Iu hodh vezë dhe kos jashtë Kryesisë së Kuvendit, reagon Fredi Beleri: Sulmi ishte i inskenuar

30 Tetor 2024, 09:21Politika TEMA
Iu hodh vezë dhe kos jashtë Kryesisë së Kuvendit, reagon

Fredi Beleri ka reaguar për sulmin që iu bë një ditë më parë me vezë dhe kos jashtë Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë.

“Të gjithë e dinë shumë mirë se është e pamundur që një qytetar t’i afrohet një anëtari të një misioni të muaj”, tha Beleri për median greke ANT1, duke e cilësuar kështu inskenim atë që i ndodhi.

Ndër të tjera ai tha se “disa gazetarë u përpoqën të ndalonin sulmuesin, por disa të tjerë ishin pjesë e drejtimit dhe sinjalizuan kur do të vija për të më sulmuar”.

Gjithashtu, Beleri e cilësoi si “të papranueshëm” edhe qëndrimin ndaj tij nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

 “Ajo që bëri ishte e papranueshme nga pikëpamja institucionale. Në një çështje personale nuk më shqetëson aspak sepse sa më vlerëson ai aq edhe unë e vlerësoj”.

3 Komente

  1. t
    timo

    Mendohu mirë në qoftë se do të kesh rast të vish për herë të dytë!!!

    Përgjigjjuni
    1. s
      shqipetari

      Veza ishte si fillim per kete ndyresire kriminel….

      Përgjigjjuni
      1. A
        Atje mbaje mëndjen , Rama t’a bëri !

        Saliu t’a ka bërë , për t’ë akuzuar Ramën , Nanon si gjithmonë në këto raste , por me qëllimin e mirë për të të bërë “DËSHMOR DEMOKRACIE” !

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje