Analisti: Si mund ta besoj unë këtë opozitë, kur ata vinë në protestë me makina 120 mijë dollarë?

30 Tetor 2024, 09:39Politika TEMA
Analisti: Si mund ta besoj unë këtë opozitë, kur ata

Ilir Demalia i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTV tha se opozita sot nuk proteston kundër sistemit, por sepse kanë kaluar shumë vjet pa marrë para.

Po ashtu, Demalia komenton edhe faktin që Flamur Noka bllokoi rrugën me makinën Range Rover.

“Është shoqëria jonë ajo që ka prodhuar elitën intelektuale, që në kohën e komunizmit edhe në vazhdimësi sot.

Është një elitë oportuniste me regjimin. Këta që protestojnë nuk janë kundër regjimit, apo kundër sistemit. Ata janë vetëm për të bërë arrogancën sepse kanë kaluar shumë vjet pa futur duart te thesi.

Si mund t’i besoj unë këta? Shihni makinën e Flamur Nokës, apo deputetët e tjerë qoftë të PD-së, qoftë të PS-së.

Janë me truproja, me shoqërues që t’u hapin derën. Kush i paguan këta njerëz? Kjo është një opozitë që më del me makina 100-120 mijë dollarë në protestë", tha Demalia.

7 Komente

  1. k
    k

    Z Demalia, ata po protestonin për të varfërit, për kushtetutën, për demokracinë , për lirinë e popullit.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Charter M16

      Ore sa harxhon Rama per transport del dhe tepron per te gjithe pensionistet e shqiperise.A jep Rama llogari ..kurre.. Gjeni shembuj me te mire se lluksin e Rames asnje burre shteti nuk e ka patur.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironci

        Demo, cap nje here ne Surrel te shohesh Sarajet e Rames me pasuri te deklaruar vetem 3000 EURO e eja pastaj thuaj se e beson se drejton qeverine "e prane shtresave ne nevoje"

        Përgjigjjuni
        1. 1
          1

          Po o Ronco po ai tha te PD dhe PS, DMTh ti perfshiu te gjithe pranej SPAK po Arreston nga te Tre krahet

          Përgjigjjuni
        2. Z
          Zot na fal cfare ke krijuar ! Zagaret

          Po po pooooooo......ju due shume.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Boston

            Po thuaja emrin e vertete , pra : nuk eshte opozite , Po nje bande harbute e semure nga virusi I hajduterise ...

            Përgjigjjuni
            1. B
              Banda

              Po pse, argument eshte ky?!?! Po te vijne ne proteste me nje biçiklete te vjeter dhe me kepuce te grisura,…do i besosh?

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje