U godit me vezë e kos dhe i kujtuan masakrën e Peshkëpisë, Çupi: Beleri ka poshtëruar simbolet dhe flamurin shqiptar

30 Tetor 2024, 09:24Politika TEMA
U godit me vezë e kos dhe i kujtuan masakrën e Peshkëpisë,

Ndonëse erdhi në Tiranë si eurodeputet, Fredi Belerit, është pritur ditën e djeshme me incidente nga qytetarët. 

Një qytetar i është drejtuar Belerit duke i rikujtuar masakrën e Peshkëpisë, si dhe një nga të vrarët në atë ngjarje të rëndë, teksa e quajti dhe "vrasës", ndërsa një tjetër e goditi me vezë dhe kos. 

Teka foli lidhur me këtë ngjarje analisti Frrok Çupi tha se Fredi Beleri ka poshtëruar simbolet dhe flamurin shqiptar Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Çupi u shpreh se Beleri nuk duhet të vijë në Shqipëri, as si eurodeputet.

“Kjo ka ndodhur në ngjarjen që po flasim për mobindje civile. Mosbindja civile ishte e atij qytetarit. Jam ndjerë mirë si shqiptar, si një njeri që mendoj dhe nuk harroj, se njerëzit në Shqipëri janë patriotë.

Do të ishte e turpshme sikur Beleri të vinte në ato zyra dhe të ikte pa kuptuar se këta njerëz nuk harrojnë. Ky ka poshtëruar simbolet tona, flamurin tonë. Vazhdon të poshtërojë qënien tonë si shqiptar. Ai nuk duhet të vijë në Shqipëri”, theksoi ai.

1 Komente

  1. V
    Votuesi

    Opozita sot krenohet me Bejlerin.Edhe ai qe e goditi me veze e kos sulmohet nga opozit zeza

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje