VIDEO/ "Ai që këndon si gjysmagjeli në maj të penxheres jepte...", Rama ironizon Berishën dhe u premton pensionistëve: Jemi duke finalizuar rritjen e bonusit të fundvitit

30 Tetor 2024, 11:17Politika TEMA
VIDEO/ "Ai që këndon si gjysmagjeli në maj të penxheres

Kryeministri Edi Rama u ka premtuar pensionistëve rritjen e bonuesit të fundvitit, ndërsa ka ironizuar ish-kryeministrin Sali Berisha duke thënë se jepte një gjel deti për dy pensionistë.

Ndër të tjera ai premtoi se po finalizojnë rritjen e bonusit për këtë fundvit.

“Taksat janë të fëmijëve, sigurimet shoqërore janë të pensioneve. Kur ndodh që kontributet shoqërore janë më pak se çna duhet, i marrim nga taksat. Për këtë arsye po ju them se 500 milion është cdo vit gropa që duhet të mbushim për pensionet.

Nuk ka një shpellë diku me florinj që duhet ta hapim. Çdo pension që rritet, rritet përgjithmonë.  Ka dy gjëra për të bërë, e para është të fillojmë që tani.

Ka qenë njëri që ka thënë do të japim gjel. Ju kujtohet një gjel që këndon si gjysmagjeli në maj të penxheres. Edhe juve u dha një gjysmagjel.

Ne e rritëm bonusin dhe e bëmë jo një gjel për dy pensionist, por një bonus 50 euro për secilin. Kjo nuk mjafton më.

Jemi duke finalizuar rritjen e bonusit, e dyta jemi duke parë një plan rritjeje pensionesh gradual, duke shtuar pjesën tonë dhe duke rritur të ardhurat nga ata që duhet të paguajnë një për një sigurimet shoqërore”, tha Rama.

16 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Rama mendon per pensionistet. Bile do ti shetisi falas me dron nga aeroporti i Kukesit dhe pastaj me tren nga Kashar ne Durres, pasi te kene kaluar disa stacione permes Surrelit.lol

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jemi krenar per Shqiperine

      Bravo Rama, ec perpara rrit pensionet, paguhen nga taksat e shtuara nga turizmi. Askush nuk beson e as mbeshtet nongraten dhe Foltoren, vec gruoit te tij te deputeteve malinj, hajdute e kriminele.

      Përgjigjjuni
      1. Po talesh? 400lek duket rritje ty, nderkohe deputeti mer 5k euro NETO rroge dhe eshte ndoshta njeriu me i padobishem qe nuk i ka dhene ketij shteti ASGJE. VEC KA VJEDH. APO JE shoku qe punon ne shtet dhe do mbesbtesesh liderin suprem se 4euro rritje pensioni me fakt eshte goxha

        Përgjigjjuni
      2. G
        Go West

        Ne se me te vertet do te ndihmosh pensionistet, se shpejti edhe ti do te jesh pensionist, jepu ate qe ju takon: Kontrollo krejt pasurite kombetare qe u krijuan nga keta pensioniste dhe kthejua pasurine e tyre. Ne se qe nga 90, ne vend te partive-banda dhe politikane-bandite, do te qeveriseshim nga burra shteti, te cilet do te menaxhonin me llogari me vete per Fondin e pensioneve tere ato ndermarrje e pasuri qe kishin ngritur pensionistet shqiptare, ato duhet te hanin ne breza me luge floriri. Te gjitha u vodhen. Shiko mos ka mbetur ende ndonje gje.

        Përgjigjjuni
        1. P
          PENSIONIST MAVRIU.

          S’dua tja di sa e madhe eshte gropa. Ate e di ti . Une nuk jetojndot me 200 mije lek pension .

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tironci

            Ca turpi. Nivel i tmerrshem politik. Ka 11 vjet ne pushtet.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aushvici i zbritur nga Surreli

              Ky eshte kanibali i pensionisteve, qe vazhdon ti gryeje jo vetem trupin , por edhe shpirtin. Dhe te gjitha keto, i shoqeron dhe me tallje, kur mburret se kocka qe i hedh atyre, per te ngrene mire, ne nje dite te vitit, do te kete simvjet nje fije mishi te shtuar. Kur rrogat e sejmeneve te tij te panumert dhe te korruptuar, rriten ne perqindje te larte dyshifrore ( heroina Sako e piktorit, kryetare e bashkise se Durresit, me nje shpirt qenesi te skajshme, ja rrit rrogen me 57 %), pensionet me te cilat nuk mbahet dot as fryma, ky kanibal pensionistesh, nuk i rrit as per te kompesuar inflacionin, dhe per me tej, premton tani mbas mbi dhjete vjet sundim, se do te jete i repte me pronaret, qe nuk deklarojne te punesuarit.Me nje fjale u thote pensionisteve, qe eshte me mire te vrisni veten dhe te shkurtoni vuajtjet, qe vazhdon t ju rezervoje regjimi im. Shpetoni ju shpetoj dhe une, nga ankesat tuaja, qe nuk veshe tju degjoje.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dulla i Dullajve

                Gjeli ne kohen e Sales ishte i lire, tani eshte 2-3 fishuar cmimi i gjelit. Keshtu me 50 euro perseri mund te bledh gjysme gjeli i lodhur.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  ERI

                  Kjo z.Rama ne shqipen e kahereshme quhet tallje bythe.A thu qe kaq poshte ka rene niveli shoqeror ne shqiperi qe te te tallesh menderen duke na thene qe po rrisim rrogat tona qe te kontribuojme me shume me taksat.Nuk u kurseve ateher kur i prishe pallatin Lul Bashen ne buze te Jonit dhe ia pagove nje per nje pese milioneshnin apo e bere qe te taksohet me shume......!!!!!!!! Ne und te fundit mire e bene kur nje popull te tere e merr edhe per budalla. Po te ishe i zgjuar ta rruaje si nr.humori per vitin e Ri se do e kishi kaluar naten e vitit te ri pa u ndjerre duke u gajsur me kete perle.Ke nje te drejte se ne fakt ti nuk ke pensioniste e per rrjedhoje nuk ke ç'fare te ndjesh per kete shtrese te pambrojtur me 100 euro muaji.Ne monizem me talentin tend maksimumi duhet te ishe duke lyer kepucet tek qoshi i kinema 17 Nentorit e sot fale ketij sistemi zotrote je kryeminister e ku punon qorri dhe ha horri.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Detari

                    imagjino sa injorante me IQ majmuni jane pensionistat skiptar qe e votojne akoma lol vk. kiu fort ramazon se nuk marin vesh ndryshe.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nallbani.

                      Z.KM. Lereni propoganden por realizoni rritjen faktike te pensioneve. Turp gjithe ajo propogande per rritje pensionesh e cila rezultoi me efektin e nje buke,nje shishe kosi dhe dy pako paracetamili ne muaj. Me mire heshtni se sa te na i shisni si sukses te qeverise. Menaxhoni pasurine kombetare dhe perdorimin me efikasitet te taksave tona dhe niveli i jeteses nuk do jete ky aktuali. Ky vend po braktiset nga babezia e grabitjes. I ndershmi dhe i pergjegjshmi qe kerkon te jetoj me ligjin , e sheh qe nuk mund te gjej hapsire ekzistence. Ka ende pak kohe per rikuperim. Mbas 10 vjetesh raportin kontribues /pensionist do ta kemi 1 me 0,6-0,7,sipas shenjave qe tregojne bathet e priftit. Parate qe kemi kontribuar 40 vjet pune,do na i servirni pension ne vleren me poshteruese neser? Apo do ta beni si ai katundari qe nuk kishte ti hidhte tamam ushqim gomarit dhe mendoi qe ta mesonte cdo dite dhe me pak ushqim deri sa nje dite e pa ne mengjes me patkonjte ngritur. -Po ky tani e gjeti te ngordhte qe u mesua te ushqehej me pak?-tha katundari. Perfundimin nxireni vete.

                      Përgjigjjuni
                      1. e
                        edi rama - Fjale e Rrene

                        Ky gjysmagjeli e gjysma pula qe hapet bythesh me 4.1 % rritje pensionesh ka 11 vjet qe nuk u jep punonjesve buxhetore ate qe u tako me ligj - shperblimin e fund-vitit apo rrogen e 13 (te fundit e kane marre ne dhjetor 2012)

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lipja pensionist

                          Pashë në lajmet e Top Channel ,që kryeministri po 'i shpjegonte' pensionistëve në një takim me ta,pse 'ka ardh koha' ,thotë ai ,që 'ne po merremi tani me kētë problem' ,duke mos lënē pas ekuivoke dhe shtuar pas kësaj,pasi mendon se e hodhi krahëve dhe këtë 'ngërç' ( në fakt as s'e rruan për pensionistët),i bindur se i gënjeu dhe këtë radhë pensionistët,duke shtuar,se 'pasi bëmë një indeksim prej 4%,u hodhën përnjëherë duke më masakruar për shtesēn që kishim bërë ,kur ajo nuk është rritje pension,por ne po punojmë për ti ngritur,por ..dërrci e vërrci.. Mos harrojme se zyrtarisht disa jave perpara 4% -shi u quajt rritje ,kur reagimi mē pas i njerzve ishte se ky nuk ështē as indeksim,që qeveria e ka të detyrueshme me ligj dhe jo më rritje. Dhe sot ,apo keto dite ,kryem.yne e paska 'korigjuar' ,nuk e quan rritje por nje indeksim. Bravo z.kr,keshtu te do dhe populli që të reagosh,më mirë vonë se kurrë. Por vetëm kaq ,se avazi vazhdon dhe bla blaja nuk pushon. Kur nje prej pensionistëve desh me fol,kryeminstri vetëm i popullit jo,i bëri bllok me fuqinë që i jep pushteti ,duke mos e lejuar të flasë,sepse 'radhën' e kishte dikush tjetër... Hahahaha..Aq megalomadh është dhe aq i fuqishëm ndjehet,sa e shpreh hapur dhe prepotencën .! Por ja vetëm për kaq,a votohet ky gënjeshtar i lindur !? Po a votohet dhe non-grada e dhunës..!? Sigurisht që jo,sepse janë këta që e mbajnë peng Shqiperine per 34 vjet në integrimin europian dhe BE-ja nuk do më autoritaristë në gjirin e vet. Prandaj ne keto kushte duhen mbeshtetur alternativa te reja,që të 'goditet' stablishmenti në fuqi ,që ajo të mos ketē shumicë në zgjedhjet e ardhshme. Por kjo 'qetsi' e Ramës në qendrim në 'skenën' e ndërtuar prej tij, vjen sepse është 'i sigurt' dhe për një mandat tjetër dhe kjo vjen mbi të gjitha edhe sepse opozita me në krye non-gradën, eshtë hedhur në aksionet e tij bllokuese e shkatërruese si në rrugë me bllokime rrugësh e djegje gomash edhe në parlament me djegje karrikesh dhe fishkellima barbarësh,por gjithashtu dhe në perfornancën e tij 'te ligjshme' ,duke iu bërë Shqipërisë bllokadë edhe në integrimin europian. Për mua në këto kushte ,duhet të votohet Arlind Qorri,sepse vetëm 'Lëvizja Bashkë' ,duket serioze dhe konkrete dhe do të mund të verë në vend dinjitetin e shqiptareve dhe të pensionistëve,duke i shpërblyer ata sipas sakrificave dhe mundit real dhe jo sipas llogarise dritshkurter te qeverive te ksaj klase politike,të cilat me politikat e tyre te mbrapshta,duke bere largimin e shqiptareve ,e forces se afte per pune,e pengeses se ngritjes se sindikatave,që kushtëzojnë të drejtat e punonjësve,i skllaverojnë ato,por dhe duke stimuluar në rritjen e informalitetit te pagave dhe sigurimeve shoqërore nga subjektet private e tj ,që i shkaktuan e i shkaktojne dëm jo vetem pensionisteve,por mbare ekonomise shqiptare.

                          Përgjigjjuni
                          1. s
                            spata

                            O i madhi i Shqiperise! Me pensjonistet fol me dhimbje jo me sarkazmat e malit me flori.Do mandat te 4.Rregullo skemen e pensjonistve qe te kene mundesi te rrojne me djersen e tyre e jo te femijve.Mos u kap nga vota e diaspores.Ja ku i ke pensjonistat.Ke kohe tua plotesosh kerkesen 30 vjecare.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              TOTO

                              Ky njeri, hipokrit deri në dhimbje, ka një urrejtje të egër, kronike, ndaj pensionistëve. Nuk dihet se nga i vjen një ndjenjë e tillë, por faktet e nxjerrin zbuluar. E ka këtë urrejtje që nga fillesat e tij politike, teksa ëndërronte krijimin e një partie fashiste e deri më sot ku ish Partinë e Punës e ka shndërruar në një Parti Fashiste të moderuar...Ka ardhur dhe ka shirë në pushtet, vetëm nga vota masive e këtyre pensionistëve, etërve të nderuar që luftuan e punuan, e bënë Shqipëri, dhe sot janë braktisur e katandisur për faqe të zezë...Por duhet të ruhet, të mësojë se bekimi i shpirtrave të mirë të tyre, në u ktheftë në MALLKIM, ka për të ndodhur ajo që SATANIKËT: Berisha dhe Meta; t'i duken si krijesat hyjnore më me fat...Dhe ky mallkim i tyre duket se e ka nisur udhën, dhe as Hipokrizia e tij, as Satanai, as vetë Zoti nuk do të mund ta ndalin dot...

                              Përgjigjjuni
                              1. d
                                dyrresaku

                                Nuk e duam fare ate rritjen e bonusit ne fund vit. Po vepron si puna e atyre qe te japin nje cope buke thate e ta permendin dite e have te tera. Qytet me qytet per tu thene se po mendo i te rrisni bonusin. Mos i ofendoni kaq shume pensionistet. Mos e permendni me ate bonus lemoshe!!!!!!?!*

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje