Incidentet me Belerin, Ministria e Jashtme greke: Shqipëria të garantojë sigurinë për eurodeputetët

30 Tetor 2024, 12:13Politika TEMA
Incidentet me Belerin, Ministria e Jashtme greke: Shqipëria të

Ministria e Jashtme greke ka reaguar menjëherë pas incidentit të një dite më parë ku eurodeputeti, Fredi Beleri u sulmua me kos e vezë nga një protestues.

Selia e diplomacisë greke dënon ashpër këtë “sulm” dhe kërkon reagimin e autoriteteve shqiptare për të ruajtur sigurinë e anëtarëve të BE, të cilë duhet të trajtohen me respekt.

Dënojmë sulmet ndaj eurodeputetit grek Fredi Beleri gjatë vizitës së delegacionit të Parlamentit Europian në Tiranë për të monitoruar procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.

Autoritetet shqiptare duhet të marrin masat e duhura për të garantuar sigurinë dhe lirinë e eurodeputetëve për të kryer pa pengesa detyrat e tyre.

Eurodeputetët përfaqësojnë interesat e qytetarëve të BE-së dhe duhet të trajtohen me respektin e duhur”, shkruhet në reagim.

2 Komente

  1. a
    american23al

    Le te vije dhe njehere tjeter se do ti fisime mu.in ne goje…. Nqs Eurodeputete jane kriminel dhe ndyresira ata nuk duhen lejuar te hyjne dhe BE diskretitohet ne opinionin publik per nivelin e seriozitetin e saj , ky vizitor eshte provokim per shqipetaret…. Nqs Beleri eshte perfaqesuesi i BE turp per ata….!!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Banda

      Mir o mir. Po kur te shkoje gjigandi ne Selanik, do e mbysin me veze atje. Mos u ankoni...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje