Avokati: Flamur Noka do të arrestohet. Ja kush e denoncoi!

30 Tetor 2024, 09:47Politika TEMA
Avokati: Flamur Noka do të arrestohet. Ja kush e denoncoi!

Avokati Edmond Petraj i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për protestën e opozitës.

Avokati bëri edhe një deklaratë të fortë, ndërsa tha se shumë shpejt Flamur Noka do të arrestohet, edhe ai që e denoncoi është vetë Gaz Bardhi.

“SPAK-u ka filluar procedimin për hetimin pasuror të Flamur Nokës. Noka shumë shpejt mund të përballet me një situatë të pakënaqshme.

Flamur Nokën e denoncoi vetë Gaz Bardhi. Imagjino çfarë ndodh me këta që janë bashkë sot në këtë protestë. Është e mira që Gazi t’i marrë përsipër të gjitha këto gjynahet e PD-së edhe të shkojë vetë të 313-ta”, tha Petraj.

Në datën 5 tetor 2022, nëpërmjet një postimi në Facebook, Gazment Bardhi ka akuzuar Flamur Nokën si një ish-ministër i Brendshëm të lidhur me një trafikant droge.

Duke përmendur Flamur Nokën, Bardhi shkruante ''mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe, më pas, vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajtshme.

Meqë rri shpesh për dreka e darka, Flamur Noka mund ta pyesë vetë edhe atë ne se une i kam vendosur ndonjehere gjobat. Dhe meqë jemi në këtë pikë, është një rast për të sjellë ndërmend se me këtë mikun trafikant droge mori në qafë edhe Sali Berishën, duke i veshur damkën për lidhje me përfaqësues të krimit të organizuar''.

Ai i përmend edhe një vilë 760 mijë euro.

Postimi i plotë i Bardhit

Një përgjigje e detyruar për Flamurin e keqpërdorur të opozitës së rreme. Shumë miq më thonë të mos e marr seriozisht Flamur Nokën për shpifjet që shpërndan herë pas here. Por nuk do të hesht më pas serialit të ri të shpifjeve, të nisur ditët e fundit ndaj meje dhe disa kolegëve të tjerë. Ndryshe prej tij, ne nuk kemi ngritur flamurin e opozitarizmit të rremë. Kur denoncojmë korrupsionin dhe paligjshmërinë nuk selektojmë në “tanët” dhe “të tyret”. E kuptoj që kjo e shqetëson Flamur Nokën, prandaj ka gjetur një shpifje të re ndaj meje, duke më akuzuar se denoncoj oligarkët për t’u vendosur gjoba atyre!!! Le t’i marrim me radhë dhe e nisim nga denoncimi im i fundit për të cilin grupimi i Flamur Nokës nuk ka hapur gojën akoma. Kujt i paskam vënë gjobë unë me denoncimin për katet shtesë pa leje në 14 Korrik në parlament? I kam vendosur gjobë Shefqet Kastratit, mikut të Flamur Nokës? Meqë falet çdo javë te lala i Edi Ramës, le ta pyesë a i kam vendosur gjobë!

Nuk habitem që Flamur Noka është shqetësuar nga denoncimi që i kam bërë paligjshmërisë së Kastratit të Edi Ramës me Kullën përballë Partisë Demokratike. Nuk habitem as nga porosia që i kanë dhënë për të shpifur ndaj meje. Nga personi që akuzoi demokratët e Kukësit se ishin të orkestruar nga Edi Rama për protestat kundër traut të Kastratit në Rrugën e Kombit dhe bëri çdo gjë për shuarjen e tyre, mund të presësh gjithçka.

Kujt i paskam vendosur gjobë unë, oligarkut të farmaceutikës pas emrit të të cilit Flamur Noka fsheh vilën e padeklaruar 760 mijë euroshe në Gjirin e Lazit? Meqë edhe atë e takon çdo fundjavë, le ta pyesë a i kam vendosur gjobë ndonjëherë. Dhe kur ta pyesë, Flamur Noka bën mirë të kujtohet sa herë ka ndërhyrë për të që Partia Demokratike të mos e përfshinte në denoncimet për abuzimet me tenderat në shëndetësi.

Kujt i paskam vendosur gjobë unë, mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe, më pas, vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajshme? Meqë rri shpesh për dreka e darka, Flamur Noka mund ta pyesë vetë edhe atë. Dhe meqë jemi në këtë pikë, është një rast për të sjellë ndërmend se me këtë mikun trafikant droge mori në qafë edhe Sali Berishën, duke i veshur damkën për lidhje me përfaqësues të krimit të organizuar. Në gjithë karrierën politike nuk ka ndodhur kurrë të kem qoftë edhe një kontakt të rastësishëm me ndonjë oligark apo përfaqësues të botës së krimit.

Kur kam hyrë në politikë me besimin tek njerëzit e zakonshëm, tek ata do të mbështetem deri në ditën time të fundit në politikë. Prandaj, sot jam njeri i lirë dhe nuk jam peng i askujt, aq më pak i oligarkëve dhe kriminelëve. Investimi im kryesor është tek dija. Nuk kam as vila të fshehura, as para të investuara në bizneset e oligarkëve, as licenca për ndërtim hidrocentralesh dhe, mbi të gjitha, nuk jam peng i asnjë financuesi apo krimineli, që ditën punon me Qeverinë, ndërsa natën financon flamurin e opozitarizmit të rremë. Për Flamur Nokën kam një premtim: sa më shumë të shpifë, aq më shumë të verteta do jem i detyruar të them!

10 Komente

  1. A
    Amerikani

    Permes ketyre personazheve te stisur dhe ujdisur , permes dores dhe mendjes diabolike te xhelatet komunist , misionarit te shkaterrimit te dyte te Shqiperise , Sali Berisha , ne shenje hakmarrje per idhullin E. Hoxha , nxori ne mejdanin e kohes si perfaqesues te konservatorizmit dhe te djathtes shqiptare , te fisnikerise te saj genuine , fundrrinat , llumin dhe pjesen me te percudnuar qe prodhoi sistemi I atit te tij shpirteror , E. Hoxha . Vetem cmenduria dhe ligesia ekstreme mund te Pranoje si konservatore , si fisnikeria e djathte flamurnoket , dashosulet , luanbacerir , kalavoksherit , cimcekerit e turli lloj gazepesh ....! KY eshte shkaterrimit I dyte I Shqiperise nga PP -ja me perfaqesuesin e saj , ne kete rast , Sali Ram Berisha . Kjo eshte pragzhberja fatale e ketij vendi ( nuk e shikoni epidemine : Ikje , Ikje , Ikje ...! ) , produkt dhe veper e PP -se , me perfaqesuesin e saj bajlozin e zi , Sali Berisha . Kjo eshte e verteta , ndersa ju miqte e mi , ju ish nxenesit e mivertituni ne labirinte teorish dhe mbajeni me gairet me gjysme te verteta kete vend qe Po rreshqet drejt zhberjes .

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      Nuk eshte faji i askujt dhe ne te njejten kohe eshte faj kolektiv. Hoxha kishte nje fare kulture ne krahasim me keta amatore te krimit sepse ai mesonte dhe degjonte nga nje shtrese e caktuar qe ne ato vite u perhap shume shpejt ne Europen lindore. Keta qe kemi sot jane thjesht efekte te djallezise se Hoxhes dhe nje kopje e deshtuar e tij.Nga ana tjeter ne albanistan nuk duhet te presim me shume nga masat sec kane zgjedhur deri tani. Kultura shtetformuese ne albanistan eshte akoma ne fazen e shpreses. Ndersa per shtetformim kemi afersisht 110 vjet qe nuk jemi te bejme nje shtet qe te perfaqesoje masat pa asnje ekuivok. O BARDHA OJ ZUSK LOL SI MOJ E LARGOVE BYTHEN NGA MUL LOQJA LOL

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sorrra

      Jepi gaz o Gaz, korbi korbit nuk i nxjerr syte.

      Përgjigjjuni
      1. U
        U shofte rraca e vampireve dhe zagareve

        Shume vone. Zagari i Vampirit.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Klani mafioz e Foltores duhet groposur politikisht

          Te dy ne nje qeli ti futin, jane cift i lezetshem oer burg Bardhi e Noka.

          Përgjigjjuni
          1. W
            Washington post

            Te gjithe do ti shese Salia qe te shpetoje bythen e vet!! Jugu po e ndihmon kete injorant hajdut dhe tradhtar qe te shpetoje se nuk po gjen kelysh me te mire se ky per te kafshuar VERIUN! Po i qep jugu SALISE cipen e virgjerise! Mortja qe nuk ju ha...

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gjuri

              Iku avokat Idajet Bqiri erdhi av Edmond Petraj ahahhah

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bureto

                Bardha "gënjen"! Ky spekullimin, jo për këtë rast, e ka profesion. Ç'pështyn në mëngjes e lëpin në darkë etj. Por nuk ështy ky problemi. Këta që akuzojnë njëri-tjetrin janë të një shpk-je me probar të vetëm Sa-leh Berishën. Gjëra që dihen këto gjithsesi, por pyetja që kam është, me gjithë këto akuza shumë të rënda, që Bardha thotë për Nul Mokën, bashkëudhëheqësin e PD në teren Nul Moka, si ka mundësi që ndaj tij ai nuk bën padi për shpifje?! Për këtë pyetje ndonjë me ironi dhe mund të thotë: "Gjete xhami të falesh!"

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zeni

                  Nese SPAK nuk e arreston kete bandit me prona ne sarand une do ti gruan qe e ka kokerr kurve

                  Përgjigjjuni
                  1. j
                    jevgu

                    ahahahahahahahahahahahahahah allall

                    Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje