VIDEO/ Rama për opozitën: Më keq se janë s’kanë ku shkojnë! Ranë në gropën që i bënë vetes, nuk ia kemi bërë ne

30 Tetor 2024, 11:38Politika TEMA
VIDEO/ Rama për opozitën: Më keq se janë s’kanë

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me pensionistët në Durrës për të ndarë pikëpamje për skemën e re të pensioneve.

Mirëpo, njëri prej tyre është ndalur te skema e opozitës dhe Rama i është përgjigjur që në këtë kohë të bukur me diell nuk kanë pse merren me ata.

Sipas Ramës, ata i kanë bërë gropën vetes dhe të qendrojnë aty.

Diskutimi mes tyre:

Qytetari: Pensionet nuk janë si puna e rrogave, që kërkojnë rritje, janë tek kontributi, por e shpjegojnë ndryshe ata që kanë bërë ’97 dhe …

Edi Rama: A të lutem, se është kohë e bukur me diell, ç’na duhen ne ata, lëri tani

Qytetari: Po atyre çfarë u duhet me ne?

Edi Rama: Lërë

Qytetari: Nga kjo përfitojnë ata zoti Kryeministër se jemi të butë

Edi Rama: Shiko të lutem se kemi ardhur për pensionet, butësia dhe durimi janë virtyt. Do të flasim për pensionet? Lëri ata të ‘;97 Më keq se janë s’kanë ku shkojnë.

Qytetari: Më zi se janë

Edi Rama: Pse ua.. lëri tani, janë në gropën që i kanë bërë vetes, nuk ia kemi bërë ne. Lëri tani, kohë e bukur.

 

1 Komente

  1. T
    Thelloja gropen vampireve te sali vrasesit

    Rama ta thelloje gropen e Foltores qe te mos kundermojne me ajo fole kriminelesh.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje