Azgan Haklaj: Bllokimi i komisionit të 'Zgjedhores' i kalkuluar nga trekëndëshi i Bermudës

7 Shkurt 2024, 09:38Politika TEMA
Azgan Haklaj: Bllokimi i komisionit të 'Zgjedhores' i kalkuluar

Anëtari i Kryesisë së PD Azgan Haklaj tha se bllokimi i komisionit të Reformës Zgjedhore është bërë me skenar të atij që e quan "trekëndëshi i bermudës" duke iu referuar këtu Edi Ramës, Ilir Metës dhe Sali Berishës.

“Bllokimi ka tre muaj që është një platformë e qartë e saktë e kalkuluar mirë e trekëndëshit të bermudës. Ata duan bashkëkryetar Bylykbashin ky është bërë njëherë bashkëkryetar dhe ka dështuar.

Është skenar i qartë i mirë-organizuar dhe ka regjisor Ramën dhe Berishën. Sepse Rama e të gjithë Ramat i tremben listave të hapura. Pse nuk i mbështesin partitë politike propozimet”, - tha Haklaj në Repolitix në Report Tv.


Ai u shpreh më tej se nëse nuk finalizohet reforma zgjedhore, zgjedhjet e 2025 nuk certifikohen nga ndërkombëtarët.

“Në 2021 i është grabitur karrige e kryeministrit Bashës sepse ky zotëria ka marrë 48% të votave dhe është kryeministër i Shqipërisë.

S’ka shans që zgjedhjet e 2025 t’ja certifikojnë ndërkombëtarët nëse të paktën vendimin e gjykatës kushtetuese nuk e implementon kodin zgjedhor”, shtoi Haklaj. 

4 Komente

  1. C
    Columbo

    Një opozit e agjituar nuk i intereson askujt, ndaj do ishte mirë që opozita të kuptonte paaftësin e sajë politike dhe të lëri mënjan karagjozllëqet pa fund dhe të dëmshme për realitetin ekonomik me të cilën përballen 80 %e popullsisë aktive në vënd.,

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pal Vata

      Ky Azgani i Trampojes eshte mbeturine e kampit Neofeudal Alpin ( Malok ) te Saliut te Vicidolit NonGrata. Periudha famekeqe Neofeudale Alpine e Saliut dhe Alpineve te tije ka mbaruar..!

      Përgjigjjuni
      1. r
        rrofte lexhenda dhe zagaret !

        Gjitmone te gabisim KARRIGE !!!!!!!!!!! opomutja e sotme !!!!!!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. U
          U shofshin zagaret e Lexhendes

          Jeni te gjithe te infektuar me virusin VAMPIRI VIÇIDOLIT.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje