“Rama flet si drejtor azili duke fajësuar të tjerët”, Basha: Retorika përçarëse nuk e fsheh dështimin me pensionet

30 Tetor 2024, 14:03Politika TEMA
“Rama flet si drejtor azili duke fajësuar të tjerët”,

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se po përpiqet që të vendosë sipërmarrësit kundër qytetarëve, për të fshehur dështimin e tij përballë pensionistëve.

Basha thekson se dështimi i qeverisë në menaxhimin e skemës së pensioneve janë të dukshme, duke vënë në dukje se paratë e pensioneve po mbahen peng nga investitorë strategjikë dhe projekte korruptive, ndërsa pensionistët përballen me çmime të larta për ilaçet.

Sipas tij, Edi Rama flet si drejtor azili, duke u’a hedhur fajin të tjerëve, ndërkohë që kishte në dorë gjithë pushtetin për të përmirësuar atë.

Postimi i plotë i Bashës:

Retorika përçarëse e Edi Ramës, me të cilën përpiqet të vendosë sipërmarrësit kundër qytetarëve, nuk fsheh dot dështimet e tij përballë pensionistëve.


Paratë e pensioneve nuk po i mbajnë peng njerëzit që punojnë me sakrifica duke u përballur me taksa të larta, gjobat e tatimeve dhe taksidratët e Edi Ramës. Paratë e pensionistëve po i mbajnë peng investitorët strategjikë që nuk paguajnë taksa, hotelet dhe kazinotë e njerëzve të qeverisë, pagesat e PPP-ve korruptive dhe tenderat sekretë.


Edi Rama flet si drejtor azili, duke u’a hedhur fajin të tjerëve për dështimin e skemës së pensioneve, ndërkohë që kishte në dorë gjithë pushtetin për të përmirësuar atë. Talljet me pensionistët, që nuk kanë para për ilaçet, që janë më të shtrenjtat se në vendet e Bashkimit Europian, duhet të marrë përgjigjen e merituar në zgjedhje.


Pensionistët shqiptarë meritojnë më shumë!

7 Komente

  1. Roberto

    Rri urte o tutkun. Nuk e di pse vjen akoma verdalle si pordha neper breke. Te pame njehere qe e ndrite ca kerkon tani vulen e partise??? Ik u Lulke se me ty nuk vjen pranvera.Ti je pjelle e Saliut dhe e ke gelltitur lugen e corbes se prishur.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shoqi

      Behu gati lulushe per te dhen xhevap per ata qe vrate ne shesh

      Përgjigjjuni
      1. S
        Salihi

        Doli ky cari,ku flen idioti

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dardani i Ri

          O Lulush Infantili, të doli gjumi ty? Kush je ti? Ty vetëm mandati i deputetit të ka mbnetur, edhe për pak muaj. Ti je humbësi më i madh në politikën shqiptare, në këto tri dekada.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

            Lulke ....po dridhesh.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Benevent

              Te erdhi ora te japesh llogari per 21 Janarin dhe milionat e rruges se Kombit. Sa te te mbaroje mandati i deputetit e pastaj frraap ne burg, o Lulush behuti.

              Përgjigjjuni
              1. t
                tuttifrutti

                nuk do habitesha sikur ti bashkohet pd ne moment te fundit ,se sju rruhet per njerezit ketyre.Keta duan mandatin qe te bejne ato skemat e veta per pasurim .....

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje