Analisti Frrok Çupi tha se opozita dhunoi qytetarët duke bllokuar disa nga akset kryesore në vend.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Çupi u shpreh se me Sali Berishën nën “arrest shtëpie”, opozita po degradohet çdo ditë.
“Për të treguar se nën ballkonin e tij, opozita po degradon çdo ditë. Sot është dita e fundit e dekadencës, sepse tentoi sot opozita të dalë nga një lloj dhune që e ka shoqëruar gjithë jetën e vet dhe si duket, nën influencën e disa elementëve të tjerë, tentuan të përdorin një dhunë tjetër.
Sot, ata dhunuan qytetarët, iu morën lirinë, të drejtën për të lëvizur. I çorientuan njerëzit, i nervozuan. Një opozitë që dhunon qytetarët e vet. Është vërtet një çudi, ka kohë në degradim. Sa dëme të mëdha i kanë shkaktuar këtij vendi, ka një urrejtje te njerëzit.
Prapë janë disa njerëz që i shkojnë nga mbrapa. Janë kategori të caktuar njerëzish, për disa arsye, e bëjnë sepse janë të korruptuar. Partia Demokratike qysh prej kohësh, nuk ka ekzistuar si parti politike.
Thjesht shërbeu si një trap për të kaluar lumin. Kjo e ka nxjerrë Partinë Demokratike nga funksionet politike, është peng i vetes së vet”, tha Çupi.
mburren plehrat se dogjen goma,kazana dhe bllokuan hallexhinjte per 3 ore duke vendosur makinat e tyre luksoze se njerez nuk i mblidhen pervec ca trushplare te tokave te xanuna qe tani do quhen cecenet e rrugeve te xanuna.
Shqiptaret po shohin cdo dite kush ka ngelur ne grupin antiamerikan te PD se nongrades. Njerez te korruptuar, servile te peshtire qe kane humbur personalitetin vetem per te patur emrin ne listen e kandidateve te nongrades. Duan te vine ne pushtet e te drejtojne Shqiperine me budallain Mul Noka, me tarallakun agresiv Edi Paloka, me Tritan preshin, me gjelin e peqinit nje cope karagjozi Dash Sula, me kaushin pa shtylle kurrizore Gjekmarkaj, me cunin e spiunit Fahri Balliu etj. Mos o zot, shqiptaret jane popull i mencur.
Ke shume te drejte zoti Cupi,keta te PD fje me protesten e tyre dhunuan popullin duke bllokuar rruget. Dhume njerez thon se, me kete proteste,ata na detyrojne te mos e votojme. Kete kosto ata nuk e kupgojne. Jane te trashe.