Dikur kundërshtarë të ashpër politikë, sot aleatë: njëri në arrest shtëpie, tjetri në burg. Në vitin 2000, kryeministri i atëhershëm Ilir Meta urdhëroi arrestimin e kreut të opozitës, Sali Berisha. Pas një agresioni të kryer kundër tij në Tropojë, Meta vendosi të hakmerrej dhe, për këtë arsye, forcat e policisë u dërguan për të rrethuar selinë e Partisë Demokratike. Policia kërkoi që Berisha – ish-president dhe udhëheqës i opozitës në atë kohë – të shoqërohej në komisariat, por ai refuzoi.
Pas këtij refuzimi, policia mori urdhër ta arrestonte Berishën me forcë, duke i vendosur prangat.
Ironia e fatit goditi sërish: pak ditë më parë, ishte Meta që u ndalua nga policia në hyrje të Tiranës. Edhe ai e provoi të rezistonte, por përfundoi njësoj, i shoqëruar me forcë në drejtori. Historia e tyre politike – plot përplasje, inate e kthesa – sot duket më e lidhur se kurrë.
@gazetatema Kur Ilir Meta urdhëronte arrestimin e Berishës #lajmeshqip #lajmetefundit #viralvideos ♬ original sound - Gazeta TemA
uuu... ishte koha kur Tema ishte berishiste...