Në një kohë që mediat u morën me Fredi Belerin, Taulant Balla i jep zë faktit që në delegacionin e Parlamentit Europian është një eurodeputet shqiptaro-suedez si Adnan Dibrani.
Balla vlerësoi rolin e Dibranit në delegacionin e Parlamentit Europian, duke u shprehur se jo vetëm që përfaqëson në mënyrë profesionale vendin e tij, Suedinë, por është dhe krenari dhe për ne shqiptarët.
''Me anëtarin e Parlamentit Europian, Adnan Dibrani, i cili jo vetëm që përfaqëson në mënyrë profesionale vendin e tij, Suedinë, por është dhe krenari dhe për ne shqiptarët kudo që jetojmë'', është shprehur Balla në videon ku shfaqet krah Dibranit.
Nga ana tjetër eurodeputeti tha se ndihet shumë i kënaqur për këtë takim ndërsa uroi që Shqipëria të bëhet sa më shpejt pjesë e Bashkimit Europian.
“Falemnderit shumë, sot patëm takim me shokun tim të ngushtë dhe jam shumë i kënaqur që jam në Tiranë. Inshallah vetëm përpara dhe sa më shpejt t’ju shoh në Evropë”, - tha Dibrani.
Pioneri i perjetshem balla nga katundi i librazhdit: Nga pioneri i Enverit, tek ai i erdogan-dylberit.Mbas beut te surrelit, qe e ka per gjynah te shtroje bythet ketu dhe te merret me vendin qe eshte ibreti halem, por kercet dhe iken ,shpesh me hanemen per krahu, ne wikendet e panumerta, qe vec kakarise sipas partitures qe i nxjerrin perpara.