullori

            Po mire more Like floriri,po bije dakort me ty per arestim te paligjshem.Ti ankohesh ne gjykate dhe lirohesh menjehere.Nderkohe gjykata ndeshkon dhe punojesin oergjegjes per arestimin tuaj te "gabuar" dhe anti ligjor. Nga ana tjeter,policia kryen arestimin tend konform ligjes,sepse ka nje vendim gjykate... A i shpeton ti arestimit per gjithe akuzat e ngritura nga SPAK,sepse ai telefoni i Monikes ka shume xhevahire dhe brenda xhevahireve dhe dhe ti... Psh kur Monka shkoj te blinte vilen ne Roling Stons,ti e porosite qe...te kishte dhe Sauna...Ja qe ke pune dhe ti ne kete celular,prandaj mos humb kohe me arestimin,po pergatitu per te dhene llogari per vjedhjet,krimet e lobimet qe te fundosin...

            Përgjigjjuni
            1. Jari

              Like Floriri është koka e krimit në Europë, po të bëhet bashkpuntor i drejtësisë e të tregoi ; si i vuri gjithë këto pasuri, sa veta janë vrarë me urdhër të tij, në cilat banca nëpër botë e ka pasurinë, sa kazinë, minjera, Hotele disko e qëndra tregtare ka nëpër botë.

              Përgjigjjuni
              1. k
                kxp

                Ky person eshte i qelbët deri ne palcë. O bastard ti u kape me ze e figure kur me bllok ne dore i beje presion Dritan Priftit te aprovonte ate 7% qe do te jepte Gimi ty. Kur ti genjen per dicka qe ne e pame dhe degjuam me syte e veshet tane eshte e garantuar qe ti genjen edhe per krimet e tjera qe akuzohesh.Jo vetem qe i rrezikshem pasi ka vite qe kercenon prokuroret e spak ne media por ti i kercenove dhe ne salle te gjyqit. Nqs gjykatesi te ndryshon masen e arrestit atehere duhet qe edhe gjykatesi te cohet ne burg.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Noci

                  Po pse vetem Monika i ka shfrytezuar gjithe ato te mira materjalet dhe Lilua jo,se ai nuk e ka ditur,se ka jetuar ne Mars dhe sapo ka ardhur e ben çudi,saqe edhe per CEZ-DIA nqe e ka krijuar vete dhe ka vendosur administratorin ja vesh Mones

                  Përgjigjjuni
                  1. z
                    zeri i arsyes

                    Dmth, nese gruaja e Edi Rames ka "pislleqe" ne celular, c'pune ka Rama? E njejta gje per Veliajn?

                    Përgjigjjuni
                    1. Roberto

                      Hahahah hajde karagjoz hajde. Prandaj kerkove ndarjen ti qe te thuash nuk di gje une?? Po kush i ha keto dengla o Agush. Ti ndave edhe Bes Kallakun nga gruaja vetem per te shpetuar pasurine por nuk ja hedh dot njeriu as ti as Monika dhe as zarat e tu qe jane bere pronare me parate e tua te vjedhura.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Malshova

                        O like!!!!!! Po ku i ke ata vojo kushet qe na mburreshe se do beje hatane,do permbysje boten Po ku je o like ku je ?? Tani eshte koha BJERI ME TE FORTIT

                        Përgjigjjuni
                        1. J
                          Joni

                          O Like floriri,të arrestoi AMERIKA,për drejtësin shqiitare do ishe duke vjedhur ktë vend

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Selitasi

                            Ndoshta ke lidhje me Bamin o Like!!!!!

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Majaak

                              lexoje mirë kushtetutën , lexoje deri në fund.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Majakarla

                                Po pse mor bythqir , të kërcënosh prokurorin tek ligj hyn ?

                                Përgjigjjuni
                                1. I
                                  Ilmiu

                                  Pis burre. Nuk kam pa mashkull ne kete glob qe, bashke me gruan ben te 99 tat dhe pa pike burrerie ja hedh fajin gruas, nenes se femijeve. Po mire mor pusht burre, a te vjen turp nga kalamajt qe burre e grua beni ndarje fallco, por sidoqofte ti morracak u a poshteron nenen e tyre? Mos u bej merak se SPAK e ka pergjimin mbi planin tuaj. Ti Monike merri persiper te gjitha qe une te dal nga burgu. Futu ti por sapo te dal une do te luaj fijet dhe te nxjerr nga burgu. Kjo eshte skema e juaj. Po vrasjet dhe zhdukjet, i beri Monika? Ti nuk ke dijeni zotrote? Jo mor jo, ju zente haka e ketij populli. Ju jeni nje mut i ndare me dysh, tani nuk ke nga shkon. Do te konfiskohen parate e pronat, beni burgun burre e grua. Femijet i late rrugeve, veper qe nuk e ben as kafsha, i helmuat qe ne vegjeli me buke haram, tani i mesuat te genjejne per sa keni bere burre e grua, pra shkatrruat te pafajshmit. Vete e zgjodhet kete rruge. Nuk u a ka fajin askush tjeter. E mbyllet jeten me turp te dy familjet mafioze.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Bobi

                                    O Gusho po thuji dikujt te ta lexoje aktakuzen me qetesi e dashni se ne nje linje me SPAK e me popllin je, thjesht s'ke qetesine e duhur ta kuptosh . Ti i perpiloje, perpunoje e firmosje ligjet, Monika bente pazaret e merrte perqindjet, pra ishte Mon Kukaleshi. Absolutisht kete keni bere nje jete. Pra ti jepje urdherat ajo i zbatonte si ushtar i vogel qe eshte. Ajo kurre nuk u rrit ne nivel me te larte pamvaresisht milionave te harxhuara, se e di veten se cfare ordinereje eshte, sa ti e hedh si kurve rrugesh sa here te ngrefet. Ate po te thote Spaku. Lexoje dhe njehere me mendje te qete vete pa pranine e Genci hileqarit qe te con ne qorrsokak te te rruje ca $.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Aron

                                      Vazhdon teatri per te manipuluar si mendimin publik, por edhe per te vene fajin tek Monika qe nqs merret si e pandehur te denohet me pak dhe Meta te dali si i pafajshem. U di bytha.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Presor pune me metal

                                        O pidh motre, ja fut gruas tende, shume mire, do te ruash bythen tende nga burgu, po neve pse ke akoma pretendime te na sundosh? Pse te rren mendja qe ne do duam te drejtohemi nga nje burre qe ja fut gruas se vet? Prandaj mos e rruj karin Like, se ne burg do te forcohet karakteri dhe do marresh vesh ca te verteta qe ske pas rast me i mesu se ke qene shume i zene duke bere lek te madh.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Shqiptar

                                          Like , leri denglat . Edhe pse je içik psikopat, po une te dinja per burre!!. Si shkon e i thu gjykates: çfaj kam une, faj ka gruaja ime! Ajde trim ajde.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. d
                                            deda

                                            po ilir më falni(burgaxhi) ke të drejtë policia ka bërë faj që ka vepruar ashtu si veproi.ajo duhet të kishte vepruar me kortezi. si p.sh na falni z. hajdut që na keni lënë të fundit në europë për mirqenie ti dhe të gjithë soji dhe sorollopi juaj. Ju meritoni tu tërhiqni zvarrë si busti i enverit se ai na vriste kurse ju na vidhni dhe se pranoni.po haku i këtij vendi që ZOTI e pikturoi dhe e bekoi kurse ju e shkarravitet do ju zerë ju e pasardhsit tuaj.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. h
                                              hektori

                                              Tamam si ne komedine prefekti, likja ka rolin e qazimit, ndersa mona rolin e man kukaleshit, likja u bente presion subjekteve, ndersa mona mblidhte parate. Une personalisht kam rastisur ne disa nga keto fakte. Keto jane te verteta uleritese qe nuk ka shqiptar qe nuk i di, vetem likja jo!!!

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje