
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar sërish protestën e Partisë Demokratike të zhvilluar më 7 korrik përballë Kryeministrisë, duke e cilësuar atë si një “histori qesharake”.
“E para nuk e kuptoj që një parti që mbledh 7-8 mijë veta në një shesh edhe thotë ‘ndryshimi i kursit’. Të kujt ? Të tyre? Është puna e tyre”, deklaroi Balla gjatë një fjale për mediat nga Fieri.
Më tej, ai shtoi se sipas tij, është një keqardhje e madhe që në krye të demokratëve, gjendet një person, i cili është i shpallur non grata nga Departamenti i Shtetit në SHBA.
Mbi të gjitha, kur kjo ndodh në vendin më “pro amerikan”, siç është Shqipëria, në fjalët e Ballës.
Kreut i socialistëve në Parlament, ka shprehur mirënjohje për aleatët amerikanë, duke e përforcuar faktin se në krye të PD-së, gjendet një person i akuzuar për korrupsion të nivelit të lartë dhe minim të demokracisë.
Protesta e 7 korrik e thirrur nga Sali Berisha, ishte një protestë e cila i tejkaloi pritshmëritë e pjesëmarrjes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Pavarësisht se nuk është bërë me dije ende një matje e saktë e pjesëmarrësve në tubim, me sy të lirë mund të shiheshin njerëz deri në kryqëzimin e bulevardit me unazën e qytetit.
Nga ana tjetër, Berisha protestën e ka cilësuar si një kërkesë për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti, më shumë se sa mbështetje ndaj figurës së tij në krye të PD-së.
Ka thene Fevziu dhe Batoni qe ishin 40 mije protestues po tha Batoni ka thene perendia a thua sikur ne jemi te pa shkolluar dhe Fevziu me Batonin koka e dijes .Po mire mo injorante studios KAZANE sa i gjere eshte bulevardi dhe sa ishte gjatesia me mitingashe se eshte e thjeshte tre persona apo kater nese do Batoni per metro katrore dmth 400 mitingashe ne 100 m2 dhe 4000 mije mitingashe ne 1000 m2 tani Fevziu me Batonin nese kane mbaruar gjimnazin se universitetin asnjehere te shkojne te bulevardi dhe te bejne hesapin ne turqishte
O Palle, e pe ambasadoren e SHBA -se me Zonjen e Pare te Shqiperise Monika Kryemadhin. Shume shpejt do te jesh ne burg, mos u merzit.
Ahmet ke emrin Mehmet ke trurin po c'lidhje ka Baxhella e LSI me Ameriken baxhella nuk eshte non grata ka nje parti te vogel me tre deputet ka te drejtr te takoje gjithe trupin dipllomatike o bole fishkur pastaje prite oak se ka shume shance qe edhe baxhella me like floririn pijaneci i izoluar qe per 5 vite ka takuar vetem arbereshet ne itali dhe haradinaj ne krahinen Serb kosovo do ta hane koken e ngjales se shpejti
U futa ne google maps....nga Bashkia tek kryeministria 650 m...Nga ministria finances 500 m...nga Hotel Dajti 260 m....gjeresin e rruges 16 m.... nr.personave 3 per m2... Pjesmares....Rasti pare :650x16x3=31200 veta...rasti dyte: 500x16x3=24000 vete...rasti trete :260x16x3=12480 vete.
Asi .... sa ishin pasi ke dhene tre shifra rrespekte per saktesine
Protesta mund të organizohet nga sindikatat, pasi vetëm në Afrik partit politike protestojn. Duhet pritur fushata elektorale për të bërë me dije idetë. Kjo vlen dhe për PS-në kur të humbas zgjedhjet.